Kujtesë për sot dhe për histori: Berisha, Arkani, UÇK dhe Vetëvendosje!

0
38

Nga Enver Robelli, 12 Janar 2012

I pyetur mbi aksionet e UÇK-së në Kosovë, Sali Berisha në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” më 3 mars 1997 deklaronte: “Nuk besoj se të ashtuquajturat ‘grupe terrori’ janë shqiptarë. (…) Nuk ka dëshmi se janë shqiptarë; mund të jenë edhe agjentë provokatorë, mbase të udhëhequr nga prijësi famëkeq i komitëve serbë, Arkani”.

Morali i këtij rrëfimi: dje ishte UÇK-ja prodhim i Arkanit, sot Vetëvendosja krahasohet me serbët! Për interesa të politikës së brendshme dhe për ruajtje të pushtetit Sali Berisha s’ka skrupull. Tani shkojmë me një duartrokitje frenetike për këtë prijës të madh të kombit dhe homologun e tij kosovar, imitatorin e zellshëm të marrëzisë!