Zef Brozi: Të ndodhte 21 janari në SHBA, Berisha do të ishte në burg përjetë

0
44

TemA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, shprehet se Sali Berisha do të ishte në burg përjetë në SHBA, nëse do të kishte ndodhur 21 janari në atë vend. Sipas tij, qeverisja e Berishës ka qenë një oqean krimi dhe korrupsioni dhe ndëshkimin e tij, askush nuk duhet ta shohë si hakmarrje politike.

As kryeministri Rama dhe askush tjetër nuk mund e nuk duhet ta falë krimin e 21 Janarit. As ato organe Pa-Drejtësie që e kanë falur atë krim. Nëse akti terrorist shtetëror i 21 Janarit 2011 do të kishte ndodhur në një nga vendet e Bashkimit Europian apo në Amerike, sot urdhëruesi i atij krimi barbar, ish kryeministri Sali Berisha, do të ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm (në Amerikë mbase dhe dënim më të rëndë). Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet t’i tolerojnë edhe me tej mbrojtjen që prokuroria dhe organet e drejtësisë i kanë bërë dhe po i bëjnë krimeve të Sali Berishës e klanit të tij gjatë më se dy dekadave.

Parlamenti dhe qeveria sa më shpejt duhet të bëjnë reformat ligjore e Kushtetuese për të dhënë zgjidhjet e nevojshme kësaj situate dramatike. Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurorët që kanë në juridiksion të tyre hetimin e krimit të 21 Janarit kanë tre alternativa: Ose të fillojnë menjëherë hetimet ndaj Berishës dhe ish- ministrit të Brendshëm, ose të japin dorëheqje nëse kanë frikë të bëjnë hetimet dhe të kryejnë detyrën sipas ligjit, ose ata të vihen para përgjegjësisë penale nëse janë mbrojtës dhe bashkëpunëtorë të krimeve të Sali Berishës. Le të shpresojmë se deri më 21 Janar 2014 Berisha do të dërgohet aty ku e ka pasur vendin që më 1997-ën”, ka thënë Brozi në një intervistë për “Shqiptarja.com”.