— tregim
(pjesa parë)
Ajo ishte nje vajze nga Kongo Brazavil qe ne origjinen e familjes e kishte nga nje gjak i paster afrikan dhe fisnik… Prinderit kishin punue gjithe jeten e tyne me rrite keto 8 vajza… qe ishin krye me krye me njena tjetren… dhe kishin nje bukuri te ralle, ftues, te amel e shume te eger si shkretinat e pafund afrikane…
Dolores ishte fmija i pare i asaj familje te numert, ma e madhja dhe shume e bukur… e gjate, elegante dhe e tej hijshme… kishte dy sy te zez aq sterre sa te bante te kujtoje xhunglen syte e nje panteres… nje trup te derdhun, nje bel te keputun dhe vithe qe binin ne sy nga larg per formen e bukur e joshese… qe ajo me aq shije i levizte e sikur perkundej ngadale ne ecjen e saj krenare, duke e shoqerue me shikimin ftues qe e zbukuronin dhe me teper pamjen e saj me ngjyre çokolate e qe ne ato vite ne Rome ishte jo e zakonshme, vetem grate e skenes… mund te ishin ne ate qytet italian per pake dite, e raca me ngjyre ishte nje okazion unik ne Italine e viteve nanddhjetë.
Nje mjes kish mbrritë ne Rome me te fejuemin Ahmadin, me nje vize te rregullt… kish zbrit ne aeroportin e madh te Fiumicinos… Ai nje djale mjaft simpatik i gjate dhe shume i sjellshem, me floket kaçurrela e me nje trup sportiv shume sportiv e te rregullt, dukesh qe kishte studjuar dhe si tip ishte shume i zhdervjellte…
Mbas disa ditesh te dy ishin vendosur ne rrugen Togliatti (mban emrin e nje nder komunisteve ma te mëdhej italiane Palmiros te atij qyteti)… dhe kryeqyteti atij i kish ofrue nje pune te mire ne nje ambasade si sekretar, ndersa ajo nuk punonte, e kerkonte gjithandej duke dergue kurrikulum si interprete e priste ndonje sistemim… por si vajze me ngjyre ajo s’do kishte mundesine te çante neper zyrat e Romes… ku racizmi ishte i nje shkalle te nalte e asht akoma sot shume i theksuem.
Kalonin ditet javet muejt…..te gjithha te njellojta e ajo vazhdonte te kerkonte gjithandej pune por nuk gjente, kishte studjue ne vendin e saj gjuhe te hueja, dhe priste mos arrinte ndonje pergjigje… pranonte dhe thjesht shoqnuese, apo interpretuese… por po fluturonin muejt d he asgja ne horizont….e keshtu filluen muejt e merzise…
Nje darke kur Ahmadi u kthye ne shtepi….kish nje çante te madhe karte……te dyqanit “Sexyshop” dhe ja hudhi asaj mbi karrige duke e urdhnue ti vishte……ajo kapsalliti me syte dhe beza u rrit ne permasa te medha… syni i hapun dhe u tmerrue kur pa rrobet qe duhej te veshte ate mbasdreke e te mbante per shume kohe…
-Te lutem Ahmad, çka jane kto rrobe ku i gjete – pyeti ajo me nje za te pafuqishem…
– Due te shoh me keto komplete intime si dukesh – ju pergjigj ai dhe embelsoj syte e bukur gjysem te mbyllun ekstazisht si nje luan ne sulm…
Ajo uli koken dhe i veshi… u paraqit para tij e ai e shikonte… me syte e pangopun e me nje keqesi ne shikim qe ate e tmerroj, por heshti…..mendoj se syte po e gabonin…..nuk e lejonte dashuria te shikont realitetin.
– Merr pardesyne vishe siper, dhe dalim – e terhoqi pothuejse drejt deres dhe per pak sekonda… u gjenden ne rrugen e gjate te pafund te Togliattit……ai ecte me shume shpejtsi sa ajo nuk pati kohe te mblidhtei as mendjen… dhe kur arriten pothuejse tek dalja… ku ajo njihere kishte pa dy rrugaçe ne karriga… ai ndali makinen dhe e urdhnoj te zbriste…
Dolores luftoj me gjithe forcat e veta… mos te dilte nga automjeti por ai me force e shtyu dhe ajo u gjet pertoke mbi trotuar… dy vajza te bardha… qe ma vone mesoj se ishin polake e shikuen me kuriozitet dhe kuptuen se ne rrugen e tyne erdhi nje e re… i skermiten dhambet dhe i thane te largohej… e ajo u spostue… disa metra ma tej… e makinat filluen te ndalen me radhe para kesaj perendie te zeze qe kish mbire ne ate rruge te felliqun te daljes se Romes… por ajo nuk u fliste dhe nuk shikonte klientat… Mbas dy oresh Ahmadi (qe kish vezhgue çdo gja nga lerg) ju afrue e mori… dhe sapo arriten ne shpi e goditi aq shume sa per nje jave nuk mundi te çohej nga shtrati…
Kjo torture zgjati per nje muej derisa e bindi me force te bante prostituten… i mori pasaporten, shkeputi telefonin e shpise, dhe nuk i la rroba te tjera ne raft… vetem veshjet e atyne t’rrugve…
Çdo mjes e shoqnonte ne fund te rruges ku banonin dhe mbasdreke shkonte dhe e merrte… nga larg e ndiqte dhe e veshgonte pa dijenine e saj… e ajo i jepte ne dore fitimin e dites… por ai nuk ishte asnjihere i kenaqun…
Keshtu filloj kalvari i gjate i Doloresit ne rruget italiane… e veshun me rrobat epshndjellese qe ai i zgjidhte, e qe do ish e tejgjate per Veneren e zeze…
Shkroi: Flutra Malo Kuqani, 4.1.2014
Dërgoi për botim: Gjin Musa