Virus Balcanius

0
63

Nga Kristo Çakuli, 26 Prill 2012

Ballkani prodhon me teper histori dhe gjak, se sa u nevojitet ballkanasve per konsumim, prandaj ka perhere tensione dhe trazira. Thenie me te goditur per Ballkanin veshtire se do te gjesh ne kete bote. Dhe teper largpamese, njekohesisht. Sepse, edhe sot e kesaj dite, secili nga popujt e Ballkanit, pa perjashtim, vazhdon te besoje se eshte me i lashti, me trimi, me i mençuri dhe me superiori nga te tjeret! Kurse politikanet ballkanas, nga ana tjeter, konsiderojne akoma vendet e tyre si qendra te botes! Dhe kush ve ne dyshim deklaratat e tyre, eshte armik i kombit perkates dhe perben casus belli per kombin e fyer! O tempora! O mores!

Kriza totalitare ekonomike e epokes sone prodhon me shumice jo vetem varferi, por edhe tensione ndershteterore. Dhe ne kete aspekt, ashtu si gjithmone ne histori, Ballkani renditet nder vendet e para ne bote. Keshtu, ne Serbi, ne Greqi, ne Maqedoni dhe ne Shqiperi, kohet e fundit, konstatohet nje fluks i jashtezakonshem nacionalist. Fantazmat historike te konflikteve etnike dhe rivendikimeve territoriale u ngriten nga varri dhe po infektojne me shpejtesi shtete, qeveri, parti politike, institucione dhe qarqe ekstremiste. Mikrobi famekeq nacionalist “virus balcanius” po kercenon serishmi me epidemi te pergjithshme krejt Ballkanin. Ketu shkon tamam fjala e urte popullore “Neve po na digjet mjekra, kurse ata kerkojne te ndezin cigaren”.

Kampion ballkanik ne kete mesele, (te tjeret e ndjekin ne distance te madhe dhe te djersitur), eshte padyshim kryeministri yne, Sali Barisha, qe Zoti i shtofte ymrin, por jo mandatin! Kohet e fundit nuk ka dite, nuk ka ore qe te mos i ngreje himne vitalitetit te races shqiptare, historise se lavdishme te kombit shqiptar dhe, sidomos predominimit numerik te shqiptareve ne Ballkan! (Jo, nuk e lexuat aspak gabim!) Ky delir nacionalist i papare i kryeqeveritarit shqiptar eshte anakronik, bajat, pa interes kombetar, i pajustifikueshem nga ana diplomatike dhe, mbi te gjitha, krejt i pashpjegueshem me kriteret e vleresimit te nje politikani serioz dhe te nje njeriu me logjike normale. Kesaj i thone “Bir S…ali i nenes, ke te qaj me pare!”

E ç’nuk na degjuan veshet (e shkreta) gjate diteve te fundit. Se shqiptaret dhe turqit jane jo vetem popuj miq, por kane edhe lidhje te ngushta gjaku. Se vertet kemi Skenderbeun Hero Kombetar, por njekohesisht, (ne te njejtin nivel, domethene) kemi edhe Sinan Pashen dhe Barbarosen, (nje figure e erret me kombesi te dyshimte, qe shumica e historianeve, per nga egersia, e krahasojne me Drakulen e Transilvanise). Se duhet te ndjehemi krenare qe turqit kane pasur dhe kane preference per femrat shqiptare. Se numri i vezireve dhe i gjeneraleve me origjine shqiptare ne Perandorine Osmane ishte teper i madh e keshtu me radhe. Populli ne keto raste thote “Grin te njoma e te thata” ose me sakte “Flet si e ema e Zeqos maje thanes”.

Ne fuqizimin e nacionalizmit ballkanik, nje merite te veçante kane serbet ne pergjithesi dhe ata te zones se Mitrovices ne veçanti. Dhe serbet, siç e kane provuar shume here ne histori, nuk merren vetem me deklarata, si puna e kryeministrit tone, qe nuk e merr kush seriozisht. Jo! Ata kalojne edhe ne vepra, domethene, ne dhune, arme edhe gjak. Aktualisht, me aktet e vazhdueshme terroriste qe ndermarrin, synojne te bejne trevat veriore te Mitrovices, te banuara kryesisht prej serbeve, Zone te Pavarur Minoritare Serbe, brenda kufijve te Republikes (krahines, thone ata) se pavarur te Kosoves, e cila, nga ana e vet, te perfshihet ne kuadrin e Serbise se Madhe te Pavarur! Kjo, per Zotin nuk eshte pavaresi, por sketerra e vertete! Ose, po te doni Ferri i Dantesit per se gjalli! Ne rastin e serbeve shkon proverbi “Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”.

Sigurisht qe nacionalizem ballkanik pa pjesëmarrjen e grekeve nuk imagjinohet. Do te ishte njelloj sikur te benim fjale per omelete pa… veze! Greket, qe jane ideatoret e pare te nocionit te nacionalizmit, edhe pse ndodhen ne krize te thelle dhe pendet e “Megalloidese” i kane rene me kohe, nderkaq e luajne rolin e tyre me sukses te plote. Keshtu, kohet e fundit, kuadro te larte te partise “Demokracia e Re” te Antonis Samaras, qe pritet te fitoje zgjedhjet parlamentare te 6 Majit, ne nje konference te organizuar ne hotelin “DIVANI KARAVEL” me teme qendrore “VORIO EPIRI – e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja”, bene deklarata pompoze nacionaliste per mbrojtjen dhe mbeshtetjen e grekeve te minoritetit ne Shqiperi. Demosteni, oratori grek me i famshem i lashtesise, per situata te ngjashme ka thene “askush nuk u varferua, duke dhene vetem premtime dhe shpresa”. Ndersa shqiptaret jane me koncize “Fshati digjet, plaka krihet”.

Dhe, si gjithmone, pas deklaratave te tilla turbulluese, konstatohet nje intensitet progresiv replikash historiko – politike dhe aktivitetesh te tjera nacionaliste nga qarqe ekstremiste te Minoritetit Grek ne Shqiperi dhe te Camerise. (E thame, vellezerit siameze nuk ndahen kurre!) Kjo klime mosbesimi ka pasoja negative per te dyja palet dhe lind, jo ne pak raste, edhe provokacione te ndersjellta. Zhan Pol Sartri ka thene “nacionalizmi eshte karakteristike e njerezve injorante (te paarsimuar) dhe te paqytetëruar”.

Po qe se Sartri ka te drejte, atehere me siguri konkludojme se mikrobi i koleres nacionaliste ne Shqiperi, per fat te keq te ithtareve te saj, (i keshillojme te pine uthull, eshte ilaci me i mire per sherimin e inatit) nuk mund te perhapet. Dhe kjo, sepse si Minoriteti ashtu edhe Cemerit nuk jane as injorante dhe as te pakulturuar. Perkundrazi, bile! Bashkekzistenca e tyre paqesore per shume dekada eshte prova me e mire per kete gje. Kjo do te thote… Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara…

Jashte lojes nuk rrine as sllavet maqedonas te ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, qofte me divergjencat e vazhdueshme diplomatike qe ruajne me greket per shkak te emrit zyrtar te shtetit te tyre dhe rivendikimeve tokesore ndaj Greqise, qofte edhe me veprimet e herpashereshme antikushtetuese ndaj qytetareve me origjine shqiptare. Megalomania etnike dhe prepotenca shteterore e FYROM-it ndaj grekeve dhe sidomos ndaj nenshtetasve te tyre shqiptare eshte pa precedence ne historine e Evropes moderne. Dhe me e keqja eshte se, me kalimin e kohes, ne vend qe te rinovohen, behen akoma me agresive! Pa dyshim, ketu shkon per se mbari, fjala e urte… Sos gomari qe na ngordhi, por s’na lene rehat as mizat.

Turqit, nga ana tjeter, me durimin shekullor dhe supremacine perandorake qe i karakterizon, i ndjekin zvillimet e “diplomacise nacionaliste” ne Ballkan me kujdes te madh. Ne fund te fundit, “Drama Ballkanike” eshte veper e tyre teatrale, te cilen e luajten me sukses te plote per gati 500 vjet dhe, natyrisht, pretendojne fitimet nga te drejtat shpirterore te autorit! Keshtu, ne kuadrin e strategjise se tyre largpamese te rimekembjes se Perandorise Osmane, e konsiderojne Arnautistanin, (Ju kerkoj ndjese… Shqiperine, desha te them, por propaganda e shfrenuar filoturke e diteve te fundit, me corientoi dhe mua te ziun!), si nje nga aleatet e tyre me besnike. Dhe ai qe i josh dhe i ndersen me shume turqit ne Ballkan, per realizimin e endrres se tyre, eshte kryeministri yne, qe Zoti i shtofte ymrin, por jo mandatin! Ketu do te kerkoj ndihmen e Asdrenit “Shqiperine e mori turku, i vu zjarr/ shqiptar mos rri po duku, shpiptar.”

Otto Fon Bismarku, kajzeri i pare i shtetit modern te Gjermanise, ne konferencen e Berlinit me 1876 per Ballkanin, duke iu drejtuar kolegeve te fuqive te medha te Evropes, tha “Kini durim! Ballkani ka buke per te gjithe!” Stefan Cvajku, nga ana tjeter, shkruan “Sa me i varfer dhe i prapambetur eshte nje komb, aq me lart e ngre flamurin e vet”. Kurse Sharl De Goli, thekson “Politikanet e deshtuar dhe medioker, kur nuk kane gje tjeter per t’i dhene popullit te tyre, fillojne t’i shesin me shumice dhe badihava… nacionalizem”. Qe te tre, burra te medhenj dhe te mencur, pa diskutim! Keshtu qe, nga ana jone, tepron çdo fjale… No comment!