Tirana zyrtare e harroi çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni

0
577

Si shihet atdheu nga larg

Lajm i ditës është bërë arratisja e Gruevskit nga Shkupi, ku e mori dënimin e merituar për kohën e tij kriminale dhe shantazhet tjera kundër popullit shqiptar në Maqedoni. Në rrjedhë të lajmit, thuhet se si Tirana zyrtare, për arratisjen e njeriut “një pëllambë njeri e një seri”(!) të Gruevsklit e paska zgjedhur shtegun kah Shqipëria dhe, përmes portave të pushtetarëve shqiptarë…!

Tirana zyrtare në kohën e Sali Berishës e njohu ndër vendet e para “pvarësinë dhe integritetin” e Maqedonisë, pas shpërbërjes së ish-Jugoslllavisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, për fatin e keq, ende pa u zgjidhë çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.

Tashti çfarë loje po bënë Tirana…? Kujt i duhet kjo kur një vend fqinj Maqedonia dënon boksierin e vet (Gruevskin) për kriminalitet dhe për pazaret e tij në Shkup, ndërsa për arratisjen e tij portat ia hapë Tirana zyrtare me pushtetarët tanë “zemër mirë”(sic!).

Boksieri Gruevski është përgjegjës për rastin e Kumanovës, për shpërnguljen e shqiptarëve nga toka dhe shtëpia e vet etnike, pozita kushtetuese e pakicës kombëtare e jo shteformues, pa programe të zhvillimit e të investimeve në pjesën e Maqedonisë Përendimore (me shumicën shqiptare), pushteti lokal i centralizuar dhe proceset e dështuara demokratike të BE-së karshi këtij vendi me një të ardhme të brishtë.

Gruevski është një kriminel dhe nacionanalit ordiner kundër popullit shqiptar në Maqedoni, ndonëse partia shqiptare (BDI e Ali Ahmetit) bëri njëfarë koalicioni sa për numrat qeveritar të tij në korridoret e qeverisë së tij pa thënë, madje pa thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.

Gruevski dhe shqiptarët në orën e ndalur dhe në peshojë…! Tirana zyrtare po bëhet “faktor bashkëpunimi” me vendet e rajonit në Ballkanin me inflamacion të gripit nacionalistë me boshtin panllavistë dhe kundër popullit shqiptar!

Deri kur do të luhet loja “mat e çmat”, që e dëmtojnë shumë çështjen shqiptare, kur e kur, Tirana zyrtare po bën “politikë të hollë”, sikurse në kohën e Esad Pashë Toptanit, për të kryer punën e dreqit të zi në Ballkan…?!

Tirana jo portë për hyrje e dalje për ata që i dënon vendi i rajonit për krime të rënda dhe për protogonistët vrastarë të shqiptarëve në Maqedoni, që përmes Kushtetutës ata po i denigron dhe po i përbuzë para botës demoktratike dhe para Evropës së bashkuar…!

Tiranë mbylli portat për udhëtarët e natës dhe me nofkën e zezë të kriminelëve që parakalojnë andej pari…!

Çikago, 16 nëntor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com