Vrasësi i Shkodrës është liruar nga burgu me shkresë të kryetarit të Bashkisë

0
65


TemA

Arrestohet në Tiranë Admir Tafili, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat RENEA. Në mëngjes në fshatin Grudë të Shkodrës është vrarë Gjovalin dhe Tonin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç. Sapo policia ka dëgjuar emrat e tyre, ka qenë e lehtë për të vendosur të parën pistë hetimi: atë të gjakmarrjes. Ata janë vëllezërit e Prel Pjetrushit, ish- shef i krimeve të rënda në Shkodër. Po si është historia më pak fjalë?

Policia organizon para dhjetë vitesh një aksion në Shkodër për të arrestuar Bahri Tafilin, i cili kërkohej për vrasjen e Skënder Gecit. Në aksionin e policisë mbetet i vrarë ish- drejtori i policisë, Arben Zylyftari dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili. Policia arrestoi dy djemtë e Bahriut, fillimisht Gencin dhe më vonë Admirin, duke i akuzuar për vrasjen e ish- drejtuesit të policisë. Por këta të fundit gjithmonë kanë pretenduar se nuk e kanë vrarë ata Zylyftarin, por Prel Pjetrushi. Të dy djemtë akuzojnë Pjetrushin edhe për vrasjen e babait. Madje përpara se të arrestohej, Admiri i organizon një atentat të dështuar Prel Pjetrushit. Ky i fundit shkon në Amerikë për t’i shpëtuar rrezikut, kurse Admiri përfundon në pranga.

Por në vitin 2010 Admiri merr leje nga burgu dhe arratiset. Admiri zhduket, por policia dyshon se ai qëndron pas vrasjes së dy vëllezërve sot. Ai është një nga kontingjentet më të rrezikshëm të krimit në vend. Për më tepër u zbulua se kërkesën për leje për Tafilin e kishte bërë kryetari i Bashkis së Shkodrës, Lorenc Luka. Ky i fundit tha se i ishte falsifikuar firma.

Por të bën përshtypje edhe lirimi me leje nga burgu i këtyre elementëve. Para pak ditësh u vra në Shkodër Astrit Kurmemaj, i cili kishte marrë leje disaditore nga burgu. Edhe ai ishte një personazh i njohur i botës së krimit.

Dokumenti

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, i ka kërkuar cili më datë 27.09.2010 burgut të Lezhës që t’u japë leje dy vëllezërve Tafilaj, Gencit dhe Admirit. “Vërtetim, me të cilin vërtetojmë se znj. Kimete Tafili është e sëmurë në gjendje të rëndë shëndetësore, prandaj Bashkia Shkodër i bën kërkesë Qendrës së vuajtjes së dënimit Shënkoll Lezhë, që brenda mundësive t’u jepet leje 5-6 orëshe dy djemve të së lartpërmendurës, pikërisht Admir Tafilit dhe Genc Tafilit.
Duke pritur në pritje të kërkesës sonë, ju urojmë punë të mbarë institucionit tuaj”, shkruhet në letrën e firmosur nga Lorenc Luka. Madje dallohet qartë në shkresë që ka qenë Luka ai që i ka kërkuar sektorit juridik, sektorit të policisë, sektorit për edukim dhe sektorit të shëndetësisë, “për veprim”.

Luka, përveçse mban postin e kreut të Bashkisë së Shkodrës, është njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike të këtij qyteti. Shkresa e nënshkruar prej tij si dhe të tjerat, janë depozituar pranë Prokurorisë së rrethit të Lezhës, e cila po heton për ngjarjen që tronditi rëndë sistemin e burgjeve në Shqipëri. I të së njëjtës datë me shkresën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, pra më 27.09.2010, është edhe vërtetimi që doktoreshë Koleta Suma ka bërë për sëmundjen e rëndë të Kimete Tafilit. Në shkresë thuhet ndër të tjera, se “sëmundja që ka nëna e dy të burgosurve, ka nevojë për praninë e të gjithë familjarëve”. Doktoreshë Suma në shkresën e saj nuk shprehet se sa urgjente është prania e familjarëve pranë zonjës Kimete Tafili dhe nuk jep asnjë afat se kur duhet të jenë djemtë e saj në spital.

Një shkresë tjetër nga dosja e Prokurorisë së Lezhës është certifikata familjare e dy vëllezërve Tafili, marrë në Gjendjen Civile të Shkodrës. Ajo është marrë një ditë më vonë se dy shkresat e mësipërme, pikërisht më 28.09.2010. Shkresat nga institucionet e pushtetit lokal në Shkodër janë marrë të gjitha në pak ditë, pra 27/28 shtator, ndërsa arratisja e Admir Tafilit, i liruar nga burgu së bashku me të vëllanë për një leje 9-orëshe, ndodhi pasditen e 2 tetorit 2010. Pasi keto shkresa u botuan nga Gazeta Shqiptare Luka deklaroi se dikush kish firmosur epr te, por i arratisuri nuk u kap deri sa kreu krimin.

—————–

Shkodër, ekzekutohen 2 vëllezërit e ish-shefit të krimeve të rënda

18 Mars 2011

SHKODER – Një vrasje e dyfishtë është shënuar sot paradite ne fshatin Grudë të Shkodrës. Dy persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri sot rreth orës 08:00 të paradites. Mësohet se viktimat janë vellëzërit, Gjovalin dhe Nik Pjetrushi, 31 dhe 25 vjec.

Ngjarja ka ndodhur sapo viktimat kanë dalë nga banesa e tyre në Grudë të Shkodrës. Autori ose autorët kanë qëlluar për vdekje me breshëri automatiku drejt vellëzërve që ishin ulur në dy vendet e para të automjetit.

Policia nuk ka ende të dhëna për autorët dhe motivet, ndërsa bëhet e ditur se viktimat kanë qënë duke udhëtuar në momentin kur janë vrarë me armë zjarri. Duket se atentatorët kanë zënë pritë deri sa ka kaluar automjeti i vëllezërve Petrushaj dhe më pas i kanë qëlluar ata për vdekje.

Hetimet janë përqëndruar në të kaluarën e viktimave për të zburuar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë cuar deri në ekzekutimin e tyre ditën e sotme.

Policia tregohet shume e rezervuar per detaje rreth ngjarjes, dhe per faktin se dy viktimat janë vëllezër të Prel Pjetrushit, ish-Shefi i Krimeve të Rënda në Policine e qytetit te Shkodrës. Policia po punon edhe ne pisten se ngjarja mund te jete pasoje e nje hakmarrjeje te mundshme.

Familja Pjetrushi konflikt me familjen Tafili
Pak orë pas vrasjes së 2 vëllezërve Pjetrushi, zbardhen detaje të reja. Mësohet se familja Pjetrushi ka patur konflikte me familjen Tafili në Shkodër dhe kjo për shkak të detyrës së Prelë Pjetrushit, ish-shefi I krimeve të rënda, vëlla i dy viktimave që mbetën sot të vrarë në Grudë të Shkodrës.

Familja Tafili akuzon se në një aksion të RENEA-s në vitin 2001 ku mbeti i vrarë Bahri Tafili, (i kërkuar në atë kohë për vrasjen e Skënder Gecit) u vra dhe ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Si pasojë në pranga ra Genc Tafili, që u akuzua për vrasjen e Arben Zylyftarit, por familja gjithë kohën pretendoi se Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafiljave.

Admir Tafili, vellai i Gencit vjen nga Italia, por arrestohet në vitin 2002 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Prele Pjetrushi, të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin.

Ndërsa bëri disa vite burg, më 2 tetor të vitit 2010, Admir Tafili arratiset ne menyre spektakolare pasi ka përfituar tete orë leje për të shkuar në shtëpinë e tij pasi kishte te semure nenen e tij.
Tafili ndodhej në qeli prej korrikut të vitit 2002, kur policia mundi ta arrestonte atë të plagosur. Admir Tafili është vëllai i Genc Tafilit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në korrik të vitit 2001. Admir Tafili gjatë këtyre viteve është transferuar shpesh nga njeri burg i sigurisë së lartë në tjetrin, më i fundit i të cilit ishte kalimi nga burgu i Burrelit në atë të Shënkollit, nga ku dhe u arratis.

Njoftimi i policisë së shtetit për arrestimin e Admir Tafilit
Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e policisë së shtetit Kleida Plagarica ka bërë me dije se rreth orës 18:15 është bërë i mundur arrestimi i Admir Tafilit, në zonën e Freskut në Tiranë.
Sipas policisë së shtetit Tafili dyshohet te jetë autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi në Shkodër paraditen e sotme.

Sipas zëdhënëses arrestimi i Tafilit është bërë i mundur nga bashkëpunimi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA.

Në momentin e kapjes personi i dyshuar i është gjendur një armë zjarri tip TT e mbushur dhe katër krehëra me fishekë.

Policia e Shteti bën me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe të gjitha materialet dhe informacionet i janë dorëzuar Prokurorisë së rrethit Shkodër për hetime të mëtejshme.

Arrestohet Admir Tafili
Arrestohet në Tiranë i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi. Ai është Admir Tafili, i arratisur nga burgu në 3.10.2010, ku vunte dënimin për plagosjen e ish-shefit të Malësisë së Madhe Prele Pjetrushi, vëllezërit e të cilit dyshohet se ka ekzekutuar sot.
Ndalimi i Tafilit është bërë nga forcat RENEA, mbrëmjen e sotme rreth ores 18:40, ndërkohë që pritet edhe një deklaratë e policisë.

(d.b/BalkanWeb)