Zbulohet plani për të spastruar Gjermaninë nga turqit

0
44

TemA, 1 Gusht 2013

Margaret Thatcher 1982 bei Helmut Kohl in Bonn

Qeveria britanike ka publikuar një seri dokumentesh sekrete spektakolare.

Mes tyre mësohet se si ish- kancelari gjerman, Helmut Kohl, kishte një plan radikal: të spastronte Gjermaninë nga gjysma e turqve që jetonin aty.

Sipas Spiegel, Kohl ia ka besuar këtë plan kryeministres britanike, Margaret Thatcher.

Në një takim me të, Kohl tha: “Gjatë katër viteve të ardhshme është e nevojshme që të reduktohet me 50 përqind numri i turqve”.

“Është e pamundur për Gjermaninë që të asimilojë turqit në numrin që kanë mbërritur aktualisht,” tha Kohl.

Biseda u bë në vitin 1982. Në dhomë ishin vetëm katër veta: Thatcher, Kohl dhe dy këshilltarë.

“Gjermania nuk ka probleme me portugezët, me italianët, madje as me ata që vijnë nga Azia Juglindore për shkak se ata integrohen mirë,” tha Kohl. “Por turqit vijnë nga një kulturë shumë e ndryshme”.

Pasi të largonte gjysmën e turqve, Kohl parashikonte që të mbeturit të integroheshin duke u shkolluar dhe duke mësuar gjermanisht.

Madje Kohl ishte gati të shkonte më larg, duke paguar para për të larguar turqit.

Kështu, ai parashikonte që të jepte një shumë lamtumire prej 10.500 markash për secilin dhe të paguante njëfarë pensioni për të.

Megjithatë me kalimin e viteve marrëdhëniet e gjermanëve me turqit u përmirësuan. Gjeneratat e reja u integruan mirë dhe flasin mirë gjermanisht.

Edhe për Kohl gjërat ndryshuan. Në vitin 2000, ai shkoi në Stamboll pasi djali i tij, Peter, u martua me vajzën e një sipërmarrësi turk.

Megjithatë anëtarësimi i plotë i Turqisë në BE është ende larg./ep