VORRET KOMANE NË SHKODËR

0
96

Ndoc Selimi

Ne pjesen veriore të qytetit Shkodrës pranë fshatit Dobraç ndodhet një varrezë shumë e madhe e qujtur “Vorret Komane“. Ky masiv varresh është shumë i vjeter dhe ka vazhduar të funksionojë deri në vitet 70 te shekullit kaluar. Për të pasur nje ide më të qartë le t’i drejtohemi historisë në lidhje me emertimin dhe pastaj të mundohemi të shpjegojmë, po sipas historisë, se kujtë i perkisnin këto varre.
Së pari të mundësojmë per të zbërthyer se kush janë komanët.

Foto e pare: “Vorret Komane ne Rumani.
Foto dyte: “Vorret Komane ne Shkoder”

Një nder grupet emigratorë që kaluan nepër teritorin shqiptar dhe lanë gjurmë si në toponime ashtu edhe ne kulturë janë edhe komanët. Historia shqiptare nuk ka shkruar as edhe një rrjesht për këtë forcë të madhe qe në shekullin e XI – XIII kanë bërë ligjin në Europë, gjurmtë e të cilëve gjenden edhe ne vendin tonë. Komanët ishin një popullsi levizëse, luftëtare dhe karrieriste që brodhi nga lindja në perendim të kontinentit Europian dhe pastaj u asimilua në vendin që gjeten më të përshtatshëm.

E gjithë Europa është e mbushur me ketë toponim duke filluar që në Ukrainë, Moldavi, Romani, Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Shqiperi dhe shumë të tjerë më të vegjel e me ndryshime fonetike nga “o” në “u” si Kuman. “Fjalori Botërorë i Historisë” i percakton kështu: “Komani ose Kumani janë të njohur edhe nën emrin Kipçake dhe Polovtsy që u duken për herë të parë në Europë më 1050 duke krijuar një forcë të madhe luftarake. Ata sulmuan Ukrainen dhe e plaçkiten atë në vitin 1060. Me 1078 sulmojne Adrionapolin dhe behen aleat me bizantin. Më vonë shifen aleat me bullgarët kunder fuqisë latine te Kostandinopolit, atakuan kryqëzaten e vitit 1205…(“Dizionario Mondiale di Storia”, Milano, 2003 fq 291).

Kjo forcë më vonë kthehet në mercenarë dhe herë bashkohen me një fuqi e herë me një tjeter. Me 31 maj 1223 munden nga mongolet , kur bënin pjesë në kolacionin ruso – ukrainase me 30 000 trupa të udhëhequr nga Khani Koman. Pas kesaj komanët shkojnë në Hungari një pjesë dhe pjesa tjetër prfundon në Bullgari dhe të tjerë hynë në sherbim të latinve per t’u organizuar perseri më vonë. (Turri Eugenio “Uomini dei Ombrelli” Njerëzit e çadrave, Milano 1983). Me 1252 – 54 trupat komane bashkohen me bullgarët dhe depertuan deri thellë në Serbi duke shtatërruar në Lim manastirin e Shen Peterit në Bjelopolje . Sllavët përfituan nga ky shkak dhe spostojnë rezidencën nga Zhiça në Pejë. (Kostandin Jireçek, “Historia e Sebëve” fq 351.)

Më 1227 komanët e Hungarisë u konvertuan në fenë katolike nga Papa Grigorio IX (1226 – 1241) ku emroi ipeshkvin Milkovensis të komanëve. Më vone komanët krijuan shtetin e tyre Rex Cumania, që më pastaj do të kthehej në shtetin e ardhshëm Valacchia (Vllahia). Komanët tash më forcë e kompletuar luftarake loznin rol të madh në balancat e luftës; me atë që ishin komanët, ai formacion fitonte. Më 1259 zhvillohet beteja e Devollit në tritorin shqiptar dhe siç thuhej : “fati i Shqiperisë ishte i lidhur me humbjen ose fitoren e kësaj beteje: (Zhan Klod Faverial “Historia më e vjeter e Shqiperisë”, fq 229).

Me vone krijojnë dinasti dhe mbreter si ne Bullgari (1277 Georg Terterij, Asenidi, Tertaridi, Shishmanidi dhe mbreteresha Komania Elizabete e Hungarisë më 1271 e ëma e Ladislavit IV). Të kthyer tashmë në mercenarë, komanët gjendeshin në oborre të dinastive të ndryshme si në Bullgari, Serbi, Bizant në ndihmë të Andronakos së II me 2000 trupa nën komanden e njerit nga Balshajt (1304). (Sipas E.B.Vlores kishte edhe Gjon Kastrioti një njësi mercenar kuman që i përdori edhe në Fushë – Kosovë)
Pas këtij viti komanët shpërndahen nëper Europë e kryesisht në Ballkan duke u kthyer vetem në toponim, por duke qenë të gatshëm për të krijuar dinasti të reja.

Komanët na dalin edhe në Eposin e Kreshnikve, si dhe në ushtrine e Skenderbeut . (një temë për më vonë).

Duke iu drejtuar dokumentave dhe historisë në shekullin e XII janë ndodhur shumë banorë me mbiemrin Komani në zonat përfshirë Podgoricen deri në Balan (Belaj) Shirq e gjithë zonen bregbunore e te liqenit. Te “Regjistri i Kadastres dhe Koncesioneve per rrethin e Shkodres 1416 – 1417” të Venedikut ndeshen një shumicë e madhe me mbiemrin Komani (shiko faqet 62,104, 112,113 etj) si dhe “Defteri i Regjistrimeve te Sanxhakut Shkoder 1485” bërë nga turqit (fq. 12, 145, 149, 432). Pra gjithë keta komanë të ndodhur në ultësiren shkodrane kishin në fillim varrezat e tyre, siç ndodhen edhe ne Romani me të njejtin emertim. Më vone kjo popullsi u tret në gjirin e popullsisë vendase dhe u asimiluan, ku një pjese konvertohet në fenë islame dhe këto varreza u perdoren më vone per popullsinë e besimit islam.

Ndoc Selimi, 2015.

Dërgoi për publikim: Gjin Musa