
Një video e publikuar në internet tregon se si janë qëlluar protestuesit nga brenda kryeministrisë. Në sekondën e 13 të kësaj video të shkurtër, shikohet një person i cili pasi qëllohet bie përdhe. Personi mendohet të jetë një nga tre të vrarët e demonstratës së sotme. Videoja eshte hedhur ne Youtube nga vete protestuesit.
Ne video shihet se grupi i njerezve ndodhet para deres se Kryeministrise. Duke gjykuar nga menyra si ka rene viktima plumbi vjen nga brenda oborrit ose nga brenda nderteses se kryeministrise.
—————-
Skaneri i të vrarit: U qëllua me snajper nga Kuvendi
Një nga përfaqësuesit e opozitës, Spartak Ngjela, tha në një studio televizive se protestuesit janë vrarë me snajpera.
Ai tha se skanerat që u janë bërë të vrarëve tregojnë se plumbat u kanë hyrë në kokë dhe janë qëlluar nga lart, nga godina e Kuvendit, përballë kryeministrisë.
Ngjela tha se kryetari i PS, Edi Rama, do i bëjë këto detaje publike në një konferencë për shtyp.







