VESHI DIPLOMATIK
Tërë politika dhe media shqiptare nuk ka punë tjetër në këto ditë veç të merret me veshin e diplomatit Ceka i ri 37, që nga pozita e ekstremistit islamik i është përveshur edhe Papës.
Nga KOL SHKODRANI
Pse ta fsheh, nuk më pelqeu fare letra e diplomatit Neritan Cekës si ankim qaraman për çfarë kish ngjarë në Vienë mes të birit, diplomat edhe ky – si të ish diplomacia pronë familjare, dhe kreut të opozitës shqiptare, ndaj duke pirë kafe ia shpreha këtë mendim një ish të njohurit tim që rreh nga qëndra, por i pëlqen loja me lugë në të dy krahët. Një lloj diplomacia e çpifur edhe kjo në kohën tonë kur njerëzit e politikës apo dhe deputetët janë bërë hidh e prit si top futbolli.
Ai më pa me një vështrim dyshues e më tha: – “Shiko, se unë ta di mendjen ty. Gricesh me të gjithë. Se mos shkruash ndonjë gjë, se ai është burrë i mirë”.
Nuk ndenja pa ia kthyer. E di që është burrë i mirë kyetari i partisë me dy anëtarë e të dy në kolltuk të qeverisë, Neritan Ceka- i thashë. Madje e kam ditë që është burrë i mirë që në kohën e diktaturës. E që të jemi krejt të drejtë edhe kur rrimë shtrembër, ai asokohe ka qënë burrë më i mirë sesa është sot. Madje më i mirë sesa kur diktatura ishte në gremisje e ai doli para popullit, një ditë pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, për t’i qetësuar gjakrat e ndezura të njerëzve që donin të shporrnin tiraninë.
Miku im po më dëgjonte dhe nuk po i besonte veshëve. Por unë vazhdova me timen e ai në daç të dëgjonte e në daç jo, por kisha vendosur t’i thoshja atë çfarë nuk po e mbaja dot më, sepse me këta politikanët na ka ardhur tek hunda. Janë bërë të neveritshëm. Na kanë bërë të qeshë bota me ne, të dukemi si majmunët në kopshtin zologjik, ndaj vazhdova:
Shumë krenar na qënka baba për atë farë djali 37 vjeçar, që ja kanë kapur për veshësh si të ishte një fëmijë mistrec, që shteti shqiptar e paguan dhe ai dërdëllit “diplomatikisht” si ekstremist islamik madje edhe kundër Papës së Romës. Të vjen vërtet për të qeshur se si paska ai ekstremist islamik fanatik edhe damar Migjeni, e gjysma e figurave kombëtare të historisë, siç përpiqet ta mbrojë dëshprimisht babai…ku mburret për fisin dhe përmënd një ngjarje në të cilën unë kam qënë i pranishëm dhe e verteta ka qënë pak ndryshe.
Për atë ngjarje ai ka marrë vlërësime mbase nga kasta në pushtet Hekuran Isai e Simon Stefani, figura të urryera të asaj kohe, por njerëzit e pranishëm asnjë nuk e ka miratuar qëndrimin e Cekes baba, më 21 shkurt 1991 përpara Hotel Dajtit kur mijëra demostrues, dhe unë midis tyre, ishim gati të sulmonim Bllokun e udhëheqjes komuniste, disa edhe me shishe me benzinë, bomba molotov, por Ushtria e Garda nxorrën tanket.
Pas tankeve Partia nxorri edhe Neritan Cekën që mbi një makinë tha fjalë për fjalë: “Qetësohuni, shkoni në shtëpi, se shokun Ramiz e kemi shëndoshë e mire”. E kishte fjalën për diktatorin për të cilin rinia thërriste “O Ramiz, o gomar do të varim në litar!”. Ndaj kur e dëgjuam këtë zëdhënësin e Partisë (se ku e gjeti mikrofonin ai mes demostratës, ja kish dhënë partia me siguri), na erdhi për të vjellë e ia kthyem: “Ç’na thua more, të paska lënë mendja. Ç’na pordhi ne për Ramizin tënd”.
…E kështu demokracia solli në krye apologjetë e komunizmit lyer si vezë pashke ngjyra ngjyra që për dy dekada aspak nuk kanë ndryshuar. Ia kanë hipur popullit në zverk dhe tallin menderen nëpër zyra diplomatike dhe kudo ku ka pushtet e para. Dhe popullin e konsiderojnë si hajvanin…dhe ush, ush, ush o Popull!
Kur e mbarova rrëfimin tim, bashbiseduesi ishte zhdukur. Me siguri për t’i çuar fjalët e mia tek Aleanca e Leshit Demokratik. Sepse si dje në diktaturë edhe sot në këtë m…demokraci që ta çpif, të gjitha i di Partia!
26 prill 2013
Artikullshkruesi na deklaronka @Pas tankeve Partia nxorri edhe Neritan Cekën që mbi një makinë tha fjalë për fjalë: “Qetësohuni, shkoni në shtëpi, se shokun Ramiz e kemi shëndoshë e mire”.@ Hajde rrene hajde! Neritanin, zv.kryetar te PD na e servir si te PPSH. O trim, po pse degjove fjalet e ketij @tradhetari@ qe te kurseu jeten. Me mire te turreshe vete me trimat e tu drejt tankeve te bllokut, se keshtu do te ishe bere i famshem, jo me llafe, por me vepra. Por pyetja shtrohet, perse do te futeshe ne bllok, per ta shkatrruar, per te grabitur, apo per te vrare njerez! Kriminelet e vertete ishin strehuar me kohe ne vende te tjera te sigurta.
Une qe kam qene edhe kur rrezuam monumentin e diktatorit, atje qe edhe Egin Ceka, edhe te nesermen tek ura ne bulevard, kam pare me syte e mi Neritanin me vogelushin e tij Redonin ne krahe i gatshem per cdo sakrifice. Artoporlantin, per dijenine tende, ia sollen nga Instituti i Arkeologjise. Ne rast se nuk di, me mire mos flit sesa trillon.
Petro, ke konflikt interesi… te isha si ti nuk futesha ne kete debat, as une nuk dua te te bie ndesh po ti po e kruan pak si shume… prandaj jam i shterngue te flas si me poshte: Me mire O Petro do te ishte te mos shkruaje fare. E para se je i familjes klienteliste e ke Neritanin te afert dhe e dyta se po na jep si shembull Eginin kete fundamentalist islamik te terbuar. Dhe ate episodin me femijen e Neritanit, eshte e vertete qe e perdori por thjesht nje truk veç per te shkrehur demostruesit. Pra, po e sakrifikonte femijen per Ramiz Aline e kjo ishte gjeja me makabre te cilen une qellimisht nuk e kam cituar, por kam qene aty dhe e di mire… “Çfare ben ky i marre” – thane demostruesit.
Une nuk e citova se e konsideroj shperftyruese per nje prind. Ishte gati te sakrifikonte femijen per kariere politike si te ishte nje pantere. Po çfare them une? Pantera i mbroin kelyshet e vet. Se çfare do te beja une ne Bllok, ti nuk e di, nje lapes kisha une e jo bomba. Desha vetem te shoh se si shkatërrohet nje diktature e qelbur dhe spiunet e tyre e se si bien edhe kelyshet, qe Ramiz Alia kishte piketuar per udheheqes.
Prandaj lere Neritanin te mbllaçitet se me kete lukuni ujqesh qe jane ne pushtet edhe ai do te ik me bisht nder shale, megjithese si nje dhelper politike qe eshte do t’i pervishet Saliut dhe do t’i bashkangjitet socialisteve per nje llokme. Kerbishtor te neveritshem jane e kurrgje tjeter, bashkohet dhe me Imamin e gjithçka shkon ne perdhjerje.
Me nder kushuririt tend Tan Ceka dhe Egin Islamik tartabiqi i sulltaneve.
Kol Shkodrani
O Kol, veprimtar i hershëm e dëshmitar i lëvizjes demokratike: Çfarë mendon për rolin e Neritan Cekës në ndalimin e puçistëve të Shkollës së Bashkuar që donin të rivendosnin me terror bustin e diktatorit, po për deklaratën e tij të mirënjohur si kreu i grupit demokrat, sfida e parë në parlamentin e parë pluralist, edhe kundër qeverisë së re të A.Çarçanit, po për atentatet ndaj tij e familjes, etj, etj.
Kujdes, urrejtja apo servilizmi politik verbon mendje, aq sa ngatërrohet realiteti me fantazinë, e vërteta me trillimet, aq sa të mohoen vlerat e gjithanshme të padiskutueshme. Mesa di unë, Të paktën në atë periudhe Neritan Ceka cilesohej si etalon i intelektualizmit në PD (prandaj u zgjodh edhe n.kryetar i PD e më pas kryetat i PAD, kreu i një elite kapacitetesh, pa patur klan, por merita).
Të ftoj të analizosh si demokrat shprehjen bumerang “si babai dhe i biri” të E.Ramës, “ideologut të rilindjes moderne shqiptare” kandidatit për kryeministër, ndaj diplomatit Egin Ceka” dhe madje të zbatosh direktivën” jo vesht e lesht’ por kokën t’ia këpusja të paudhit”.
Kjo temë meriton shtjellimin në një libër voluminoz. Në fillim të analizohen rrënjët dhe degët e palëve sfidante, edukimi, aktiviteti i gjithanshem, etj. Ne lidhje me te ashtuquajturin “kryerilindës modern, në vitin 1992 kam shkruar artikullin ‘Duaje më shumë Shqipërinë” ku e kritikoja
atë dhe A.K për tezat poshtëruese ndaj rilindësve me preludin “testamenti i Bektash patriotit”: “Shqipëri të kam dhj…”. Radikalit të djathtë të dikurshëm iu përgjigja:” Sa për patriotin e moshuar Bektash, në rast se nuk është pjella e fantazisë anadollake, populli thotë: ‘Edhe të mençurit, kur i rrjedhin trutë, bëhet gaz i kasabasë”) Dhe koha provoi “Who is who! Radikali i djathtë konvertoi lëkurën e bindjen “për rilindjen moderne kombëtare” dhe si gjithnjë iu gjend lukunia e moçalit të batakçillëkut e qelepirit.
Ti o Kol bazohesh në shpifje dhe manipulime mediatike ndaj Egin Cekës, i cili ka personalitet (qe e deshmoi edhe me doreheqjen e parevokueshme dhe deklaratën sfiduese), moral aktivitet dhe një cv të lakmueshme profesionale. Besimin e tij tek Zoti, si mysliman tolerant e aspak fundamentalist, vetëm mendësia anakronike e një ekstremisti mund ta përgojojë.
Nuk besoj që ti o Kol, të mos jesh në dijeni se akuza ndaj Eginit si kinse mysliman fondamentalist mbështetet vetem tek dy tekste të nje dekade me parë: një manipulim sajti dhe një perifrazim korespondence të huazuar nga tualeti i Baletës.
Edhe pse jam i afërm i familjes Ceka, si qytetar i përgjegjshëm dhe i pastër ofroj njohuritë dhe faktet që opinioni shqiptar këto “karta” të mos i përdorë as në hale, se sëmur veten dhe kontaminon ambjentin.
Hajde o Kol të bashkohemi për një mjedis të pastër e të shëndetshëm demokratik, për të mirën e përbashkët.
Comments are closed.