VIDEOLAJM/ Duaje Shqipërinë me vepra dhe jo me fjalë

0
65

TIRANE – Mbani pastër mjedisin sepse kështu e respekton më shumë vendin tënd, Shqipërinë. Ky është mesazhi sensibilizues që shpreh përmes një video G.I.Z (Shoqata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), ku shfaqet një djalë në makinë që e lë në mes të rrugës vajzën vetëm se ajo hedh mbeturinat nga dritarja e makinës.

Spoti publicitar sensibilizues kundra ndotjes së mjedisit është financuar nga G.I.Z, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

JA SPOTI SENSIBILIZUES

Në spot paraqitet një vajzë dhe një djalë duke ecur me një makinë që festojnë me flamurin shqiptar. Në një moment vajza ha ushqim dhe qesen bashkë me shishen e ujit e hedh nga dritarja e makinës. Djali ndalon makinën, del jashtë merr mbeturinat, pasi i heq vajzës nga qafa flamurin kuq e zi e vë vetë dhe hipën në makinë, duke e lënë vajzën në mes të rrugës në këmbë.

Video është marrë nga youtube dhe është prodhuar nga “Bunker Film”.

(eç/shqiptarja.com)