ZËRA TË LARGËT
Ndonëse e ndigjojnë zërin
Përtej kohëve shkon.
Ndoshta edhe Ti dhe të gjithë
e dimë, por heshtim.
Nga friga herë e njërit
herë e tjetrit. Nëpër sheshe
betohen, grumbullohen,
me zërin e largët që shkon
përtej diellit. Ulërojnë
në buzqeshje u rrinë
fytyrat e ngrira me shpresë,
e shiu mbërthen horizontin…KY LIS SHEKULLOR
Rreh era lisin shekullor,
nëpër stinë i lodhur.
Prerë krahët lëkurë djegur,
rrënjët si oktapod
mberthejnë tokën.
Emra të harruar
mbi gjethet shkruar.
Nëper rrënjet sythet
nyjëzohen kur era fryn
hereë majtas herë djathtas.
Pyjet për rreth
adaptohen verbërisht
në ekologjinë kimike, duke
injektuar lëngje në thatësirat
që qajnë gurin.
Shekullor lis i lodhur
rrënjët buzë lumit tharë.
Përkrah pyjeve dridhet
nga infeksioni që i pin mushtin.
Nuk njeh stinë, as veten.
Udhëtarët fytyrën ia kthejnë duke ikur.
Pinë kohën lakuriqe
në dashurinë e tradhëtuar:
Nëpër stinë filizat e reja presin
Të mbijnë, të mbijnë…Zef Mulaj