Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

0
525
Struga

E kohës

Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pushteti lokal i dirigjuar nga qendra qeveritare, si ia morën nga xhiro-llogoria 3 milionë euro komunës së Strugës për të paguar borxhet dhe për ndërtim të infrastrukturës së Ohrit…?

E kemi thënë disaherë, po e (ri)përserisim se shqiptarët në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut, sipas Kushtetutës aktuale janë pakicë dhe jo shtetformues(!). Kjo, dihet tashmë dhe partitë politike shqiptare as që u ka rënë ndërmend që të hapin kapitullin kushtetues me amandamentet për ndryshime dhe për avancimin e shqiptarëve si populli i dytë shumicë me shenjen juridike të barazisë me popullin maqedonas.

Për të parë nga afër se si të drejtat e shqiptarëve,nëpërkëbën dhe nga Shkupi, qeveritë e deritashme e kanë shikuar më njërin sy, po japim të dhënat që, në një emsion televiziv dr. Ziadin Sela, ish kryetar i komunës së Strugës dhe kryetar i ASH-së ka thënë se si qeveria e N.Gruevski, sa çel e mbyllë sytë, ia mori nga xhiro-llogoria e kësaj komune me shumicë shqiptare 3 milionë euro dhe mjetët u akorduan shpesh e shpejt për komunën e Ohrit për të paguar borxhet e saj dhe për të ndërtuar pjesë të infrastrukturës(!).

Kësaj çfarë të thuhet, ku është e drejta ndaj shqiptarëve në këto hapësira, kur edhe në atë pak pushtet lokal, qendra e vendosjes me ligjet kushtetuese të shumicës maqedonase dhe të gjuhës zyrtare, veprojnë si duan ata dhe sipas interesave të ditës, madje duke denigruar pushtetit loka dhe duke thyer disa rregulla të Konventës së BE-së që ka të bëjë me pushtetin lokal si parime evropiane…!?

Në të vëretë, kjo është Kushtetuta e Maqedonisë me kopertinat e mbyllura për popullin shqiptar…!

Çikago, korrik të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com