Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra: e drejta dhe fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen

0
36

Nga Miradije Gashi, Stuttgart

Një ditë tek po shëtisja me fëmijët e mi parqeve të bukura të Killesbergut, vend ky shumë i frekuentuar nga qytetarët e Stuttgartit, sidomos nga banoret e pjesës veriore te këti qyteti. Bregores së madhe e të gjelbruara nga rrezet e diellit pranveror defilonin grupe-grupe njerëzish, të cilët gëzueshëm qeshnin e bisedonin ne vendin e tyre! Ndërsa mua më dukej vetja se po ecja drejt humnerës së thellë dhe të pa fund. Ndihesha e zbrazet e zymtë, duke soditur bulevardeve në vajtje m’sfiliste dhimbshëm malli atdheut. Kujtimi i prindërve, miqve, shokëve, dheut ku u lindëm, kujtimi i atyre maleve larg të cilave nuk rron dot mirë njeriu mërgimtar.


Stuttgart-Killesberg

Brenga dhe dëshira e madhe për vendlindjen po dërrmon zemrën e jetën ne dheun e huaj. Vështroja si shëtisnin dhe shumë shqiptar tjerë më të afermit e tyre. Më bëhej se buzëqeshja dhe përshëndetja jonë ne parakalim ndiehej më tepër artificiale! Sido që ndihesha unë, stina e pranverës kishte një lloj shije poetike, si pikturë e rrallë. Soditja bimësinë, lulet, kopshtin me interes të veçantë për ata që kishin kushtuar orë pune kësaj pjese të qytetit admirohesha! Mund të them me bindje, në këtë qytet kam vite që jetoj dhe kisha në vetvete një synim të mirë, mbi të gjitha mendoja se nevoja urgjente ne këtë vend ishte hapja e shkollës shqipe.

Mësimi plotësues i historisë kombëtare, mu bë qëllim i jetës sime, dhe e vinja mbi çdo detyrim tjetër, mendoja kështu do t’i shërbej më mirë Atdheut. Por, mbi të gjitha, mendoja se çështja prioritare dotë ishte Diaspora shqiptare e bashkuar. Prindër-arsimtarë-nxënës, intelektualë, mërgimtarë të gjithë së bashku. Kjo do ishte rruga jonë më e mirë vepruese. Vura gjithë përpjekjet e mija që nga viti 1995 ne Villingen, për shpjegimin e virtyteve të larta shqiptare, për luftërat e trimritë famëmëdha të Skënderbeut, Ismail Qemalit e të tjerve.

Njeriu nga natyra është një krijesë e gëzueshme optimiste, dhe jetën duhet ta gëzojmë, duke mos i marrë gjërat me një kuptim të trishtuar, as dhimbja për egoistet e ultë që lexojmë nuk duhet të çojnë në dëshprim. Nuk e teproj nese them; Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia, njera pa tjetrën fort rrallë dëgjohen. Ne për çudi shikojmë gjërat më errët se Shopeni, nese kështu vazhdohet atëherë djeg dhe shpresën e fundit. Nuk do bëja shumë paralelizma e konkluzione të panevojshme të zgjatem apo të dal jash kuadratit të prefesonit tim. Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen!

Por njerëzit llafazan e të papunë, që mbajnë vesh andej-këndej ua fillojnë thashethemeve pa vlera, nuk më pelqejnë. Kujdesi e vetëdija jonë shqiptare duhet përmirësuar sepse jetojmë ne një shtet të avansuar e modern. Mjerisht, kultura jonë akoma është ajo që nuk duhet të ishte. Gjëja më e mërzitshme sot ne diasporë është, përqarja e plasaritja shqiptare pikërisht ne këtë Republikë. Me këto metoda denigruese e tinzare nuk do vemi gjekundi. Ne vend që të imponohemi me kulturë e zellin e duhur tok se bashku, ne pëpiqemi me format obskurantiste e qesharake kundër njeri tjetrit sikur nuk qenë vuajtjet e robëritë tona shekullore të mjaftueshme! S’është punë rivaliteti ne shtetin e huaj!

Shumë shkrime- komente, që botohen për përmbajtje nuk kanë diç tjetër përveq interpretimt neveritës reaksionar dhe urrejtje me pretendime nga më të ndryeshmet kunder kolegve, kundër vetvetës. Shkresa, komente fyese që lexon nepër mediat e shkruara nuk do ishin më të ulta as ne kohen e gurit! Ne kemi me se merremi, ne kemi çka shkruajmë. Vendi ynë kishte një të kaluar të pasur me luftëtarë të mëdhenj, të penës e të mendjes.

Ma mirë është tu çasemi mrekullive të mendjes e shpirtit, ta nderojmë njeri tjetrin e te rreshtohemi ne vijen e parë të shteteve europiane me mekanizma të dijes shkencës dhe kulturës, për të zbuluar kulturen, thesarin e dijeninë tonë. Duke filluar me shkenctarë si Qendrim Gashi e shumë të tjerë. Vetem me shembuj e njerëz tillë hapen rrugë te sigurta drejt së ardhmes.