FOTO LAJM: Duke u arratisur nga ekonomia më e fortë në Europë

0
38

TemA, 14 Tetor 2011

Shikoni Francën, nuk ka rritje ekonomike, shikoni Spanjën, Anglinë e Italinë. Kurse ne po rrisim pagat e pensionet” shpërfytyrohej para ca ditësh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kjo foto tregon tre nga nëntë shqiptarë, të kapur duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Britani, në përpjekje për tu arratisur nga ekonomia ‘më e fortë’ në Europë. Nëntë shqiptarët kanë qëndruar për 14 orë në një ndarje të vogël të një kamioni që transportonte mall për dyqanin e IKEA-s në Gateshead.

“Të mbuluar me pisllëk, shqiptarët nga mosha 20 deri në 50 vjeç, u gjetën në një ndarje të kamionit dhe u dërguan sërish në Amsterdam, ku mendohet se qëndronin shqiptarët e dëshpëruar në kërkim të një jete më të mirë,” shkruan Daily Mail.

Komenti i një lexuesi më poshtë thotë: “Hidhini sërish në det”. Lajmi mbërrin vetëm pak ditë kur Ministri i Brendshëm e pranon më në fund se shqiptarët po kërkojnë azil në vendet e BE.