Urime rini, ditën tuaj, se shembët komunizmin…

0
168
Studentët - 8 dhjetor 1990

Qyteti Studenti – pamje nga protestat e studentëve, që sollën demokracinë në Shqipëri.

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Me 8 dhjetor 1990, aty në atë turmën e madhe me studentë në Qytetin Studenti, që protestonin, isha edhe unë… bashkë ne vëllain tim, Dr. Dashamirin e shokë të tjerë. Protestonim se kishim sezon provimesh dhe po na fiknin dritat, që të na ngacmonin të ngriheshim në protestë!

Dhe ne u ngritëm, e dhamē kontributin tonë, e rrëzuam komunizmin, por gjërat nuk ecin gjithmonë si i parashikon. Demokracia shqiptare erdhi dhunshëm, me korrupsion e vjedhje dhe me shkatërrime e padrejtësi tē mëdha! Por duhet pranuar se komunizmi duhej rrëzuar dhe se sot jemi më mirë se gjithmonë në histori, pavarësisht problemeve që kemi dhe nuk shuhen kurrë!

Qyteti Studenti - Saliu, dhjetor '90 Më kujtohet një monent, isha aty pranë tribunës, ku flisnin oratorët e rastësishëm. Një herë erdhi Saliu dhe po u tregonte studentëve për meritat e presidentit – Ramiz Alisë. Turma u irritua dhe filluan të bënin uuuuuuuu

Kur e përfundoi fjalën, u afrova dhe i thashë:
Nuk bëhet propagandë në këto raste profesor!
U dua me gjithē shpirt!” – ma ktheu.

Saliu është njeri i madh, rrenaxhi i madh gjithashtu. Por kështu e kanë politikanët, që bëjnë karrierë… sidomos në Shqipëri.

Ne u ngritëm kundër komunizmit kur ai të priste kokën, dhe duket se regjimi ishte lodhur  keq dhe po priste një shkak. Dalin sot nacionalistët pas pilafit dhe e shajnë komunizmin e merren gjithë kohës me të, njëri nga Brukseli e tjetri nga Detroiti… duke e dërrmuar keq fare regjimin komunist nga tastiera e kompjuterit, për shtatë palë qejfe! Sot është e lehtë!

Unioni studentor - themeluesit

Gëzohuni rini shqiptare për ditën tuaj. Ne e dhamë kontrobutin tonë, që të sjellim demokraci në Shqipëri, dhe t’u japim ju edhe një ditë pushim, për të festuar! Vlerësojeni kontributin tonë dhe mëson e studioni sa më shumë dhe bëhuni njerëz të aftë e të mirë, më të mirë se ne, për të ndërtuar njē shtet shqiptar më të mirë e më të përparuar se mundëm të bënim ne deri tani! Se, siç po shihet, nuk është edhe aq e lehtë kjo punë!