Zef Mulaj: E vërteta dhe edukimi në diversitet

0
52

Dr. ZEF MULAJ

E gjithë ekspërienca formuese e çdo qënieje njerëzore përshkohet vazhdimisht nga prezenca e vazhdueshme e të Huajit. Marëdhëniet ndërpersonale janë, në fakt, një galleri fytyrash që thyejne hapësiren tonë jetësore ku të cilave u pergjigjemi në mënyra të ndryshme, secili nga ne në mënyren e vet. Të hyshë në bashkepunim me tjetrin, padyshim do të thotë të hysh në kontakt me një identitet tjetër, me një identitet të ndryshëm nga ne.

Përmes këtij xhesti, përveç se mund të zhvillojmë njohuritë tona mbi identitetin tonë, mund të pasurohemi me njohuritë mbi identitetin tjetër, të sapo njohur.

Megjithatë ndonjeherë, niveli social por edhe ai edukativ përpiqet të anullojë “diversitetin” që na rend të gjithëve kaq të përsosur, duke favoruzuar më shumë kolektivitetin se sa individin, kjo krijon universe të homologuara, komunitete, ku individi duhet identifikuar tek kolektiviteti dhe pluralizmi i subjekteve që jo gjithmonë respektohet në nivelin e duhur.

Kështu që, altruizmi dhe “diversiteti” i atribuohen secilit individ, përfaktin se ai është diferent nga një individ tjetër, por vetëm nga disa individ që shfaqin karekteristika të veçanta që i rendin ata të pangjashëm në krahasim me homologimet grupore: dhe është pikërisht për këtë që prezenca e të ashtuquajturve “të ndryshëmve” në shoqëri, si për shembull në shkolla, shkakton konflikte dhe krijon kriza.

Funksionimi normal i sistemit kondicionon në mënyrë shumë të fortë formimin dhe ritjen e individit, aq më tepër kur bëhet fjalë për fëmijë dhe adolëshent.

Diversiteti shpesh herë shikohet në mënyrë negative, si kërcënim të identitetit tonë dhe presenca e vazhdueshme e “të ndryshmit”, shkakton frikë dhe dyshim.
Mjafton të kujtojmë sa frikë dhe dyshime ka shkaktuar në të kaluaren prezenca e nxënësve të huaj dhe atyre invalid, tek mësuesit dhe edukatorët.

Nëse arrimë të perceptojmë diferencat, jo si një limit i komunikimit, por si një vlerë, si një pasuri, si një e drejtë, takimi me “të ndryshmin” , mund të jetë, në disa raste edhe një përplasje, por jo automatikisht një deskriminim.

Edukimi do të ishte më i hapur e me qellime të qarta, afermimin e identitetit të secilit dhe në të njejten kohë vlerësimin e diferencave. Ndërsa paragjymi i perdorur si gjykim dhe i pambështetur jo nga faktet por vetëm nga opinionet, motori që nganjëherë vë në livizje qellimet dhe sjelljet tona, kondicionon marëdhëniet tona sociale, duke penguar mundesitë e bashkepunimit me të tjerët.

Por paragjykimi nuk është i lindur dhe as spontan, por ka rrënjët e tij tek influenca familjare, ambientale, sociale dhe rrënjoset që në vitet e para të fëmijërisë. Eshtë fondamentale të ndërhyjmë në nivelin shkollor, familjar dhe edukativ, që diferencat t’i shndërrojme në pasuri, në paradigmë edukative për të stimuluar fëmijët dhe adolëshentët që të mëndojnë në mënyrë kritike ndaj atyre që diversitetin e shohin si një problem, dhe jo t’u themi atyre at që duhet të mendojnë.

Në këtë pike, një ndër përparisitë e shkollës duhet të jetë edukimi i diferencave ndaj “të ndryshëmve”, për të vendosur bazat e një kulture mikpritëse që të parandalojë homegjenizmin kulturor.

Sekreti për minimumin e bashkëpunimit dhe vullneti për të pranuar këtë bashkëpunim si bazë e së vërtetës, qëndron tek reciprociteti. Në asnjë mënyrë nuk duhet patur frikë nga e vërteta, por edhe e vërteta duhet përdorur me doza të caktuara në mënyrë që të tjerët mos ta keqkuptojne atë. Kjo mund të vijë vetëm nëpërmjet lirisë reciproke dhe jo nëpërmjet detyrimit të njërës palë mbi palën tjetër. Pa një liri të plotë nuk mund të ketë një të vërtetë të plotë.

Publikuar ne gazetat italiane, “Resto Del Carlino” e “Corriere Adriatica” – Perkthyer ne shqip nga Valentin Bruçaj

Video relevante, interesante: