Xhafer Deva ky burr i pathyer i Kombit Shqiptar

0
36

Nue Oroshi

(Me rastin e 111 vjetorit te Lindjes se Atdhetarit Xhafer Deva)

Pikërisht me 21 shkurt të vitit 1904 rrafsh një shekull e 11 vite më parë familjes së njohur të Ibrahim Devës nga Mitrovica ju shtue edhe nje d’jal i pesti me radhë. Kush do të mendonte se ky djalë i lindur një shekull më parë në Mitrovicë do të jet njëri ndër shqiptarët më të fortë i cili tër jetën e vet do të punojë pa u ndalur kurrë deri në frymen e fundit të jetës së ti për Shqipërinë etnike.

Po pse themi Xhafer Deva burr i pathyer i kombit shqiptar.Vërtet ishte burr i pathyer. Ai qëndroji i pathyer edhe atëherë kur vendosi të hyjë në politikën shqiptare që ta realizoji planin e tij për Shqipërinë Etnike,ai qëndroi i pathyer edhe atëherë kur ishte ministër i puneve të mbrendshme, ai qëndroji i pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit,ai qëndroji i pathyer edhe kur e akuzuan komunistët pansllavist, si fashiste.

Madje, pati edhe aso rastesh kur Xhafer Deva qëndroi i pathyer kur atë e akuzuan edhe të huajt siq ishte gjenerali anglez Hill, i cili e përcaktoji Deven si njëri ndër bashkëpunëtorët e Gjermanëve e përgjigjja e të pathyerit heroit të kombit shqiptar Xhafer Devës me 25 prill të vitit 1944 në mënyrë publike në nje nga orët më të dëgjuara të mbrëmjes në “Radio Tiranë” ku midis të tjerave i tha Hillit me atë zërin e ti burrëror dhe të pathyeshem: ”Shqiptari Xhafer Deva që ka nderin t’ju përgjigjet mund t’ju theksoj se nuk është në shërbim të gjermaneve, nuk ashtë kenë kurrë, dhe nuk do të jet kurrë, por gjithashtu, nuk është në shërbim të të huajve që jane armiq të atdheut të tij. Xhafer Deva ka nderin të jetë në shërbim të popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shërbim asht ndera më e madhe që mundë të ketë.

Xhafer Deva qëndroj i pathyer dhe nuk u lekund edhe atëherë kur u dashtë që ta lëshoj Kosovën e tij të dashur dhe të vendoset në Austri, Itali e më vonë në Amerikë. Ai ishte largpamës dhe vigjilent, ishte njëri ndër atdhetarët, politikanët, dhe luftëtarët më të fortë shqiptarë në shekullin që e lam pasë. Prandaj me plote ndërgjegje e themi që ka ardhur koha që historia shqiptare ta vendosë në vendin e merituar këtë burre të shekullit që e dha Kosova jone heroike, këtë burrë të shekullit që e dha Shqipëria jonë Etnike.

Me këtë duamë të theksojmë se është ardhur koha që historia ta thotë fjalën e vet për Xhafer Devën dhe me argumente shkencore të bien pseudo tezat e disa historianëve shërbëtorë të politikës ditore komuniste të cilët u munduan ta kriminalizojn veprën e Xhafer Deves, por nuk mundën t’ia humbin shkelqimin veprës se tij, të vjellurat e ketyre historianëve pansllavist në të gjitha viset shqiptare kundër Xhafer Devës janë groposur thellë në plehun e historisë, ndërsa dita ditës veprimtaria atdhetare e këtij burri të palëkundur të Shqipërisë etnike po del në shesh.

Prandaj është ardhur koha që Kosova martire kjo pjesë e ndarë padrejtësisht e Shqiperisë Etnike, jo vetëm ta vendos në ballin e oxhakut të historisë sonë kombëtare Xhafer Deven, por ajo edhe ti merr eshtrat e Xhafer Devës dhe ti kthej në Mitrovicën e tij të dashur, prandaji ndegjoni shqiptarë porositë e biografit dhe bashkëpuntorit shumvjecar të Xhafer Devës, publicistit Idriz Lamaj, i cili në librin Xhafer Deva në Dritën e Letrave të veta dhe zbulesa tjera të Mergatës Shqiptare Ny York 2002 në faqën 154 thotë: “Eshtrat e Xhafer Devës pushojnë sot në një varr të vetmuar, në varrezat e gjelbërta të Palo Altos në Kaliforni, eshtrat e ti duhet kthyer në Kosovë, dhe rivarrosur në qytetin e ti të lindjes, në Mitrovicen e Isa Boletinit të famshëm, në atë qytet të cilin sot e kërcënojnë serbët për vdekje.

Varri i tij në vendlindje do të ishte një piramidë kufiri, e cila do ti bënte roje atdheut më shumë se një ushtarë i mbërthyer në armë. është emri dhe veprimtaria e ti që e frikson armikun tonë shekullor. është emri Xhafer Deva për të cilin një kryeministër serb ka thënë “Deva nuk blehet me pare se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë. Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar mbylli sytë me 25 Maji 1978 në moshen 74 vjecare me amanetin që ta mbajmë gjallë idealin kombëtar të Lidhjes së Prizrenit.