AMA – NEWS
Një vajzë e re ka denoncuar në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë për tentativë përdhunimi badiguardin e kryeparlamentares Jozefina Topalli. Policia merr kallëzimin, por nuk ndalon majorin e dyshuar për krim të rëndë, pasi gëzon “imunitet”, duke u përfshirë në një tjetër skandal të rëndë.
Burime të besueshme nga policia e Tiranës bënë me dije se dy ditë më parë një vajzë rreth të 20-ve është paraqitur në sportelin e komisariatit nr. 4 në kryeqytet duke dhënë emrin dhe mbiemrin e personit që e kishte ndjekur dhe tentuar ta përdhunonte.
Bëhet fjalë për një shoqërues të rëndësishëm të spikeres së parlamentit Jozefina Topalli, me inicialet I. M. Por komisariati e ka mbajtur ngjarjen tepër sekret duke mos e publikuar dhe duke mos kryer asnjë veprim ligjor në transparencë me publikun dhe institucionet.