Vehbiu vëren një gabim në logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë

0
61

ResPublica.al, 5 korrik 2012

Në një shkrim të tijin në blogun Peizazhe të Fjalës, Arddian Vehbiu rreshton tri rrethanat e përdorimit të gërmës së madhe:

“1. Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e të dokumenteve hirstorike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të rnonumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese)

2. Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare

3. Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide të caktuar.”

Na i ka sjellë në vëmendje këto rregulla për të përligjur një kritikë të tijën të natyrës po gjuhësore ndaj logos së kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë. Vehbiu thotë se “mbishkrimi në këtë logo (shih foton që shoqëron këtë shënim) përmban një gabim në përdorimin e shkronjës së madhe: nuk ka asnjë arsye që fjala vjet të shkruhet Vjet.

Shkrimin e mbyll me frazën “qofsha i gabuar për të gjitha!”, por këtë mbyllje e bën, jo ngaqë është i pasigurtë, por ngaqë don të lozë pakëz me pasigurinë e tij (është lojë që ndjell simpati kjo). Të gjitha gjasat janë që të mos jetë hiç gabim.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/07/04/shkronjat-e-shtetit/

E.G.