Nga Përparim Kabo, voal.ch | 9 shtator 2015
Ministrat për kryeministrin janë arrogant, janë me një frymë orjentaliste janë objekte qesharake për të huajt…tani është rradha t’Ju pyes unë qytetari ju zoti kryeministër?
Po kur u bën ata të tillë, kur erdhën në pushtet?
Jo zoti kryeministër. Arroganca është shprehje e karakterit, e mungesës së kulturës në komunikim, e një injorance në profesion që të detyron të shkosh në një imponim të tillë i cili kalon kufijtë e etikës njerëzore dhe institucionale.
Fryma orjentaliste është tek të gjithë Ju, sepse ç’është ajo në thelb? Kontroll pushteti jashtë autoritetit që të jep ligji, është ikja jashtë autoritetit të institucioneve dhe frymës institucionale, orientalizmi është fryma e të fortit, e atij që drejtohet nga filozofia merr ç’të marrësh, ose si thoshte Kris Maloki, “orjentali do llokma dhe pushtet” e këtë ministrat e tu zoti Rama e bëjnë me doreza, në emër të ligjit me anë të ligjit duke përdhënuar ligjin.
Të huajt tallen me ministrat se ata janë injorant dhe hajdut ordinerë, ministra që kanë studjuar për anglisht dhe bëjnë ekonominë, që hanë byreqe në rrugë, që lyejnë flokët, ministra dhe ministre që po blejnë vila dhe se nuk kanë frikë nga Ty zoti Rama, sepse ti deklarove që kishe pasuri 3000 euro dhe për dy vjet kryeministër ndërtove një vilë….ju jeni të gjithë të pabesueshëm zoti Kryeministër dhe marrëveshja e besimit prishet kur nuk sigurohen tri të drejta themelore shkruante John Lock, “E drejta e jetës, e pronës dhe e shprehjes.”
E ju e shihni se sa e sigurt është jeta, se pronat ne nuk pa i marrim megjithëse besuam shumë tek Ju personalisht, dhe e drejta e shprehjes tek ne është ose mendim i porositur ose “opinion” gënjeshtrash apo shpifje e baltosje….
Anija e Noes erdhi pas përmbysjes dhe jo në kohë të qetë….
Zoti Rama po ju tregoj një episod.
Një ditë isha ball për ball tre metra larg brenda në një dyqan me një anëtar të qeverisë tuaj, me një person që dikur edhe 100 metra larg vraponte të më takonte e të bisedonte, porse këtë rast në çast ndroi drejtim sikur nuk më pa, e mëshirova por vura re që kishte vënë peshë dhe kujtova që po blen një vilë 300 mijë euro….sa keq Rilindja rezultoi Rilindje e orientalzimit…!