ZAJEDNICA & DEMARKACIONI

0
43

Arben Çokaj

Qeveriae Kosovës po pretendon se Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi është një sugjerim i ndërkombëtarëve, duke përfshirë SHBA-në dhe BE-në. Kjo bëhet edhe për të justifikuar nënshkrimin e marrëveshjes prej tyre. Unë mendoj se asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nga Kosova nuk duhet t’u jepet të tjerëve, sllavëve, tepër shumë kanë marrë prej nesh!
Për ta ilustruar një zgjidghje të mundshme sa më në favor të shqiptarëve, pavarësisht “humbjes” në rapoort me ndërkombëtarët, sugjeroj që Qeveria e Kosovës të gjejë një zgjidhje përmes Gjykatës Kushtetuese, e cila e kundërshton marrëveshjen, e në këtë rast të përdoret edhe opozita kundërshtuese e protestat popullore për ta hedhur poshtë këtë marrëveshje, ndoshta me një komision parlamentar, të kryesuar nga opozita, psh. nga Ramushi!

Kishim rastin e armëve kimike nga Siria për në Shqipëri. KM Rama e pranoi marrëveshjen e propozuar nga SHBA, nga ambasadori Arvizu, po ashtu bëri edhe shefi i opozitës, Basha. Por Sali gulaku, i cili po shihte me trishtim marrjen e miliarda dollarëve nga qeveria Rama, nuk e kishte hallin te armët kimike siriane e rreziku që mund të vinte prej tyre, por e kishte hallin se nëse Rama merr para, ai bëhet i pathyeshëm… Pra, Saliut i interesonte një shtet i mbaruar shqiptar nën qeverisjen Rama, që ai të kënaqej duke pështyrë e duke sharë dhe shqiptarët të merrnin rrugat, që Sali rrumpalla të kënaqej… Prandaj Saliu me agjentat e vet, me supermbesën, e Altin Goixhajn, etj. organizoi nëntokën dhe doli edhe ai me Lulkën në protesta.

Marrëveshja nuk kaloi, miliardat e dollarëve nuk na erdhën, Amerika rrudhi turinjtë, kredibiliteti i Ramës ra, por Shqipëria shpëtoi, askush nuk u dëmtua. Unë isha për t’i demontuar ato armë në Shqipëri, se ashtu siç nuk ka ndodhur asgjë deri tani, ashtu nuk do të ndodhte asgjë. Por ç’ti bësh Saliut?! Nëse ne sot marrim hua nga Kina para për të ndërtuar auto-rrugën e kaltër bregu detit Adriatik e Jon, këto para mund t’i kishim patur në buxhetin e shtetit tonë dhe do e kishim ndërtuar rrugën vetë dhe do e kishim nxjerrë edhe fitimin nga rruga më pas vetë. Por kujt i thua se? Këtyre që nuk dinë se si fitohet paraja përshtetin, por vetëm për xhepin e tyre?!

Por, të mbetemi te ndërkombëtarët… Amerikanët u thartuan nga kjo që Shqipëria bëri, por gjetën zgjidhje tjetër. Dhe paratë i morën të tjerët, gjermanët, francezët dhe italianët e Lubonjës… Tani Zajednica e demarkacioni janë akte më të dëmshme për Kosovën, se sa ishte demontimi i armëve kimike siriane në Shqipëri. Shqipëria gjeti një rrugëdalje në atë kohë, kështu duhet edhe Kosova të veprojë, me protesta e kundërshti publike dhe jo me budallallëk, që të mos e pranojë atë që është keq dhe e dëmshme për të! KM Isa Mustafa, përdor opozitën dhe popullin për të mos pranuar ato marrëveshje, që janë në dëm të Ksovës. Nëse ti nuk ikën sot nga pushteti, të jesh i sigurtë se një ditë ke për të ikur. Nuk je i përjetshëm. Por Zajednica e Demarkacioni mbesin aty, nuk kthehen më. OK?!