Vrasja e dytë, gazetari i ABC ngjitur me viktimën: Na qëlloi Garda

0
19

Shekulli Online, 22.01.2011

Shumica e stacioneve televizive ne Tirane kanë vijuar të paraqesin versionin e qeverisë se vrasjet nuk janë bërë nga garda, por një gazetar i ABC News (televizioni informativ i grupit të TV Klan) , është plagosur vetë gjatë protestës së djeshme dhe ka në pëllëmbën e dorës, plagë plumbi nga armë të Gardës.

Ai ka dëshmuar dje në prokurori. Behet fjale per gazetarin që mbulon kronikën në ABC News, dhe është qëlluar në dorë nga forcat e gardës.
Gazetari ishte i vendosur mbi një platformë, të ngritur posaçërisht për të filmuar. (SHIKO GALERI FOTO).

Forcat e gardës kanë qëlluar mbi personat që ndodheshin mbi të. I ndjeri qe shihet duke u permbysur nga platforma eshte njeri prej viktimave te demonstrates. Ai dhe viktimat e tjera, mes te cilave edhe viktima e videos ne dere te Kryeministrise jane qelluar thuajse ne te njejtin moment, cka te le te nenkuptosh qe ka qene nje urdher i zbatuar njekohesisht nga disa pika zjarri.

Gazetari i ABC News ndodhej ngjitur me viktimes dhe ka “pritur” njeri nga plumbat. As TV Klan as ABC nuk e kane dhene lajmin per plagosjen e gazetarit te tyre. Dje ne demonstrate jane rrahur dhe plagosur se paku 4 punonjes te medias, mes te cileve redaktori i sektorit politik ne Shekulli, Ened Janina, i cili ka fraktura ne trup dhe koke nga goditjet e forcave speciale gjate raprezaljes ne lokale private prane bulevardit pas shperndaresve te demonstruesve.