Serbët plagosin 21 ushtarë të KFOR-it, dy në gjëndje të rëndë

0
25

TemA Online, 24 Nëntor 2011

Gjatë aksionit të mbrëmshëm të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur Kërshi i Dudit, raportohet se janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it, ndër të cilët dy rëndë.

Lajmin për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, raportojnë mediet serbe. Novicki ka thënë se dy nga 21 ushtarët janë të lënduar rëndë.

Aksioni i mbrëmshëm sipas tij ka qenë plotësisht me mandatin e KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.
Nga ana tjetër, nuk dihet saktë për numrin e serbëve të lënduar, por raportohet se disa serbë kanë kërkuar nderhyrje mjekësor për shkak të gazit lotsjellës./koha