“Zënkë” në 100 vjetorin e Albert Kamysë

0
41

Arjan Th. Kallço

Çdo vit, nëse do ta konsideronim vit përvjetoresh të njerëzve të shquar të kulturës botërore, do të nxirrte në pah emrat e mëdhenj që sot e kësaj dite, edhe pse ka kaluar shumë kohë, janë po aty tek panteoni i madh që na flasin dhe na tregojnë se epokat i kanë nxjerrë gjenitë e tyre. Nuk janë ata që nën maskën e politikës kërkuan mbrojtje apo lavdi, por janë ata që me veprën e tyre të përjetëshme ia suguruan vetes dhe veprave lavdinë. Kamyja sigurisht është njëri prej tyre dhe që vitin e ardhshëm do të ketë një përvjetor madhështor. Por duhet edhe theksuar se po vitin e ardhshëm i takon Marsejës kurora e kryeqytetit europian të kulturës.

Dy ngjarje në një vend që në shekuj i ka dhënë botës histori dhe emra të fuqishëm të mendimit njerëzor. E tek përgatija këtë shkrim, lajmi më befasoi, mednja më shkoi tek debatet e ashpra që kanë përfshirë sot vendin tonë, që nga diaspora e deri tek qytetari shqiptar, lidhur me figurat e shquara të kombit tonë. Do ta quaja vetëm një turp që figura të klasit të Fan Nolit, Ismail Qemalit apo të ndonjë tjetri të gjenden në debate dhe pikërisht të japin sentencat njerëz nga pozicione të caktuara politike dhe të ndikuara nga qarqe të caktuara përçarëse antishqiptare.

Pak kohë më parë shkrova një artikull lidhur me një monografi, ku mësova për rolin tepër negativ të Konicës në Amerikë, kur ishte ambasador dhe ushtar i Zogut. Sot ca mercenarë të tjerë përpiqen ta ngrejnë lart emrin e Zogut dhe të Konicës, në vend që as të mos i përmendin më, le më pastaj t’u ngernë edhe monumente. Zogu dhe Konica duhet të marrin përgjigjen e merituar të historisë, nuk janë veç tradhëtarët e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe do të ishte më e udhës që Konicës t’ia heqin emrin nga të gjitha institucionet shtetërore. Emra të tillë e prishin imazhin e vendit dhe e ërrësojnë historinë tonë.

E kam të qartë se që nesër do të ngrihen dhe të shkruajnë artikuj në mbrojtje të tij, do të derdhin vererin e tyre, si në këto dy dekada, kundër sistemeve të mëparshëm që me të drejtë nuk u dha vendin që shumë e ëndërrojnë dhe e kërkojnë, pa drejtë, për ta në histori. Edhe diaspora duhet ta ketë të qartë se një luftë e tillë për të vlerësuar figura të skaduara historike, nuk u duhen më shqiptarëve. Kush nuk e njeh rolin e Kamysë në historinë e Francës, ka rastin më të mirë ta shohë se cilët janë vërtet tribunët që një komb duhet t’i vlerësojë dhe përkujtojë, pavarësisht debateve të një katrakteri tjetër, por që nuk lidhen me madhështinë e Kamysë.

Më 17 nëntor 2013 do të festohet njëqind vjetori i datëlindjes së shkrimtarit të madh francez, Albert Kamy. Përgatitjet kanë filluar prej muajsh për festimet që do ta arrijnë kulmin më të rëndësishëm në një ekspozitë të madhe të parashikuar në Aix-en-Provence. Por një ekspozitë për autorin që shkroi I huaji do të thotë ta kristalizosh figurën ose të propozosh një këndvështrim dhe kjo në Francë ende nuk është e mundur pa patur polemika : ekspozita që do të jetë pjesë e ngjarjeve të Marsejës kryeqyteti i Kulturës 2013. ka ankesa se ka shumë vonesa, më pas u anulua gjithçka dhe dhe tani po riprogramohet, me një kurator tjetër. Largohet historiani ekspert Benjamin Stora dhe në vend të tij filozofi Mishel Onfrej, autor disa muaj më parë i një biografie të konsiderueshme të Kamysë.

Ka shumë vonesa të historianit – thotë e bija e shkrimtarit që drejton të drejtat e tij dhe që ndodhet në mënyrë të pashmangshme në qendër të organizimeve. Asnjë koment për punën e bërë nga Algjeriani Stora – shprehet Onfreji që do ta kishte lajmëruar paraardhësin vetë pas verës, por pati rrjedhje befasuese lajmesh. Vetë historiani thotë se e gjitha kjo është çensurë.

A ka baza protesta e historianit që aludon për një veprim politik? Në mënyrë koherente me veprën e tij historike, projekti synonte në marrjen e pozicionit më të vështirë, të kundërt apo kurajoz të Kamysë ; kundërshtia e tij ndaj luftës në Algjeri, denoncimi i torturave dhe lufta ndaj dënimit me vdekje që iu dha shumë indipendentistëve.

Aspekte që pas 50 vitesh nga përfundimi i luftës nuk duhet të ngjallin më debate, por në jug të Francës dhe veçanërisht në Aix, ku komuniteti i këmbëzinjve është shumë i fortë, bëhet fjalë për refugjatët e Algjerisë franceze.

Nuk jam i verbër – thotë Stora – i lexova fjalitë e kryebashkiakes së Aix-it, Mazini, për Algjerinë franceze dhe e njoh peshën e këmbëzinjve. Pas fshihen konsiderata teknike, por e vërteta është se komiteti organizator i Marsejës 2013 nuk pati kurajon të më mbështeste.

Stora ka famën e keqe pasi simpatizoi Fln algjeriane dhe kohët e fundit shkroi një libër ku denoncon Miterranin, duke nënvizuar sesi presidenti, ai që hoqi gijotinën sapo mbërritit në Elize – si Ministër i drejtësisë ua refuzoi sistematikisht faljen algjerianëve të dënuar me vdekje.

Kuratori i ri Onfrej e pranoi detyrën, por me kusht që ekspozita të shndërrohet në një muze të përhershëm. Ai do të përpiqet të tregojë se pavarësisht opinionit të Sartrit, Kamuja nuk është filozof i liceistëve.