VERLA E DREQIT – poezi për Zhelefinën nga Kol Shkodrani

0
47

VERLA E DREQIT

Kush ka dalë vota me lypë
Prej Bërdice në urë të Mesit
Në Serreq e në Tophanë
Rrotull vjen kjo verla e dreqit.

Kush është Verla e kush Dreqi
Zor nuk është për me u kuptue
Verla sorrë e Dreqi Salë
Që s’lanë gja pa shpartallue.

Jozi flet si në mejhane
U ka ba femra si një burrë
Nana e Zeqos majë thanës
Ja tregon t’ prapmen gjithkujt.

E kur flet në parlament
Në vend të duket karramele
Llomotit si një shtrig përralle:
“Merre zhele – kape zhele!”

Le kur thotë se paska vuajt
Në diktature në kohë të prasit
Në Institut dizinjatore
Sekretarja e Hysen Laçit.

Mos rri në Shkoder tue bubrrue
Në rrugica e pedonale
Kur në Malësi ti ke me shkue
Me Tom Doshin do përballe.

Se Malësia nuk ka fjalë
Politika me cic-mic
Por duan njerëz qe ua dinë hallet
e ta thonë fjalën açik.

I ke lanë njerëzit pa bukë
I ke lanë njerëzit pa ujë
Fryhesh vetë si sulltaneshë
Vllaun në ambasadë të huaj.

Ani pse pa farë shkollimi
Në kulturë pa pik talenti
Mekanik me shkollë të mesme
Na u bë Gjoni konsull shteti.

Fryhesh krejt si një pulë deti
Joz nuk je veçse një mizë
Edhe dhëndrrin e rregullove
Konsull leshi në Paris.

Ku-ku nanë prej kah kan ardhë
Këta soj dreqi në krye të shtetit
Nuk kish pa Shqipnia mbarë
Kësisoj plehu e pis mileti.

Ah, si harruam një skuth
Atë Genc Rulin qeveritar
Njëzet vjet s’u ngop ai burrë
Duke vjedh popullin shqiptar.

Dhe Majlinda, Bregu i dhisë
Në ministri të ç’Integrimit
Burrë Ajazit i mbush xhepat
Plot me euro në sebet të filmit.

Me Ritvanin mos u kruani
Se ky pare paska boll
Për koncerte e për mitingje
Njerëzit ku i çon me zor.

Shumë po flet për rrugë Salia
Hapni rrugë e mbyllni rrugë
Po harron doktor zotnia
Rrugët s’shtrohen me kopukë.

Se këto hajna që ka pranë
Për tre ditë ta shtrojnë një rrugë
por kur Sala të presë shiritat
Ju ka ba asfalti gungë.

Për Fazlliçët çfarë të flasim
këlysh spiunët e UDB-së
Se mjerisht në burg ku i rrasën
Flasin trimat e UÇK-së.

Prandaj mblidhi veten Salë
Ik, sa nuk është ça kazani
Se nuk gjen vrimë ku të futësh
Kur në kokë i hip insanit.

Amerika ta ka thënë
Tash ta thotë dhe OSBE-ja
ti je dorë e s’rri pa vjedh
Por do të bjerë në kokë rrufeja.

Mos harro se është pranverë
Nuk mban ma pilafi ujë
Kohë kur qethën dhëntë e dhitë
E do shkosh si leshi në Bunë.

Jozi i di këto punë mirë
Me lesh dele, dhën e dhi
Prandaj Sal kur të bjerë zerzele
Gjej ndonjë vrimë, futu si mi.

Shkodra di se çfarë të zgjedh
Me ja tregue Jozit vendin
Duhet njeri me kulturë
E jo zhele në krye të Kuvendit.

Shkoi deri në Arabi
Bredh në botë me një vrap pele
Ha e pi me shejk me mjekërr
Na u zhduk sysh moj teveqele.

Në është fjala për të zgjedh
Mblidhni mendjen, o shkodranë
Veshni Jozit një pal zhele
Jepni pasaportë për hanë.

Thoni njerëz e mos u droni
Nji kësaj zonjë që mbahet randë
Mjaft na rope, mjaft na vodhe
A e ke pa një pele matanë?

Unë që shkruj jam Kol Shkodrani
Ju përshendes nga Ura e Mesit
Tue shpresue se erdhi dita
Me i dhanë fund Verlës dhe Dreqit.

KOL SHKODRANI
Shkoder, 10 qershor 2013