Nga Kolec Traboini, 30 shtator 2013
Merret vesh prej një lajmi që nxjerr gazeta “Dielli” në Nju Jork se: “Me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, një përfaqësi e Vatrës u takua më 26 shtator, në orën 3 pasdite, në hotelin “Four Seasons” me Kryeministrin e Shqipërisë. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, sekretarja Nazo Veliu dhe editori i Diellit, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë, Dalip Greca. Kryeministri shoqërohej nga Ina Kuka dhe Shefi i Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha”.
Çfarë të bën përshtypje nga ky lajm dhe çfarë në të vërtetë ka ngjarë në komunitetin shqiptar në Nju Jork që të vijë Kryeministri i Shqipërisë e shoqata e shqiptarëve “Vatra” të mos denjojë ta presë me iniciativën e vet apo siç ka qenë gjithnjë protokolli të shtrojë një drekë mirëseardhje për nder të tij, përkundrazi është Kryeministri ai që paraqet dëshirën për t’i takuar.
Për një njeri që nuk i njeh problemet e “Vatrës”, ky përbën një skandal dhe një turp njëkohësisht, por për një njeri që i di problemet dhe i njeh ata që kanë drejtuar këtë mikro- shoqatë prej 20 vitesh, nuk është çudi, por vazhdë e një politike të mbrapshtë që “Vatra” të bëhet një qendër e manipuluar politikisht.
Si qendër politike, “Vatra” e ka pozicionuar veten ashpër që me marrjen e saj nga Bostoni e vendosjen në Nju Jork prej Agim Karagjozit, i cili e ka ruajtur figurën e vet në këtë shoqatë me xhelozi dhe ka arritur ta manipulojë në dy dekada si një pronë private. Madje edhe tani kur në krye është vënë një person tjetër, ndiqet po ajo politikë që e përcakton “Vatrën” një krah të politikës shqiptare.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Sali Berisha të ketë shkuar në Nju Jork e të mos e kenë pritur me pompë. Kjo për arsye se Agim Karagjozi e ka parë “Vatrën” si një batalion sigurimi i Sali Berishës dhe këtë të fundit e ka pasur gjithmonë idhull të vet.
Përkundër kësaj, asnjë pikë e statutit të “Vatrës”, të themeluar nga Konica e Noli si dhe atdhetarë si Kristo Floqi, Ilia Tromara, Naun Çere, Kristo Kirka, Llambi Çikozi, Josif Pani e të tjerë, nuk thotë që “Vatra” është një forcë politike, por se është një shoqatë atdhetare e kulturore.
“Vatra” nuk ndan, por bashkon. Por me ardhjen e Agim Karagjozit në krye dhe vetëzgjedhjeve të tij spektalolare në dy dekada, “Vatra” u bë një krah politik i Sali Berishës.
Ky ka qenë dëmi më i madh që i është shkaktuar ndonjëherë komunitetit shqiptar të Amerikës.
Ne e dimë shumë mirë se nën kujdesin e “Vatrës” dhe të disa shoqatave të tjera, festimet e Ditës së Flamurit janë bërë me këngë greke dhe me orkestrën “Ta pedhia” në mënyrë të përvitshme në Boston, Uorçester e gjetkë derisa erdhi reagim nga ana jonë në një botim të vitit 1998.
Pra, siç shihej, e kishin më të lehtë të puqeshin me grekët se sa shqiptarë me shqiptarë.
Këtë politikë ngatërrestare ne emigrantët e rinj e kemi ndjerë sapo jemi gjendur në Amerikë. Ndërsa komuniteti nuk kishte asnjë problem në mes vedit për shkaqe politike, ata që krijonin hendeqe qenë pleqtë që kryesonin shoqatën “Vatra”, që u bënë shpirti i përçarjes.
Mbase jo me ato përmasa, por kjo frymë vazhdon.
Edhe në takimin që u zhvillua me iniciativën e Kryeministrit, u ndje fryma disi prepotente e drejtuesve “të rinj” të “Vatrës” si të ishin ata kërthiza e botës, ku i paraqitnin Kryeministrit të porsazgjedhur një sërë kërkesash absurde, më së shumti ideologjike e politike duke i thënë se: “E konsiderojmë shumë të rëndësishme shkëputjen nga trashëgimia e diktaturës së kaluar, tepër prezent në jetën publike dhe politike në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht në Shqipëri” e retorika të tjera boshe si kjo.
Siç duhet, aludimi është i qartë. Këta njerëz që e drejtojnë “Vatrën” si një fermë politike as që e kuptojnë se Edi Rama as ka të bëjë me komunizmin.
Edi Rama ka qenë ndër antikomunistët e parë në vitin 1990-1991 kur në mitingun para stadiumit “Qemal Stafa”, ku kam qenë i pranishëm si organizator, e akuzoi komunizmin për gjithë mjerimin e madh që i kishte sjellë popullit shqiptar. Ishte fryma më progresiste pro-europiane e shfaqur në publik.
Prandaj na duken anakronike kërkesat e tyre politike kur këto kërkesa shumë mirë mund t’ia bënin jo Edi Ramës, që nuk ka qenë asnjë ditë të jetës së tij komunist dhe është pro- perëndimor, por së pari Sali Berishës që ka qenë 24 vjet komunist fanatik dhe sekretar partie e për më tepër i akuzuar publikisht si bashkëpunëtor me organet e sigurimit të diktaturës në dënimin me vdekje (kthyer me dënim të përjetshëm) të antikomunistit Hysen Shoshori.
Por këtu në rastin e krerëve të rinj të “Vatrës” me mentalitet të vjetër ka një skenar, janë pjesë e klanit në të cilin mjerisht është përfshirë shoqata “Vatra”.
Këtë shoqatë e sundon fryma e vjetëruar e dalë boje e Agim Karagjozit, ashtu siç Partinë Demokratike e ka gjunjëzuar edhe sot e kësaj dite fryma prepotente e kultit të Sali Berishës.
Kam folur e shkruar për “Vatrën” plot herë, që këtu e 15 vjet më parë në Boston.
Në atë kohë kam bërë përpjekje bashkë me Sotir Panin e Agron Alibalin dhe kisha biseduar edhe me Anthony Athanas-in në zyrën e tij në restorantin “Pier Four” për ngritjen e një dege të “Vatrës” në Boston që në atë kohë, por thënë hapur ka pasur një pozicion politik të Agim Karagjozit si kryetar, i cili e konceptonte “Vatrën” si një pronë personale me frymë berishiste, prandaj dhe ne u larguam, të paktën unë.
Me gjithë thirrjet që ju kam bërë në shtyp, nuk ka qenë e mundur të ndërrojnë kurs. Edhe tani ndodh e njëjta gjë për shkakun se këta drejtues “të rinj” që janë vënë, vazhdojnë frymën përçarëse të Agim Karagjozit dhe të pleqve të “Vatrës” që nuk arrijnë të kuptojnë se shoqëria shqiptare ka ecur përpara e nuk ka mbetur rob e Mukjes së vitit 1943 ku u ndanë shqiptarët në mes vedit tragjikisht.
Është koha që “Vatra” të punojë për bashkim e jo për përçarje. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë e si i tillë duhej nderuar e pritur në një drekë mirëseardhje nga “Vatra”.
Është i pafalshëm dhe i shëmtuar ky akt ku Kryeministri detyrohet t’i kërkojë takim krerëve të “Vatrës”.
Gjithsesi kjo nismë është në nderin e Kryeministrit dhe vizionit të tij modern që i tejkalon hatërmbjetjet dhe ndasitë dhe mendon për ata që na bashkojnë si shqiptarë.
Por gjithsesi duhej të ndodhte e kundërta, “Vatra” ta priste e t’i shtronte drekën e mirëseardhjes. Mjerisht këtij mentaliteti pleqëror, frymëzuar nga Agim Karagjozi, i mungon edhe etika e mirëseardhjes.
Ndërsa Sali Berishën që ka vrarë 4 shqiptarë të pafajshëm para zyrave të tij e presim me brohori. Edhe sot po të shkojë, e presin si një hero, anipse është vrasës.
Kjo më bën të mendoj se kjo “Vatër” nuk është e shqiptarëve sepse punon siç dëshirojnë të na shohin armiqtë tanë.
Ne duam “Vatrën” ku Noli e Konica, pavarësisht prej bindjeve politike, të jenë bashkë e jo të ndarë e përçarë. Është koha e bashkimit të shqiptarëve! Amen!
Nje ze per te cilin ka nevoje Shqiperia.Jam i sigurte se, keshtu si une, shume te tjere qe e lexojne kete artikull, e urojne dhe e pershendesin perzemersisht zotin Traboini. Pergjat ketij 20-vjeçari e kemi pare qe zeri i shoqatave, organizatave apo komuniteteve shqiptare jasht, pegjithesisht ka rene ndesh me opinjonin e gjere shqiptar. Per kete edhe shtypi konstruktiv, tek i cili opinjoni i gjere gjen veten, ka qendruar goje mbyllur per te mos prekur edhe sentimentet e bashkeatdhetareve, por ka edhe diçka tjeter: keto organizata apo vatra, duke patur qytetarine amerikane, kane marre autoritetin per te kualifikuar “komunist i rrezikshem, spiun i sigurimi, antishqiptar e te tjera, e te tje”. Populli thote mos hifsh ne goje te horrit. Pozicionimi i tyre i njeanshem e gati klientelist ndaj politikes, i prezanton ato sikur e duan pak Shqiperine, (sa per interesat e veta) qe e duan pak atdheun (sa per interesat eveta) ahe aspak shqiptaret, sepse shqiptaret nuk i don as Sali Berisha-“idhulli” i tyre. Mbase ne kete pike kane gjetur veten. Edi Ramen nuk e ftuan, por beri nje gjest fisnik, u trokiti ne dere, i sajdisi si shqiptari- shqiptarin.(Nje plak i urte do te thoshte:Edi Rama ndau me nje gjest se ç’eshte fisnikeria dhe jo fisnikeria) Sali Berishen e kane pritur krah hapur. Le ta presin prape. Korbi dashurohet me korbin, nuk dashurohet me pellumbin. Ne traditen shqiptare ka qene dhe eshte: kur dikush te troket ne dere per “sajdisllik”, eshte nder dhe respekt i madh, aq me teper Edi Rama u trokiti ne dere ne emer te 1-miljon shqiptareve qe e kane votuar e u tha tungjatjeta. Por çfar pergjigje respekti etiko-moral mori prej tyre? I gjuajten me “gure” se u kish ngele hatri per nje pizeveng konsull qe e hoqi. Pizevengu gjen strehe te pizevenget. Ai, po te kishte nje gram dinjitet moralopolitik, qysh diten e pare, duhej te dorehiqej, por ai nuk eshte as sa thembra e kepuces e Pellumb Xhufit, i cili ka dhene nje shembull te tille si ambasador. Kur pash editorialin e “Diellit” gurin qe gjuajti zvaraniku Greca, thashe: sorra paska gjete çerdhe ku te kaka-rise.
Comments are closed.