TemA
Lindita Dedegjoni është personi kyç që shoqëron Lulzim Bashen në çdo post që merr si shpërblim nga Sali Berisha qysh në vitin 2005. Ajo e ka shoqëruar atë në Ministrinë e Transporteve, në Ministrinë e Jashtme dhe në Ministrinë e Brendshme. Së fundmi, ajo është personi i parë që ka hyrë në Bashkinë e Tiranës si Drejtoreshë e Personelit. Së bashku me kushëririn e saj, Kunatin e Lulëzim Bashës, kanë hartuar listat e personave që duhet të spastrohen me grafikë.
Nuk ka ndonjë shkollim apo aftësi të veçantë, veç faktit që është njeri i familjes së gruas së Lulzim Bashës dhe një mbikëqyrëse e rreptë e jetës private të Lulzim Bashës, jashtë shtëpisë. Të gjithë i thërrasin “tutorja” ose “tezja” dhe dje ka qenë njeriu që ka urdhëruar spastrimet.
Në karrierën e saj në administratën publike njihet për shumë gafa dhe skandale që kanë prodhuar probleme për Protokollin e Shtetit. Më i fundit ka qenë skandali kur nga Ministria e Brendshme urdhëronte Protokollin e S htetit për llogari të Lulzim Bashës, për pritjet dhe përcjelljet e delegacioneve dhe korrenspodencën me të huajt.




