FOTO LAJM: Mbi dy orë në pritje për autografe nga Rama, stenda e “Dudaj” shembet nga radha

0
23

TemA Online, 10 Nëntor 2011

Prej orës 18:00, qindra njerëz janë vënë në radhë pranë stendës Dudaj në panairin e librit. Edi Rama, i ulur në tavolinën e shtëpisë botuese Dudaj, ka thyer rekord, duke grumbulluar qindra njerëz në radhë për orë të tëra duke dhënë autografe për librin e tij.

Kurban është libri i parë politik i Edi Ramës qysh kur është bërë Kryetar i Partisë Socialiste. Libri është analizë e thellë politike e karrierës së tij si kryebashkiak i Tiranës dhe lider i Partisë Socialiste dhe një shpjegim politik, njerëzor, por dhe shumë artistik i raporteve të tij me aleatët dhe kundërshtarët politikë, ku spikat portreti i Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos. Libri ka pasur një interes të jashtëzakonshëm dhe radhët e gjata para shtëpisë botuese e shpjegojnë qartë këtë.