Nga Dr. Zef Mulaj
Për ata që nuk e njohin Zeqirin…
– Ose, ose… biografi –
Autori i këtij libri që lexuat, miku, kolegu, bashkëvendësi dhe bashkëmoshatari im, Zeqir Lushaj, ka lindur në fshatin Gri të Tropojës, më 8 Mars të vitit 1949.
Shkollën fillore e mbaroi në Gri, ndërsa atë 7-vjeçare në fshatin fqinj, në Geg-Hysen.
Në vitin 1967, kreu shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër. Që në atë vit, (maturant) emri i Zeqirit shfaqet në “Zeri i Rinisë” e më vonë, në krejt shtypin qendror shqiptar, punë e cila nuk u ndërpre deri me sot, kur autori, na dhuroi: “6 libra në 60 vjetor“.
Mbas diplomimit në pedagogjike, punon per tre vjet mësucs në Geg-Hysen. Në vitet 1970-1973, mbaron studimet e larta në Akademinë Sportive “Vojo Kushi”, (aso kohe, IKF) në Tirane. Stazhin pasuniversitar e kryen në shkollën e mesme të Tropojës (së Vjetër).
Më 10 Maj të vitit 1974, mbron diplomën me rezultate të shkëlqyera (i vetmi vlerësim maksimal me notën 10 i atij viti), dhe në qershor fi lion punën redaktor në gazetën ”Zeri i Rinise ‘ në Tiranë, ku punon deri në vitin 1977. Ngagazetar, kalon instruktor në aparatin e Komitetit Qendror të Rinisë dhe mbas 7 vitesh, instruktor në Këshillin e Përgjithshëm të FDSH-së, e, në vitet 1991-1993:zgjidhet Sekretär i Përgjithshëm i tij.
Në përpjekje për të realizuai” shndërrime demokratike, Zeqiri. me një grup intelektualësh të pavarur. si: Alcks Luarasi. Mehmet Myftiu, Agim Cerga, Haxhi Aliko, Teodor Laço, Tamara Malaj, Hajredin Rudi, Bujar Muharremi, Mirdash Braçe, Hasan Lekaj. Vehbi Furrxhiu etj.krijojnë shoqatën “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. që pas njc viti, merr emrin: “Lëvizja Shqiptare për Mirëkuptim dhe Paqe“. Kjo Lëvizje pranohet mcnjëhcrë anëtare me të drcjta të plota në Këshillin Botëror për Paqe dhe vizitohet në Tirane, nga Presidenti i këtij Këshilli. Gjatë këtyre viteve. Zeqir Lushaj është në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të shoqatës, si dhe bashkëbotues i gazetës “Paqa”.
Megjithë këto detyra për një kohë të gjatë në organizatat shoqërore, Zeqiri mbeti gjithnjë një mik i ngushtë i shtypit, një bashkëpunëtor produktiv, i papërtuar e cilësor i tij. Pra. ishte dhe vazhdon të jetë, më shumë se nëpunës, një gazetar!
Që nga viti 1998 e deri tani, Ai punon dhe jeton në Nju-Xhersi të SHBA-së.
I shkruajta këto pak fjalë “gur në gur”, për mikun tim, sa për të krijuar një ide, një prezantim të thjeshtë… për ata që nuk e njohin Zeqirin.I urojmë autorit, jetë të gjatë, shëndet, suksese në punën e përditshme, si dhe në punën e Tij krijuese. Urojmë që të mbetet gjithnjë i ri. ja, si në këtë foto që po shohim lart. Dhe, kryesorja. i urojmë atë që Ai dëshiron më shumë:
– Kthim të shpejtë në Atdhe !!
SADRI RRAHMANI
——————————————–
Poezi nga Zeqir Lushaj
AS NË ANDËRR NUK E KISHA PARË
– Me trishtim, kjo fletë ditari – Tetor 2005 –
Mbas kaq shekujsh,
Mbirje e ngulmimi.
Ne trojet e breznive të mia,
Ne fshatin Gri,
Ne këtë fund Tetori,
(Në Tetorin e 2005-ës),
Per here te pare në jetë,
Kulla e motshme mbeti thatë,
… U mshel, me dry ! !
Jam tepër i trishtuar,
Më duket vetja,
Një i vdekur ndër të gjallë,
Është befasia më e madhe e jetës,
As andërr, nuk e kisha parë! !
* * *
Prej këtu, në Amerikë,
I ndjej, muret, trarët,
E ndjej çatinë që kërcet..
(Si tellall, nëpër Gjakovë,)
– Heeej;
Kullat e Selmanve, mbeten shkretë… !!
—-
N’GOJË FISHEKUN, E DON ALLTIJA
– Heroit të Popullit, Isa Boletini –
Ty Kosovë, t’njeh historia,
Djemtë e Tu, me dy alltija,
Me t’ruejt nderin edhe prakun,
T’kan falë jetën edhe gjakun,
Mitrovica asht djepi i trimit,
Heroit t’popullit, Ise Boletinit.
Ka dhanë prova, ku jep burri,
Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,
Me 300 djem Kosovarë,
Garda e parë, me kapuçë t’bardhë
Për me i dalë,
Ai 20t vatanit,
Shkoi përkrah Ismal Qemalit.
I pat thane Ministri n’Londcr:
– Isa Beg, – të çarmatosëm,
– Jo, minister, jo qebesa,
S’çarmatosna sa t’jete jeta
Per me ruejt nderin e lokës,
Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.
Me allti në pllambë të dorës,
Ndiej dy fjalë prej tan’ Kosovës:
– Kurr s’kem lypë ç’ka s’na takon,
Trolli i t’parëve kot s’na shkon,
As se shesim, as kujt s’ja lamë,
Për pa u djegë, pa u shkri të tanë.
Me shtatë mashkuj t’gjakut Tij,
E vranë Isën n’pabesi,
Me dy djem, dy nipa t’vet,
I lanë t’vramë 28-të.
Gjaku i Isës, kombit i thrret,
Ju çon brezave amanet,
– Der’ sa t’jetë e gjallë tradhtia,
N’gojë fishekun e don alltija.
Tiranë, 1985
Zeqir Lushaj eshte dhe mbetet nje nder miqte e mi me te mire. Ai eshte njeri me nje bote te brendeshme swhpirterore shume te pasur, me horizont kulturor te gjere, me formim patriotiko – atdhetar te shkelqyer. Une jam krenar qe kam njohur dhe kam punuar me nje njri te tille te mrekullueshem. I uroj Zeqirit jete te gjate e te lumtur, duke deshiruar nje takim sa me te shpejte ne atdhe, qe ai e don mbi gjithshka !
Perqafime vllazerore nga Tirana, Hajredin Rudi.
Comments are closed.