Presidenti Topi kthehet në makth për Berishën

0
73

TemA Online, 4 Tetor 2011

Kryeministri Berisha, gjatë fjalës që ka mbajtur në pritjen e ambasadës amerikane për 20-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ka bërë një sërë gafash, të cilat kanë qenë të lidhura me presidentin Bamir Topi.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha ka përshëndetur të pranishmit kryesorë. “I nderuar zoti Ambasador Arvizu, zonja Arvizu, zoti President i Republikës, zonja Topi, zonja kryetare e Parlamentit,….deri ketu pastaj pati nje pauze dhe kthehet nga Ambasadori Arvizu duke i i thene … zoti Topi…pastaj kthehet nga Jozefina dhe i thote zonja Topalli.

Pati disa te qeshurat qe u ndjen s epari nga karrikja ku rrinte Edi Rama dhe Berisha vazhdoi duke ju drejtuar Ambasadorit Arvizu…por zoti President ka edhe një moment shumë të vecantë, të 20 viteve më parë…me fal zoti Ambasador. Jam pak i emocionuar prandaj edhe nuk…u detyrua te shpjegohej. Ne salle u ndje perseri e qeshura e pjesmarresve. Berisha vazhdoi

“Të gjitha vendimet e vendit tuaj, e presidentëve dhe të qeverive të vendit tuaj në 90 vitet e fundit, janë vendime që kanë të bëjnë direkt me ekzistencën e lirë të shqiptarëve, me pavarësinë e tyre në një kohë kur të tjerët vendosën ta fshinin nga harta Shqipërinë”

Ajo që dallohet qartë, duket se tashmë presidenti Topi është bërë një makth për Berishën, sidomos pas intervistës së tij të fortë pak ditë më parë, ku iu kundërpërgjigj ashpër Berishës, ndërsa deklaroi se do t’i rikthehet sërish politikës, pasi të përfundojë mandatin si president. Madje, edhe në rastin kur shtrëngoi dorën me presidentin brenda në ambasadë, Berisha nuk ka guxuar ta shohë në sy Topin, por ka ulur kokën.

Vetëm pak kohë më parë, Berisha, që duket se e ndjen shumë peshën e ngjarjeve dhe personazheve, në ceremoninë për 11 Shtatorin, u ngatërua, duke thënë 11 Janari. Kuptohet, viktimat e 21 Janarit i kujtohen gjithmonë në raste të ngjarjeve të tilla si ato të 11 Shtatorit.