VENDIMET E PRISHTINËS JANË TË PAPRANUESHME

0
40

Për mjetet e informimit publik!

Nga mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Degës së LDK-së në Zvicër

Në Prishtinë po bëhet politikë klanesh, andaj lirisht mund të themi se më nuk është LDK por PDK+. Kështu u tha në fund javën e kaluar, kur Kryesia e Zgjeruar e Degës së LDK-së në Zvicër, nën udhëheqjen e Kryetarit të saj z. Shefqet Dibrani, mbajti një mbledhje për t’i shqyrtuar raportet e tendosura brenda vet Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjendje kjo e cila u ashpërsua atëherë kur Kryesia e LDK-së në Prishtinë, vetëm 5 ditë para Kuvendit të VIII-të, pa ndonjë bazë ligjore i anuloi punimet e Kuvendeve Zgjedhore në Zvicër dhe Gjermani, duke ua pamundsuar delegatëve të këtyre degëve të jen¨pjesë e procesit zgjedhor. Në kuadër të aktivitetit intensiv mund të shihet edhe kjo mbledhje e cila në mënyrë profesionale iu rrek problemit të brendshëm partiak.

Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani e hapi tubimin, fillimisht ai i përshëndeti përfaqësuesit e nëndegëve që ishin prezent pastaj edhe ekipin e TV „Syri Blue“, zotin Musli Saitin dhe Musa Sylejmanin.

Më pas kryetari dha një raport kronologjik të aktivitetit të tij në Kosovë. Siç e dini tha ai, pasi ju jeni të njoftuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale, se sivjet LDK-ja i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të cilat kanë prodhuar një kast të re politike e cila duhet ti përfaqësojë ndjenjat politike të antarësisë dhe të nxjerr vendin nga kriza. Por, fatkeqësisht këto zgjedhje nuk arritën të nxjerrin një lidership të cilin ne e kemi ëndërruar dhe dëshiruar por kanë prodhuar një mentalitet dhe koncept që nuk përkon me kulturën politike të LDK-së. Kuvendin e VIII-të të LDK-së e ka përshkuar një klimë jo demokratike sepse kuvendi është mbajtur në masa të rrepta sigurie, përplot polic, polici civile, vetura të policisë, përpara e përreth hotelit, madje ka qenë në gjendje gatishmërie edhe njësiti i policisë speciale që është pozicionuar afër qendrës tregtare „Grandstor“, jo më larg se 500 m. nga ku mbahej kuvendi. Dikush nga delegatët ia ka tërhequr vërejtjen ministrit të brendshëm z. Skënder Hyseni, dhe në mbrëmje të asaj dite është thënë nga një deputet edhe në një televizion të Prishtinës. Siç e dini për kundërkandidat i kryetarit Isa Mustafa ka qenë prof. dr. Vjosa Osmani e cila është eliminuar me metoda aspak demokratike, ndërsa për kryetar të LDK-së është votuar me ngritje duarsh që nuk përkon me rregulloren dhe statutin e LDK-së.

Po ashtu në Kuvendin e VIII-të të LDK-së, nuk janë ftuar përfaqësuesit diplomatik të vendeve mike, dhe me sa di përveç një zyrtari nga Ambasada Amerikane në Kosovë askush nuk ka marrë pjesë edhe pse ka pasur interesim për pjesëmarrje dhe për ta përcjellur edhe nëpër Degët e LDK-së procesin zgjedhor. Janë larguar nga Kuvendi të gjitha mjetet e informimit publik, gazetarë dhe analistë.

Por ajo që përkon me Degën tonë, në Kuvendin e VIII-të të LDK-së në Prishtinë nuk janë lejuar të marrin pjesë as Delegatët e Degës së LDK-së në Zvicër, Gjermani, Kllokot, por as delegatët e Degës së LDK-së në Skënderaj. Në mesin e delegatëve që kanë qenë para derës së Hotelit janë: Shefqet Dibrani, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, autor librash, i cili e ka Babain e vrarë në Luften e fundit. Donika Gërvalla, kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani, e bija e Heroit të Kombit Jusuf Gërvalla, Behxhet Krasniqi, vëllai i kol. Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes, Blerim Hajdaraj, i biri i Komandantit të Rugovës dhe deputet në Parlamentin e Kosovës, Emrush Çekaj, familjar i Heroit Salih Çekaj, Idriz Zeqiraj, publicist dhe i burgosur politik për vite të tëra në regjimin komunist të Tiranës, si dhe Lush Canaj – biznismen. Për gjëra të tjera mendoj se jeni mjaftë mirë të informuar prandaj po përqendrohem në gjendjën në Degën e LDK-së në Zvicër, ku e kemi një gjendje të rënduar. Ajo u krijua menjëherë pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër që është mbajtur në Burgdorf BE më 10.05.2015, e cila me votën e lirë të delegatëve dhe tuajën nxori një përbërje të re në udhëheqjen e Degës së LDK-së në Zvicër me kryetar Shefqet Dibranin.

Një pjesë e madhe prej jush jeni dëshmitar të atij procesi i cili nuk ka shkelur e lënduar në atë masë procesin zgjedhor siç nuk kanë hezituar ta thonë mediet të cilat nuk ishin prezent fare. Zgjedhjet nëpër nëndegë janë udhëhequr kryesisht nga kryetari z.Haki Latifi dhe nënkryetari z. Arif Baftiu. Aty këtu kanë marrë pjesë edhe antarë të tjerë të kryesisë si përfaqësues të Degës për t’i vëzhguar zgjedhjet. Kryetari i tanishëm, pra unë tha z. Dibrani, në asnjë nëndegë nuk kam qenë për t’i përcjellur ato zgjedhje. Të flasim sinqerisht: Pasi kryesinë në përbërjen e kaluar e përcillte një klimë me divergjenca mjaftë të theksuara, mua as nuk më kanë obliguar të shkojë diku por as vet nuk kam qenë i interesuar, por e vërteta është që nuk i kam përcjellur fare ato zgjedhje, prandaj edhe lirhohem nga përgjegjsia për parregullësi.

Kuvendi i VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër është udhëhequr nga Kryetari i Degës z. Haki Latifi, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri z. Shefqet Dibrani. Edhe pas zgjedhjes së Kryetari të ri, z. Haki Latifi ka qenë deri në fund pjesë e udhëheqjes të atij procesi zgjedhor.
Po ashtu, të gjitha grupet punuese, verifikuese dhe procesmbajtësit kanë qenë të zgjedhura nga z. Haki Latifi, përkatsisht të propozuar nga vet delegatët, sikurse edhe kryesia e punës që është zgjedhur sipas dëshirës së Kryetarit Haki Latifi, natyrisht me disa plotësime edhe nga delegatët. Propozimin për të lënë vetëm një Komision e ka bërë mr. Shaip Kastrati, nga nëndega e LDK-së në Freiburg, propozim ky që është qitur në votim dhe ka marrë pëlqimin e të pranishmëve. Për futjen e disa delagatëve në Kuvend, është debatuar dhe ai propozim është qitur përseri në votim dhe ka marrë pëlqimin e delegatëve.

Kuvendi është Organi më i lartë i një Partie i cili miraton dhe anulon të gjitha vendimet dhe me të marrë shumicën e votave të delegatëve, janë vendime të plotfuqishme të cilat nuk quhen si shkelje as të rregullores dhe as statutit të një Partie, pasi edhe ndryshimet e statutit dhe rregullores bëhen nga Kuvendi. Në çdo Kuvend demokratik, lejohet mendimi i kundërt, kundërshtimi i njërit apo tjetrit kandidat, prandaj unë nuk e di me cilën nen a pikë të rregullores së LDK-së, ndalohet thirrja e një delegati për ta votuar a mos votuar njërin nga kandiatët e propozuar për t’u futur në listë, sepse nëse ndalohet atëherë ngulfatet një mendim demokratik, prandaj ky debat dhe kjo thirrje në procesin e propozimit nuk mund të quhet shkelje që paska cenuar procesin zgjedhor, sepse pasi janë futur në lista nuk ka diskutuar më askush.
Në Kuvendin e VIII-të të Degës është votuar në mënyrë të fsheht madje për kryesi kanë konkuruar katër veta, ndërsa në raundin e dytë kanë shkuar dy sish.

Zgjedhja e kryetarit të ri Shefqet Dibrani, është përshëndetur dhe uruar me përqafim dhe shtrëngim duarsh nga z.Arif Baftiu, kundërkandidat, z.Haki Latifi, kryetar dhe kandidat për kryetar, Ahmet Hasani, kandidat për kryetar, nga arkëtari Fadil Dalloshi, Skënder Berisha etj. Por, pas pauzes rreth 20 min. sidomos pas prezantimit të listës për kryesi, ka pasuar tensiopnet dhe si rezultat Kuvendin e kanë braktisur 27 delegatë, kryesisht nga nëndega e Friburgut, pjesërisht nga Solothurni e të disa nëndegëve të tjera. Pastaj Kuvendi i ka vazhduar punimet me 67 delegatë në sallë, kurse procesi i votimit është zhvilluar nga 65 delegatë. Në asnjë rast nuk është tërhequr vërejtja për këtë e atë parregullësi, nga askush, aq ma pak nga z. Haki Latifi.

E vetmja gjë që mund të konsiderohet si shkelje ka qenë futja në listë e dy kandidatëve nga Komisioni zgjedhor. Por nga askush, pra as nga z. Latifi, as nga anatrët e komisionit dhe as nga delegatët nuk e kanë tërhequr vërejtjen për këtë gabim, gjë që mund të llogaritet si gabim i rastësishëm por jo i qëllimshëm. Nëse shikohet në retrospektivë, Skënder Berisha ka qenë në komision, paska bërë fotografim për falsifikim dhe në fund është kundër atij procesi atëherë mund të konsiderohet si një skenar i parapërgatitur dhe i studiuar mirë, ashtu siç ka qenë rasti edhe i mr. Shaip Kastratit i cili tha se për shkurtim procedure ta lëmë vetëm një komision prej tre vetash, gjë që nga të pranishmit është pranuar. Në kryesinë e re janë zgjedhur një pjesë e madhe nga përbërja e kaluar duke ruajtur vazhdimsinë e një procesi demokratik. Në mesin e të zgjedhurve janë edhe z. Haki Latifi dhe Skënder Berisha, kurse atë ditë z. Latifi është zgjedhur edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, kurse në mbledhjen e Parë pas kuvendit të Degës, e mbajtur më, 16.05.2015, punimet e kuvendit janë cilësuar të mira, të rregullta dhe me ndonjë përjashtim nuk e kanë lënduar procesin zgjedhor.

* * *

Siç dihet për procesin zgjedhor është ankuar z.Arif Baftiu, flitet edhe për persona dhe nëndegë të tjera, por neve nuk na është dhënë asnjë informacion tjetër. Më 12.05.2015, kryesisë qendrore, kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm iu ka dërguar protokoli i kuvendit, emri i kryetarit të ri, emrat e kryesisë së re dhe emrat e pesë delegatëve. Më 23.05.2015, Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Sh. Dibrani i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa, sekretarit të LDK-së z. Ismet Beqiri si dhe administratës së LDK-së në Prishtinë, duke kërkuar sqarime pse nuk janë përgjigjur. Më 24.05.2015, kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa iu ka përgjigjur kryetarit të Degës duke e informuar se është krijuar një komision për t’i shqyrtuar parregullësit e procesit zgjedhor, kurse një përgjigje do ta keni në fillim të javës në vijim ka thënë ai. Më 24.05.2015, kryetari i Degës Shefqet Dibrani e ka njoftuar kryetarin z. Isa Mustafa se të nesërmen më 25.05. 2015, ai do të jetë në Prishtinë duke i kërkuar një takim me të dhe me komisionin përkatës. Më 25.05.2015, kryetari i Degës Shefqet Dibrani, ka udhëtuar për në Prishtinë.

Po atë ditë i ka shkruar një E.Mail kryetarit z. Isa Mustafa, të cilin e ka njoftuar se është në Prishtinë dhe i ka kërkuar një takim për të nesërmen (26.05.2015), duke ia lënë në dispozcion edhe nr. e telefonit për Kosovë. Më 26.05.2015, pasi nuk ka marrë asnjë konfirmim a përgjigje, kryetari i Degës së LDK-së z. Shefqet Dibrani, ka shkuar në selinë e LDK-së në Prishtinë, (rreth orës 11:00), dhe tek përsoni zyrtar z. Selver Doda, e ka protokoluar kërkesën për një takim me kryetarin a me dikend tjetër që cakton ai, për t’u sqaruar për paqartësitë eventuale. Më 26.05.2015 dikur në mbrëmje nga mjetet e informacionit publik është dhënë lajmi për anulimin e Kuvendit të Degëve në Zvicër, Gjermani dhe Kllokot. Kurse për Degën në Kastriot dhe Skënderaj nuk është thënë gjë publike. Sipas informacioneve me Degën në Kastriot është gjetur një marrveshje ndërsa Dega e LDK-së në Skënderaj nuk është përfshirë në procesin zgjedhor.

Më 27.05.2015, gazeta “Koha Ditore”, ka marrë një prononcim të Kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani zonjes Donika Gërvalla dhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani, përkitazi me anulimin e zgjedhjeve në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani. Po atë ditë 27.05.2015, edhe TV KLAN KOSOVA ka marrë prononcimin e Donikë Gërvalles dhe të Shefqet Dibranit, storie që është dhënë në lajmet e mbrëmjes. Më 28.05.2015, gazeta “Koha Ditore”, ia ka kushtuar një faqe gazete, anulimeve në fjalë dhe ka publikuar edhe qëndrimin e z. Dibrani, kurse për anulimin e procesit zgjedhor në Kuvendet e Degës në Zvicër dhe Gjermani, kanë raportuar gati të gjitha gazetat dhe portalet informative si dhe rrjetet sociale. Në ditët në vijim është shtuar edhe interesimi i mediave të tjera sidomos i televizioneve. Në këtë vazhdë kryetari z. Sh. Dibrani, ka pasur deklarata në TV KLAN KOSOVA, RTK, TV21, TV RROKUM, TV MITROVICA etj.

Më 30.05.2015, ka thënë z. Dibrani, jam informuar se z. Haki Latifi ka ardhur në Kosovë. Pasi kam siguruar telefonin e tij e kam thirrur duke shprehur shqetësimin tim për deklaratat e tij, për ardhejen në Prishtinë, duke ia kam tërhequr vërejtjen ka thënë ai. Por, gjatë asaj bisede, me mua kanë qenë prezent edhe z. Emrush Çekaj dhe z. Blerim Hajdaraj, delegat nga Dega e LDK-së në Gjermani. Ky rast është përfolur me teprim, si dhe për mjaftë gjëra të tjera rreth procesit të kuvendit të cilat nuk dua t’i përserisë këtu, pasi janë shpifje dhe devijime. Më 31.05.2015, Delegatët nga Zvicra bashkë me delegatët nga Gjermania nuk janë lejuar të futemi në sallë, madje as si mysafir të rastit. Më 01.06.2015, jam kthyer në Zvicër, kurse më 06.06.2015, është thirrur mbledhja e kryesisë në të cilën ka munguar z. Haki Latifi, Skënder Berisha dhe disa të tjerë me arsye apo pa të. Por në atë mbledhje ne kemi mësuar se z. Haki Latifi, paska marrë mandatin për ti riorganizuar edhe një herë zgjedhjet në Degën e LDK-së në Zvicër, për shkak, siç thuhet të parregullsive të cilat ai dhe klani i tij që humben i paskan improvizuar.

Dhe për në fund shtoi z. Dibrani, Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, asnjëherë nuk ka komunikuar me ne, nuk ka pranuar me u takuar, dhe asnjë dokument, dhe asnjë vërejtje nuk e ka kërkuar nga ne si palë e dëmtuar gjë që po i vjen era diktaturë staliniste, e cila për ne është e papranueshme! Por, pasi është publikuar deklarata e Degës si dhe ato nga pala tjetër, mendoj se Ju jeni të informuar mjaftë mirë, bile me teprim, prandaj nuk po zgjatem.

* * *

Tani para nesh shtrohen dy gjëra: Ta pranojmë vendimin e Prishtinës i cili nuk ka asnjë bazë statutare dhe organizimin e aktivitetit të Degës ta kthejm në gjendjen para Kuvendit të Degës së LDK-së, ose të vazhdojmë aktivitetin tonë konformë vendimeve të Kuvendit të VIII-të zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër, karshi të cilit kemi obligime të pashmangshme.
Në këtë pikë, kryetari pa ndërhyrë e hapi debatin, duke i lutur të pranishmit për një diskutim konstruktiv.

Hamëz Morina, u intersua të dijë nëse kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, përveç kryetarit dhe kryesisë, a ka ushtruar kërkesë me shkrim edhe pranë Komisionit për Shqyrtim dhe ankesa? Sepse vendimi i tillë, është sa i turpshëm po aq i papranueshëm, sepse Dega në Zvicër ka organizuar Kuvendin Zgjedhor i cili e ka respektuar rregulloren dhe statutin e LDK-së, kurse Kryesia e LDK-së në Prishtinë vet nuk e ka respektuar rregulloren. E këtë e shohim se mos dërgimi i materialit është shkelje e rregullorës dhe statutit. Ata është dashur që kryesinë e re dhe z. Dibrani ta njoftojnë me shkrim arsyet pse nuk është pranuar Kuvendi. Po ashtu Hamëz Morina tha se duhet Haki Latifit ti thuhet që të ketë kujdes kur në deklaratat e tij i thekson emrat e kryesisë së kaluar, pasi Kuvendi i ka bërë ata aktivist të pavlefshme, por edhe nuk janë më pjesë e asaj kryesie. Sa i përketë komunikimeve ne duhet të insistojmë për rrugë zyrtare të komunikimit e jo nëpër mes mjeteve të informimit, kurse përgjegjësia duhet t’i takojë atij që ka gabuar, në këtë rast Kryesisë Qendrore. Kërkim falja është njerëzore!

Saim Tahiraj tha se Kryetari i LDK-së në Prishtinë është zgjedhur me aklamacion, ndërsa kryetari i Degës në Zvicër është zgjedhur me vota të fshehta dhe me kundërkandidat. 10 Nënëdegë i kanë bërë qëndrimet e tyre publike nëpër portale të internetit pasi gazeta “Bota Sot” si duket është kapur nga Isa Mustafa, kjo gazetë kohëve të fundit i ka bllokuar pjesën e reagimeve, deklaratave dhe fakteve përkitazi me procesin zgjedhor në Zvicër. Kështu gazeta Bota Sot, është vënë në shërbim të klanit politik të Isa Mustafës. Jemi kundër vendimit në Prishtinë dhe kundër Komisionit statutar që udhëhiqet a po dirigjohet nga vet Isa Mustafa, Ismet Beqiri dhe Agim Veliu. Këtu përpara jush pyeti se në emër të kujt flet Haki Latifi i cili nga kryesia e përbërjes së vjetër i ka vetëm 5 anëtarë të ish kryesisë së Degës.

Nazmi Peci: Isa Mustafa dhe të tjerët nuk kanë interesim me pasur Degë të LDK-së në Diasporë. Pyetja është se kush është fajtor për këtë gjendje? Rregullorja e përcakton se Kryesia ose i ngarkuari i Kryesisë e kontrollon procesin zgjedhor, mos dërgimi ose mos autorizimi i përsonit që duhej të vëzhgonte procesin zgjedhor edhe në Degët në Perëndim, si duket është bërë me prapavijë të qëllimshme. Në Zvicër dhe Gjermani janë zgjedhur njerëzit e papërshtatshëm për Isa Mustafa, prandaj janë anuluar kuvendet, por jo ta zëmë edhe për shtetet e Beneluksit. Kuvendi i Degës është plotësisht i rregull dhe konformë rregullores, por shihet hilja kur Degëve në Zvicër dhe Gjermani iu kanë caktuar vetëm nga 2 delegat në kohën kur dihet se numri i shqipatrëve në Zvicër është shumë i madh. Tani këtu mund të shtrohet pyetja pse diasporës nuk iu krijuan kushtet për të votuar?! Sigurisht faji bie mbi Isa Mustafën dhe klanin e tij, por jo i neve në diasporë. E ne, në asnjë rast të mos lejojmë të shuhet puna jonë 25 vjeqare. Madje për gjithë këtë punë askush prej nesh nuk e ka një falënderim nga kryesia qëndrore. Kjo flet mjaftë.
Po ashtu ne duhet të flasim zëshëm sepse zgjedhjet në Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, janë jo statutare dhe ne nuk duhet ti pranojmë si reale sepse sipas të gjitha gjasave një palë zgjedhje të tjera janë të pashmangshme.

Demë Jashari, tha se forma e komunikimit nga kryesia qendrore u bë vetëm përmes mjeteve publike, asnjë shkresë nuk e kemi, e keqja në këtë formë është mënyra selektive për dikë mirë e për dikë keq. Disa individ si bashkëpunues me Isa Mustafën nuk janë përfaqësues të denjë, ndërsa ne nuk informohemi zyrtarisht nga krysia qendrore. Forma përjashtuese është bërë tipar i LDK-së. E nëse në Kuvend do të fitonin njerëzit e Isa Mustafës, sigurisht nuk do të kishte reaguar as Prishtina. Në këtë rast mendoj se as kultura jonë nuk do të na lejonte t’i bënimi këto veprime kaq të ulta që po i bënë kunder nesh pala humbëse. As unë por as ju nuk do të kishit rënë në këtë nivel. Neve morali nuk na lejon me e uruar dikë dhe pastaj me e kontestuar sepse kjo sjellje është jonjerëzore.

Ndarja dhe fryma ndarëse e Isa Mustafës krijon një baraspeshë sepse ne jemi me kapital moral të madh. Në këtë situatë të ndjeshme nga Kryesia Qendrore vijnë mesazhe përqarëse e cila sikur e ka bërë pjesë e punës së saj. Tani na shfaqet dilema të vazhdojmë ose të ndalemi?! Unë personalisht jam me vazhduar edhe më me vrull se sa deri më tani. Kurrë nuk kemi marrë rrogë as përkrahje nga qeveria e atëhershme në ekzil, por nuk presim as tani ndonjë përkrahje edhe pse jemi shtylla më e rëndësishme në formimin e shtetndërtimit të Kosovës. Unë mendojë, por edhe kryesia e Nëndegës në Lozanë, se zgjedhjet në Degë dhe kjo kryesi janë legjitime. Kryesia e nëndegës në Lozanë dhe ajo në Morshe, e mbështet fuqishëm Degën e LDK-së në Zvicër dhe i aprovon të gjitha vendimet që i merr kjo kryesi e cila udhëhiqet nga Shefqet Dibrani. Bislim Hoxha, bëri apel që të kemi kujdes e të mos e shkapërderdhim anëtarësinë.

Dr. Shaqir Shala: Thyerja e parë në mes të LDK-së së Isa Mustafës dhe Degës së LDK-së në Zvicër është bërë që nga momenti kur ne 7 antarët e kryesisë kem dalë haptas me dekleratën se jemi për zgjedhje dhe reforma në LDK, e këto zgjedhje kemi pas thënë se duhen udhëhequr nga një grup tjetër e jo nga Isa Mustafa e klani i tij. Ajo ishte thyerja që vazhdoi dhe kulmojë me anulimin e Kuvendit të LDK-së në Zvicër. Kapja e strukturave të LDK-së don të thotë ngulfatje e mendimeve demokratike. Jam i pajtimit që zyrtarisht të fillohet me një dialog demokratik me gjakëftohtësi dhe largëpamësi duke i respektuar format bazë të demokracisë me argumente dhe fakte, ndryshe jemi të gatshëm të punojmë me anëtarësi siç unë kam vepruar. Sa i përketë nëndegës në Soluthurn mund t’u siguroj se i kam nënshkrimet e shumicës së anëtarësisë së nëndegës së LDK-së në Solothurn, prandaj edhe për këtë nëndegë të mos shpresoj grupi përqarës.

Shefqet Dibrani, tha se ne mund të veprojmë si të dëshironi, por unë nuk imponojë gjërat, asnjë vendim nuk e kam marrë krye më vete dhe as nuk do ta marrë. Më lejoni ta shpaloj një shqetësim: Deri sa Organizata LPK, për veprimtarët e vet ka bërë shumë, pasi shumë sish i ka bërë funksionar politik, i bëri komandant, të tjerët milioner, kurse tani veprimtarët e Fondit “Vendlindja Thërret” i shpalli veteren për angazhimin e tyre për 3 javë deri në 3 muaj, madje edhe sish nën moshën 15 vjeçare, Isa Mustafa as edhe një lëvizje nuk e ka bërë në këtë plan.

Sallah Januzi, u shpres se Kuvendi i Degës, ishte i rregullt, ndërsa ata që kanë duartrokitur janë persona me dy fytyra, si ka mundësi pa komunikuar me ne të vendos Prishtina. Nëndega e LDK-së në St. Gallen e përkrah fuqishëm Kuvendin e Degës në të cilin kanë votuar 96 delegat, vota ka qen bazë për të përcaktuar fitoren. Jan edhe incizimet në video, janë pjesëmarrësit e këtij kuvendi dhe pjesa dërmuese e delegatëve. Prandaj tha ai kërkojmë që të mos e keqpërdorin LDK-në ata që nuk kanë të drejt. Ata që janë hyrë dje e të tjerët që janë konvertuar këtyre ditëve?! Ndoshta është ana financiare që tashmë nuk vjen nga Diaspora, nuk ka moral dhe ne po keqpërdoremi në këtë situatë.

Qamil Çekaj, u shpreh se është e rëndësishme se kuvendi është legjitimuar nga ata që sot nuk e njohin. Ta zëmë tha ai, në hyrje të sallës jemi kontrolluar e legjitimuar nga Skënder Berisha i cili bashkë me Fadil dalloshin i kanë marrë nga secili delegatë nga 50 fr. Shtrohet pyetje kur kishte parregullësi pse nuk i kanë ndërpërer “parregullësitë?!” para se të fillonte kuvendi. Ndoshta është bërë ndonjë shkelje, por jam i sigurt ato nuk janë sa për ta lënduar procesin zgjedhor. Elementi i eliminimit komunist është metoda e kryetarit të tashëm në LDK z. Isa Mustafa. Unë kam qenë në 3% kur në vitin 1993 është eliminuar Nazmi Peci, po nga ky Isa Mustafë, që neve na pat kushtuar shumë. Dua të them se Isa Mustafa nuk merakoset fare se sa e dëmton LDK-në. Pra që atëherë Isa Mustafa e ka bërë thyerjen e LDK-së dhe Qeverisë.

Dhe ajo qeveri ka tentuar ti kishte njerëzit e klanit të Xhafer Shatrit, Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës nëpër komisione të 3%. Ne atëherë kemi besuar se do të kemi një Kosovë të pavarur, kurse diaspora të mbetej katalizator për ndryshime, por jo me metoda komuniste u shpreh ai. Ndërsa kryetari Shefqet Dibrani, është njeriu i rrallë, për të mos thënë i pari dhe mbase i vetmi që e ka mbrojtur Kryetarin Rugova atëherë kur të tjerët e shanin dhe e bënin tradhtar. Më kujtohet një detaj, kur Rugova ishte në Beograd, e kam pyetur Dibranin se çfarë mendonte? Ai më tha: “Do të rri me tradhtinë e Rugovës, por nuk dua të bëhem kurrë pjesë e patriotizmit të këtyre që po e shajnë dhe njollosin atë”. Kjo maksimë e Dibranit më ka shoqëruar vazhdimisht. Nëndega në St. Gallen, ku e ka bazën deleguese Sh. Dibrani, është stabile, me xhirollogari të hapur që në themelim, me veprimtari të bujshme, tubime e manifestime, konferenca e promovime librash, e kur dëgjoj shkarravina në rrjetet sociale nga rrugaç më vjen neveria. Tani e kuptojë ma mirë insistimin e dr. Shaqir Shalës për të mos lëshuar pe nga rregullorja e punës, e pse z. Haki Latifi nuk e mbështeti, e nëse atëherë ia kemi pa për të madhe duhet tani të besojmë se ai paska pasur shumë të drejtë.

Nga Saim Tahiraj, u shtrua çështja e mjeteve të bllokuara nga arkatari i Degës z: Fadil Dalloshi. Z. Tahiraj tha se në kuvend ishin 97 delegat të cilët kanë participuar në shpenzimet e kuvendit, andaj ish arkatarit, Fadil Dalloshit, duhet t’i bëhet e qartë se ato pare duhet t’ia kthen Degës, përkatësisht tek arkatari i tanishëm z. Ambroz Rrustemi.
Sabedin Bajrami, nga nëndega Bremgarten/ Wholen, tha se ka marrë pjesë në shumë kuvende të Degës, por Kuvendi i VIII-të ka qen shumë i rregullt. Në demokraci edhe fituesi por edhe humbësi duhet ta pranojnë rezultatin. Ne nuk mund t’i shterrim bisedat edhe nëse rrimi deri nesër, por për nëndegën tonë është kuvendi më i mirë që unë e mbaj mend, sidomos deri në momentin kur është zgjedhur kryetari.

Në kërkesën e të pranishmëve kryetari Shefqet Dibrani, bëri një sqarim: Për të biseduar me Haki Latifin është angazhuar Lulzim Maliqi nga nëndega në Zürich, por pa sukses, ashtu edhe Agim Fejza nga nëndega Gjenevë. Unë jam i gatshëm jo vetëm me Latifin por me kë të doni, sepse edhe ashtu z. Haki Latifi e kam ftuar për debat, për biseda, për dialog, por ai nuk ka kuraje për t’u ballafaquar me fakte, e për fat të keq vetëm me gjëra deklarative.

Osman Sheholli ishte më i qart: Kuvendi nuk ka vërejtje e çfarë është më e rëndësishme edhe 4 vjet nuk njohim tjetër kryetar përveç Sh. Dibranit. Me këta njerëz kam punuar që nga viti 1991, sidomos me Saim Tahirajn, në luftë e me armë në dorë, por më shqetëson se si mundet dikush të na akuzojë për antirugovian. Votën time Isa Mustafa e ka kontrabanduar prandaj jemi kundër tij dhe madje jemi penduar pse ia kemi dhënë votën Isa Mustafës. Ndërsa për ne ishte e pa qartë pse Nëndega e LDK-së në Schwiz i kishte vetëm tre delegat, kurse nëndega në Friburg 10 sish? Tani po e di pse?! Andaj një gjë dua t’ua them, se në Schwiz, një kanton malor, as miza e Isa Mustafës nuk do të depërtojë, pa le më këta servilët e tij, (ky fjalim krijoi të qeshura dhe u shoqërua me duartrokitje frenetike).

Mensur Kralani u shpreh se Rugovistët janë ata që e mbajnë fjalën.
Prek Buzhalla: Nga nëndega e LDK-së në Burgdorf tha se unë e Pjetër Zalli jemi kundër marifetit të një pjese të kryesisë së Burgdorfit që janë teze e tezaka dhe s’kanë gjë të përbashkët me demokracinë. Prandaj ne e përkrahim fuqishëm Kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër.

Hajdar Sadrija u shpreh se LDK-ja është në krizë. Ajo në zgjedhjet e ardhsme ka rrezik të mos kaloj as pragun zgjedhor. Ne nuk duhet dorëzohemi para Isa Mustafës. Në kohën e Rugovës edhe ai vet ka pasur probleme me të. Frakcioni në parti këtu në perëndim ka sa të duash, prandaj nuk ka të keqe që të ketë frakcion edhe në LDK, por kjo gjë duhet të thuhet haptas. Ai shtroi pyetjen nëse ka mundësi me ndikuar dikush nga ambasadat, që të bëhen zgjedhjet e reja brenda LDK-së.

Nazmi Peci: Ne nuk duhet të shpresojmë se Isa Mustafa ka me na pranuar neve, ne duhet të punojmë dhe të kërkojmë njohjen e fraksioneve edhe në Kosovë. Pastaj do të ishte mirë që ne të inciojmë krijimin e një Fondi, për ti ndihmuar financiarisht fraksionet, sepse pa mjete nuk mund të bëjmë gjë. Pastaj është mirë të nisim edhe një kallzim penal kundër Isa Mustafës për keqpërdorimin e 64 milionëve nga buxheti i Republikës së Kosovës. Sepse ato mjete nuk kanë qenë Fonde Humanitare për të përfunduar në UFORK?! Ato mjete janë keqpordorim i buxhetit të shtetit. Ku keni parë që bëhet shndërrimi i buxhetit të shtetit të Kosovës në Fond Humanitar siç ka ndodhur tek ne në Kosovë, kurse prokuroria e shtetit bënë sehir.

Me diskutimet e tyre kontribuan edhe Xhemajli Haxhiu, Muhamet Lekaj, Shefqet Krasniqi, Sabit Gecaj, Palush Thaçi, Bislim Hoxha e ndonjë tjetër
Një mendim i përbashkët ishte se reciproteti me Prishtinën duhet të respektohet. Aq sa na njohinm për aq edhe ne i respektojmë thanë të pranishmit të cilët Kuvendin e VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër, e konsideronin si të rregullt dhe përkrahnin Shefqet Dibrani, si kryetar legjitim i Degës së LDK-së në Zvicër.

Po në këtë tubim pat diskutime përkitazi me një dekleratë e cila tashmë ëshë bërë publike, sikurse që u folë për mbajtjen e manifestimit, kushtuar Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. Manifestim ky që do të mbahet më 28.06.2015 dhe do të jenë të ftuar personalitete të njohura të LDK-së dhe Kosovës.

Langendorf, 20.06.2015.
Nga procesverbali i mbledhjes!
Komisioni për Informim