Zef Brozi i bën thirrje opozitës: Votojeni heqjen e imunitetit, mos kini frikë

0
69

TemA, 10 Korrik 2012

Zef Brozi, ish- gjyqtar, në një shkrim për Shqiptarja.com, i bën thirrje opozitës të votojë pa frikë heqjen e imunitetit.

Po kush e ka penguar a mund ta pengojë heqjen e imunitetit nga Kushtetuta? E pengojnë ata pushtetarë e politikanë që kanë frikë se mund të përballen me drejtësine. Më e interesuar për pasjen e imunitetit është mazhoranca, sepse opozita si me imunitet si pa të nuk i ka shpëtuar ndjekjes penale.

Imuniteti i opozitarëve hiqet sa herë kërkohet, madje edhe për akuza të pabazuara në prova, siç është rasti i tre deputetëve socialistë që prokuroria i mori të pandehur lidhur me protestën e 21 Janarit 2011, ndërkohë që është alarmant e zhgënjyes fakti se prokuroria nuk ka marrë akoma si të pandehur më kryesorët, e sëpari urdhëruesin e këtij akti terrorist shtetëror- kryeministrin Berisha, i cili e ka pranuar edhe vetë publikisht një akt të tillë.

Prandaj opozita nuk duhet të jetë naive dhe të besojë se imuniteti e mbron nga ndëshkimi dhe hakmarrja politike e pushtetit. Mendoj se janë të rrezikshme dhe jo bindëse argumentet se sot nuk duhet hequr imuniteti për sa kohë është Berisha kryeministër sepse kjo do t’i shërbejë atij për të filluar luftën e shtrigave kundër opozitës dhe kundërshtarëve. Frikën e opozitës nuk duhet ta vuajë Shqipëria dhe të pengohen ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit. Një opozitë që ka frikë nuk mund të jetë opozitë,” shkruan Brozi.