SI U NDRYSHUA EMRI I GADISHULLIT ILIRIK NË GADISHULLI BALLKANIK?

0
888
Illyria

Abdulla Mehmeti

Të mësojmë së bashku

August Cojne/Johann August Zeune, profesor gjerman i gjeografisë dhe i gjuhës gjermane, i cili për herë të parë e përdori në literaturën shkencore emrin Gadishulli Ballkanik, në vitin 1808.

Gadishulli Ilirik/Gadishulli i Ballkanik është një rajon gjeopolitik dhe kulturor në Evropën juglindore. Rajoni e merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen nga mesi i Bullgarisë deri në Serbinë lindore. Rajoni ka një hapësirë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi rreth 55 milionë banorësh, me dendësi prej 110.7 banorë/km².

Emri “Ballkan” vjen nga fjala osmanishte (turqishte), që do të thotë “brez malor i pyllëzuar“. Emri i Gadishullit është ndryshuar disa herë, varësisht nga sunduesit e tij gjatë historisë. Më i përhapur në lashtësi ka qenë “Gadishulli Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou Haímou)”. Ballkanit i janë referuar edhe si Evropa Juglindore. Nga banorët shqiptarë vendës dhe shumica e studiuesve të huaj eminentë, në vazhdimësi është njohur si Gadishulli Ilirik.

August Cojne/Johann August Zeune (1778 – 1853) profesor gjerman i gjeografisë dhe i gjuhësisë gjermane, në fillim të shekullit të 19-të duke hulumtuar, mësoi se mali Hemus në lashtësi quhej Ballkan. I frymëzuar nga ky mendim (i gabuar), gjeografi August Cojne i dha këtë emër të ri: Gadishulli Ballkanik, në vitin 1808. (Ballkanhalbinsel ose Haemushalbinsel. Gea. Versuch einer Wissenschaftlichen Erdbeschreibung, 1808).

Emri Ballkan, në vend të Hemus, nuk është plotësisht i saktë. Ky emër në turqisht do të thotë mal në përgjithësi. Popullsia turke e pjesës lindore të Gadishullit ende e quan Ballkan pjesën lindore të Hemusit të vjetër, pjesën më të ulët dhe më të parëndësishme.

Vlen të përmendet fakti që, edhe studiuesi serb Jovan Cvijiq, gjeograf dhe etnolog i shquar në fillim të shekullit XX, ndër të tjera thotë: “Nyja qendrore ortografike, Mali Sharr, është quajtur Scardus. Kurora që shkon prej andej në Detin e Zi u quajt Orbelus, Rodope dhe Hemus. Ajo nga Sharri e deri në Alpe quhet Rebii Montes, Albanus Mons, Peone Alpes.
Jovan Cvijiq, Gadishulli Ballkanik dhe vendet sllave të jugut, Beograd, 1922.

(3.XI.2020)