Popullsia dhe votat rurale: Ku fle lepuri?

0
52

Nga Eduard Zaloshnja, 28 Dhjetor 2011

Sipas Censusit të fundit, në zonat rurale të Shqipërisë banojnë 1.3 milionë vetë. Bazuar në raportet e INSTAT-it, 35% e popullsisë rurale është nën moshën 18 vjeç. Pra, nën moshën që ka të drejtë të votojë. Thënë ndryshe, në 8 maj të këtij viti, numri i personave me të drejtë votimi në zonat rurale, sipas INSTAT-it, ka qënë rreth 850 mijë. Ndërkohë, sipas KQZ-së, në zonat rurale kanë votuar gjithsej rreth 857 mijë vetë. Pra, i bie që të kenë marrë pjesë në votim 100% e votuesve ruralë, si dhe të kenë ardhur edhe 7 mijë të tjerë nga emigracioni (duhen të paktën 140 autobuzë për të transportuar 7 mijë vetë)!!!

Ose INSTAT-i na gënjen, ose KQZ-ja – të dyja këto institucione nuk mund të jenë të sakta njëkohësisht…

*respublica.al