Jozefina Topalli, 240 milionë lekë për një makinë

0
47

TemA Online, 23 Tetor 2011

Jozefina Topalli nuk ndalet me kërkesat dhe shpenzimet e mëdha të Kuvendit. Në projekt-buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012, i cili përbëhet nga zëra që në total shkojnë në vlerën e rreth 5 miliardë lekëve të rinj, Jozefina Topalli, vetëm për blerjen e një automjeti, ka kërkuar shpenzimin e 240 milionë lekëve të vjetër, raporton Mapo.

Vetëm një vit më parë, Kuvendi i Shqipërisë nxori në ankand dhe shiti më shumë se 100 makina deputetësh, ndërkohë që këtë vit vjen me një kërkesë për të blerë një makinë të re për personalitetet.

Kërkesat e Kuvendit në projekt-buxhet:

Kompleksi i ri parlamentar 4 miliardë lekë
Makinë për personalitetet 24 milionë lekë
Rikonstruksioni i zyrave 2 milionë lekë
Sistemi audio dhe video 24 milionë lekë
Sistemi i sigurisë 25 milionë lekë
Projekti e-parlament 38 milionë lekë
Pajisje për zyra 15 milionë lekë