“Vëllazëria shqiptaro-turke dhe kërcënimi nga turkofobët katolikë”

0
57

Koment dhe prova

Ne shkrimin e tij “Vëllazëria shqiptaro-turke dhe kërcënimi nga turkofobët katolikë” antishqiptari tyrksade Olsi Jazexhi shprehte me te drejte prokupimin e madh qe ka se shqiptaret e ne veçanti shqiptaret katolik po na i kundravehen politikes neo-otomane turke ashtu siç i jane kundravue nder shekuj, qyshe ne kohen e heroit kombtar te shqiptarve katolikut Gjergj Gjon Kastriotit.

“Vëllazëria shqiptaro-turke” asht e perbame nga ajo pjese renegate kuislinge e kristjanve shqiptar, te cilet kaluen nga ana e pushtuesit aziatik turk-osman me te cilin bashkepunuen per shtypjen e vllazenve te tjere shqiptar kryesisht katolik dhe ortodoks, por edhe kundra shqiptarve kristjan te konvertuem ne musliman nepermjet dhunes. Kjo pjese renegato-kuislinge perzjeu gjakun e paster shqiptar me aziatike e afrikan, te cilet i solli turku per te dhunue shqiptaret ne trojet e veta.

Rezistencen ma te madhe ne trojet shqiptare kundra pushtuesit turk-osman dhe veglave te tij e kan ba kryesisht dhe pa nderpremje shqiptaret katolik. Asht pikrisht kjo arsyeja qe ky bir renegatesh antishqiptar gjakperzjer Olsi Jazexhi, e ka mpreh tehun e vet kundra ajkes se shqiptarizmes shqiptare tue fillue nga Heroi kombtar katoliku Gjergj Gjon Kastrioti dhe deri tek te gjithe ato figura te shqueme katolike qe ndjekin mbrojtjen e shqiptarizmes ne kohet e sotme. Asht krejte logjike qe shqiptaret katolik te jene anti turq “turkofobë”, sepse keto jane ne trojet e veta dhe mbrojne trojet e veta nga pushtuesit e vjeter dhe te rij turq-osman.

Dy intelektual te sotem katolik si Ardian Ndreca dhe Romeo Gurakuqi e kan analizue hitorikisht damin e madh qe po i bajne popullit shqiptar keto turqo-fila mbeshtetes te neo-osmanizmit te kryeministrit turk Rexhep taip Erdogan dhe veglave te tij kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi, kryemyftiu i Kosoves Naim Terrnave dhe kryeministri i Shqipnise Sali Berisha.

Ne vijim po japim shkrimet e intelektualve shqiptar katolik Ardian Ndreca me titull“Kryeministri me gjak turk ndër vena” te botuar më 10 prill në MAPO ( http://www.mapo.al/2012/04/07/kryeministri-me-gjak-turk-nder-vena/ )si dhe te intelektualit tjeter katolik Romeo Gurakuqit me titull “Për një shtet demokratik, shekullor e të europianizuar” , botuar në gazetën Panorama më 13 prill. ( http://www.panorama.com.al/opinion/per-nje-shtet-demokratik-shekullor-e-te-europianizuar/ ):

——–

“Për një shtet demokratik, shekullor e të europianizuar”
http://www.panorama.com.al/opinion/per-nje-shtet-demokratik-shekullor-e-te-europianizuar/
ROMEO GURAKUQI
Neootomanizmi është sot më së shumti emërtim i medias, por jo vetëm sjellë në diskutimin publik të kohëve të fundit, krijuar në rrethanat e turbullirës së brendshme politike dhe të stopimit të ecjes integruese të Shqipërisë drejt hapësirës gjeopolitike perëndimore, krijuar në kushtet e ekzistencës së një disponibiliteti përulës e puthadorës në një spektër të rëndësishëm të politikës shqiptare ndaj segmenteve të dallueshme të qeverisjes aktuale në Republikën e Turqisë, dhe një prirjeje çorientuese të krijuar brenda shoqërisë shqiptare.

Në qoftë se kjo tezë do të gëzonte një përkrahje politike, të fshehur apo të hapur, dhe, për rrjedhojë, do të merrte një ton orientues në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme, ajo do të përbënte ogurin më të zi në jetën e shtetit tonë në këtë 100-vjetor të pavarësimit, pikërisht nga zgjedha hamidiane, sepse do të shkaktonte një çarje të thellë të brendshme, që mund të rezultojë e pariparueshme, brenda popullit tonë dhe qytetarëve të lirë të këtij vendi.

Në qoftë së kjo prirje politike, me funksionalitet teorik të brendshëm dhe të jashtëm, do të vendoset në veprim, ajo do të shkelë plotësisht dhe do t’i kundërvihet filozofisë që ka drejtuar Rilindjen tonë nacionale, filozofisë që ka ndërtuar bazamentin e shtetit shqiptar, që më kuadrin rendor institucional të krijuar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Dom Nikoll Kaçorri dhe patriotët e tjerë të mëdhenj të Vlorës 1912, pastaj me Statutin Organik të Mbretit të parë të shqiptarëve, Vilhelm Vid, kuadrit ligjor organik të Qeverisë së Durrësit, atij kuadri të dalë nga Kongresi i Lushnjës, kuadrit konstitucional të Monarkisë se kryesueme nga Ahmet Zogu e deri me Kushtetutën e vitit 1998.

Kjo rrymë do të mund të godasë para së gjithash prirjet e pacenueshme laike dhe shekullore të shtetit shqiptar, filozofinë albanianiste që ka orientuar të gjithë etërit e kombit e të shtetit tonë për nga toleranca dhe barazia e përfaqësimit të bashkësive tona kulturore në administratë e qeveri, orientimin europianizues dhe integrues të politikës së jashtme të shtetit shqiptar, do të jetë një shembull shumë i keq për Kosovën me demokraci të brishtë, dhe, mbi të gjitha, do të jetë pragu i një ballafaqimi të ftohtë të brendshëm, në mes atyre segmenteve të popullit tonë që syrin, zemrën dhe trurin e kanë pasur historikisht të hapur për kah liria adriatikase dhe joniane dhe çdokujt që mendjen dhe gojën e mban të lidhur me qasjen hamidiane dhe xhonturke të Davutoglusë

Historikisht, kjo qasje ishte harruar deri para pak kohësh në jetën politike shqiptare, për shkak se shpresa e madhe e publikut ishte e orientuar për nga Europa, për shkak se zhvillimi i Shqipërisë deri në fillimin e krizës ekonomike botërore ishte gjithnjë në ngjitje e në progres, për shkak se politika europiane dhe amerikane kishin shumë shpresë deri vonë në ecjen e pandalshme të Republikës sonë drejt bërjes një shtet serioz, me sundim të ligjit, që lufton korrupsionin e krimin e organizuar dhe orienton e konsolidon për nga e drejta sistemin e drejtësisë.

Ajo u shfaq, mediatikisht, por ndoshta edhe politikisht, pikërisht në momentin kur kriza ekonomike botërore ka hedhur shuplakën e saj të fortë edhe mbi ekonominë shqiptare, duke frenuar apo ngadalësuar çdo gjë në ecjen e saj, u shfaq kur i ashtuquajturi “ngërç politik” (që në fakt është një mbërthim hermetik frenues i klasës politike shqiptare, i përkundërt me parimet demokratike) ka stopuar përparimin e shtetit të së drejtës për kah sigurimi i lirisë së qytetarëve, për kah konsolidimi i ligjshmërisë dhe forcimi i parimit të ligjit të barabartë për të gjithë, për kah shkatërrimi i forcave korrupsioniste antishtet, për kah mbjellja dhe lulëzimi i farës së demokracisë liberale dhe orientimi për nga Adriatiku.

Do të duhej të ishte detyrë e klasës politike shqiptare sot, në këtë prag 100-vjetori të formimit të shtetit, të hidhte sytë për nga Austria, Hungaria, SHBA, Italia, Britania e Madhe etj., për të falënderuar ato shtete që kontribuuan në arritjen e kësaj dite për Shqipërinë dhe Kosovën, me një mesimnxënie serioze, demokratike, liberale e shekullare që do të krijonte besimin e mjaftueshëm që Shqipëria të mos ndalej në ecjen e saj drejt Perëndimit. Për fat të keq, kjo nuk ndodh qartë dhe pa mëdyshje. Nga ana tjetër, mbi kokën e trazuar të Shqipërisë së përçarë politikisht po hidhen shashka që mund të na ndajnë thellë kulturalisht, po hidhen hije harrese mbi gjakun e dëshmorëve të pavarësimit dhe shtetformimit të Shqipërisë dhe mbi vuajtjet e jetët e viktimave të pafajshme të krimeve të okupatorit.

Normalisht që e kaluara, në një vend europian, i lihet vetëm historisë së shkruar, njohjes së saj dhe historia e djeshme nuk do të duhet të asnjë mënyrë të ndikojë në marrëdhëniet bashkëkohore bilaterale. Por kjo nuk do të thotë që mbi shkrimin real të historisë të ushtrohet presion politik, aq më pak i jashtëm. Kjo nuk do të thotë që për qëllime imediate politike të risillet ndryshe nga realizmi, si alibi e kundërt me të vërtetën, sentenca e historisë së kaluar për publikun e shekullit XXI.

Është hera e dytë që në historinë 100-vjeçare të mbijetesës së shtetit tonë hija hamidiane i ofrohet si tendencë, si një provokim destabilizues, jetës sonë publike. Babai i parë i kësaj prirjeje ka qenë Esad Pashë Toptani, i cili u përpoq ta shndërrojë në linjë sunduese në shtet, qoftë në periudhën tranzitore tetor 1913-janar 1914, qoftë edhe në muajt e parë të mbretërimit të Princ Vidit, kur Esadi mbante njëkohësisht postin e ministrit të Brendshëm dhe atë të ministrit të Luftës. Ajo rrymë aso kohe ka qenë qartësisht otomaniste, reaksionare e tërësisht hamidiane, e cila kishte këto objektiva kryesore:

a) vendosjen e një princi otoman në fronin e Principatës së pavarur shqiptare;
b) formimin e një force të armatosur të komanduar prej oficerëve të importuar nga Stambolli dhe tërësisht të pavarur nga holandezët, të ngarkuar ndërkombëtarisht për krijimin e forcave të xhandarmërisë së shtetit shqiptar;
c) përjetësimin e gjuhës turke si gjuhë zyrtare;
d) përqendrimin e të gjithë pushtetit në duart e bandave të bejlerëve feudalë dhe krijesave të tyre, shtypjen e të gjitha lirive popullore, ndërtimin e gjykatave penale ushtarake dhe eliminimin, sa të ishte i mundshëm, të elementëve të krishterë nga administrata e shtetit shqiptar.

Ajo rrymë u ballafaqua ashpërsisht me rrymën e dytë kombëtariste, shekullore, demokratike dhe liberale, të promovuar në periudhën kur Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës ishte Ismail Qemali dhe më pas, nën Princ Vidin, nga pjesa e mbetur e kabinetit të Turhan Pashës, mes të cilëve dallohen trashëgimtarët e Frashërllinjve, Dr. Turtulli, Dr. Adhamides, Preng Bibdoda e të tjerë.

Kësaj rryme të dytë patriotike i përkisnin qartësisht edhe Abdi Toptani, Fadil Toptani, Aqif Pashë Biçakçiu etj. Arrestimi dhe largimi i detyruar prej Shqipërisë i Esad Pashës në maj 1914, vërtet e largoi politikisht këtë rrymë nga drejtimi politik i vendit, por nuk e shmangu dot farën otomaniste që ai kishte mbjellë në mjediset e paditura të Shqipërisë së asaj kohe, gjë që u shpreh krejtësisht qartë në lëvizjen otomaniste të Shqipërisë së Mesme që shkatërroi në themel shtetin e parë shqiptar në historinë bashkëkohore.

Në gjithë pjesën tjetër të historisë deri më sot, një qasje e tillë filo-otomane ka qenë e papërfillshme në nivelet drejtuese të jetës politike dhe publike. Sidomos për një seri rrethanash personale të Mbretit Zog, por edhe për shkak të largpamësisë së Tij dhe qasjes së personale laike dhe shekullore në shtet, kjo ndjenjë filo-otomane ka qenë inekzistente. Ai, në fakt, krijoi në shtet qartësisht të deotomanizuar, filloi dhe kreu procesin e europianizimit legjislativ e institucional të Monarkisë Kushtetuese shqiptare, ruajti në mënyrë të drejtë raportet shekullore të shtetit, pa arritur gjithsesi të shkojë drejt qasjes parlamentare dhe liberale. Mbi të gjitha, Republika e Turqisë, e drejtuar nga figura e ndritur e historisë së saj moderne, dhe jo vetëm, Mustafa Qemali ka qenë shembulli më i qartë i orientimit të një vendi me trashëgimi hamidiane për kah deotomanizimi, modernizimi dhe europianizimi e, për rrjedhojë, çdo suport i jashtëm nga politika turke mbi klasën politike shqiptare ka qenë mungues në sensin filo-otoman, deri vonë.

E gjithë pjesa tjetër e jetës shtetërore, politike dhe publike në Shqipëri është zhvilluar pa hijen hamidiane mbi krye. Periudha diktatoriale shërbeu në fshirjen e çdo suporti të këtij lloji por, nga ana tjetër, ajo periudhë shmangu vendin nga zhvillimi progresiv perëndimizues, i filluar në vitet 1920 dhe 1930. Shqipëria e post 1990-s u gjend e zhveshur nga pëlhura identitare demokratike, liberale dhe europiane dhe rruga drejt Europës për këtë vend ka qenë e mbetet e vështirë për shkak të varfërisë së njeriut të ri shqiptar dhe diletantizmit dhe përkuljes së shpeshtë që klasa politike e paorientuar qartë strategjikisht, bën sa herë që gjendet në vështirësi financiare dhe në izolacione politike nga Perëndimi.

Shqipëria është themeluar si një shtet laik, shekullor. Që me Statutin Organik të vitit 1914 dhe në vijim në aktet e tjera konstitucionale vijuese është theksuar laiciteti i shtetit, që përbën një aksiomë ligjore të pacenueshme dhe formative. Historikisht klasat politike e këtij vendi deri më 29 nëntor 1944, janë kujdesur të ruajnë strikt, krahas laicitetit, edhe përfaqësimin e balancuar të bashkësive kulturore në administratën e lartë shtetërore dhe në organet themelore të shtetit (një ligj zakonor konstitucional që nuk do te duhet asnjëherë të harrohet). Vendosja e diktaturës komuniste zhbalancoi frikshëm këtë përfaqësim krahinor dhe kulturor brendashqiptar.

Me gjithë përpjekjet shumë pozitive të bëra për ta rivendosur këtë strukturë përfaqësuese në periudhën 1992-1997, në kohën vijuese udhëheqësitë post 1997, sidomos në mandatin e dytë të PS e pas, e kanë lënë në harrese këtë detyrim zakonor konstitucional të pashkruar të shtetit shqiptar. Rivendosja e balancës përfaqësuese në parametrat ekuilibrues realë në të gjitha hallkat e drejtimit të shtetit dhe qeverisë është një trashëgim që na e kanë lënë etërit e mëdhenj të kombit tonë, është një detyrim ndaj publikut shqiptar, është një angazhim serioziteti ndaj Shtetit dhe pjesë thelbësore e angazhimit politik europianizues.

*Instituti i Historisë Bashkëkohore, Universiteti Europian i Tiranës

Publikue në: http://kosova.albemigrant.com/?p=7245