Votat e spicave dhe zgjedhjet në Kosovë!

0
85

Nga Rrezart Kalaja

Bracolëtë humoristike lidhur me ngjarjet politike aktuale në Kosovë!

Këto ditë Kosova i nxehu karriget e politikanëve pikërisht me rastin e zgjedhjeve. Partia ma e madhe e PDK -së i fitoj zgjedhjet elektorale u gëzuam të gjithë i madh e i vogël. Po duke hulumtuar doli se PDK-ja me shtylla i kish fituar edhe me spica. PDK-ja dhe votat e shtyllave dhe spicave e kishin bërë koalicionin ,e tri partive të talivabneve islamik të Kosovës, dmth të ekstremit xhihadist islamik të leshave!?.Aty ishin fut vjedhurazi me spicat e Behxhet Pacollit para shumë vitesh duke lobuar me ta.

Pos, këtyre do pyka me bërë PDK-në edhe ma të qëndrueshme ju bashkuan edhe Partia Demokristiane, që askund nuk përputhen me leshët taliban, po( parja e kthen ujët përpjetë), thotë një fjalë popullore. Pos, leshave edhe demokristianve do spica, pyka, ju vunë nga këmba e djathtë PDK-së edhe nga partitë e hashkalive, romëve, gabelëve, turqve, serbeve, po kot mezi arriti 30%. Me këtë 30 % bashkërisht dolën festuan me gojë veshëm vesh te gjithë Haradini i Kuqve, Feridi i Aganve Flora e Çitakve Fuadi i ramiqve kish mbet pak mbas shpine duke i palu kepucet xhemtit te vet ?. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ishte i rrethuar me talibanet dhe votuesit e spicave, bile si ma afër i rrinte njëfarë Memli i biri i Milazim Krasniqit me buzë të çaraveshta me plot gaz duke i pëshpërit diç në vesh.

Me të marr vesh opozitarët se çka ndodhi e luajtën një lojë të fshehtë dhe ja bënë puç pas 24 orëve PDK-së.Bashkimi i koalicionit përmes AAK-së së Ramush Haradinajt, LDK-së e Isa Mustafës dhe Nismës për Kosovën e Fatmir Limajt, të shtyrë edhe këta me spicat e Vetëvendosjes së Albin Kurtit arritën ta nokautojnë me një goditje të rëndë PDK-në e spicave dhe shtyllave. Pra 3-eshja, PDK-në, leshat taliban, minoritarët serb, hashkalitë, gabelët, romët, bëshnjaktë, partitë e rrencave, partine e bixhozgjive, të pëllumbagjive i qitën jashtë loje duke i sjell në një kolaps politiko-social, sa qe mbeten të gjithë pa punë .Bile Ramush Haradinaj, ju ka kërcënuar që t’i fut në burg patinë e hajnave. Boll ju tregova ju i njihni cilët janë hahhahaha. Nga kjo dridhje dramatike të krizës politike në Kosovë, zoti Hashim Thaqi ish kryeministër i Kosovës i telefonoj Kryetarit te SHBA-ve pikërisht Obames për punë.

Po ju sjell tekstualisht bisedën si ma poshtë:

– Alo, Thaqi .
– Alo urdhëroni, Obama.
– Jam Hashim Thaqi, zoti kryetar Obama.
– Po me kënaqësi zoti Thaqi respekt për ju çka ka ?
– A ki ndonjë vend t’lirë pune për mua se ma ngulen 3-eshja opozitare?
– Qysh …qysh ta kanë ngul aaa ?Ha ha ha ha… Çka me t’ba kështu e ka, kur të nxënë tu vjedhë. Hajt tash trus kepen rri siç e ke bërë e ke gjet, tung Hashim se kam thirrje edhe nga Behxht Pacolli !!!