TemA, 14 Maj 2013
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, që udhëheq listën e kandidatëve për qarkun e Shkodrës, u vu në siklet nga një pyetje e thjeshtë e një studenteje në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Studentja e Ekonomikut, Stesi Laqja, pyeti Topallin për shanset që kanë të rinjtë për të gjetur një punë, kur mbarojnë studimet.
Por ndërsa ka folur për “arritjet” e qeverisë në këto tetë vite, si arsye për të kërkuar një mandatë të tretë, kryetarja e Kuvendit, Topalli, e vënë në vështirësi, nuk tha sesi mund të integrohen në tregun e punës studentët, por tregoi një histori në mungesë të përgjigjes.
Sipas statistikave zyrtare, të papunët në këtë qark zënë mbi 20% të popullsisë.