Valentin Bruçaj: Vëllazëria e Berishës me Turqinë, tentativë për të ndryshuar kursin politik të Shqipëris

0
93

VALENTIN BRUÇAJ

Sa herë flitet që shqiptarët jane vëllezër të një kombi tjetër, si për konçidencë ky komb është gjithmonë Turqia. Pamvarsisht diferencave racore në mes shqiptarëve të bardhë – europian dhe turqeve – mongol, preferohet gjithmonë e më shumë që ti mëshohet teorisë së kësaj vëllazërie. Arsyeja është ajo që ka qenë përgjatë gjithë historisë pesëqindvjeçare; besimi i perbashkët islam.Teoria e re neo-otomane është e ndërtuar mbi bazat se, vëllezër duhen konsideruar vetëm ata popuj dhe ata individ që i përkasin këtij besimi.

Në bazë te kësaj teorie, thuren ëndërra, ringjallen fantazma perandorake, krijohen konfederata në mes shtetesh, në rastin tonë në mes Turqisë, Bosnies, dhe shqiptarëve të Ballkanit, ku asnjë prej ketyre faktorëve nuk i lidh asgjë mes njëri-tjetrit përveç se një pjesë e tyre i islamizoi Perandoria e vjeter Osmane. Deri tani këto teori kanë kaluar në heshtje sepse promovuesit e tyre nuk janë marrë asnjeherë seriozisht, në sajë të antishqiptarizmit të tyre. Por nga momenti që teoria e vëllazërisë ngrihet në këmbë edhe nga politika, do të thote se fantazmat nuk janë krejt të padukshme, ato janë duke u shndërruar në një realitet të prekshëm dhe imponues.

Sa më shumë që kerkohet t’i abinojnë shqiptarët si filoturk, aq më shumë vllazëria me Turqinë tingëllon fallso, e shëmtuar, hipokrite. Asgjë nuk mund t’a rend të qendrushme një teori që ndërtohet mbi baza të paqëndrueshme historike. Në Europë, shumë popuj kan prejardhje të njëjta kulturore dhe etnike por asnjëherë nuk konsiderohen vëllezër. Spanjollët, portugezet, italianët dhe francezët janë të gjithë popuj latin, që po të duam të ndjekim me ç’do kusht logjikën e vëllazërisë ata janë me të vërtetë vëllezër të të njëjtit gjak, ku edhe gjuhët që flasin rrjedhin nga latinishtja dhe janë shumë të ngjashme me njëra-tjetren, por më të shumtën e rasteve konsiderohen kusherinjë.

Po ashtu mund të thuhet për gjermanët e anglezet, pasi i perkasin fiseve dhe kulturës së njëjtë anglosaksone, për të përfunduar me sllavët e lindjes. Në shume raste, gjatë historisë, këto kombe ishin agresor ndaj njëri-tjetrit, shpesh herë edhe e pushtuan njëri-tjetrin, por këto luftëra i konsiderojnë si pjesa më e zezë e historisë së tyre, dhe në asnjë moment agresionet apo pushtimet nuk i rendin këta popuj vëllezër, përkundrazi, luftërat kanë kontribuar negativisht në ftohjen e vëllazërive të vërteta.

Shqiptarët, gjinetikisht por as kulturalisht nuk janë pjesë e asnjë grupi kulturor ose gjuhësor, nuk jane as vëllezër me latinet, as me anglosaksonët, as me sllavët, është e pashpjegueshme si mund të jenë vëllezër me nomadët mongol. Eshtë tejet poshtëruese që sot pas 100 vitesh pavarësi, shqiptarët ndihen ende të kercënuar dhe kerkohet t’u imponohet me ç’do kusht teoria se, se pushtuesi ynë më i eger është vellai jonë më i afërt.

Deri këtu problemi është historik dhe paradoksalisht ndoshta është aspekti më pak e rëndësishëm e kësaj çështje. Aspekti kryesor i kësaj çështje është politik, dhe deklarata e Berishës nuk duhet parë vetëm si deklaratë përsonale. Natyrisht se deklarata e Berishës është një deklaratë edhe përsonale, dhe sikur Berisha mos t’i perkiste besimit musliman nuk do të kishte bërë kurrë një deklaratë kaq të papërgjeshme, por kjo deklaratë duhet parë në kontekstin politk.

Vëllazeria e Berishës me Turqinë nuk është thjeshtë mëndimi përsonal i kryeministrit, por kursi i ri politik i Republikës së Shqipërisë. Dështimet e njëpasnjëshme për marrjen statusin e vëndit kandidat, dhe mosvullneti politik për të plotësuara kushtet që u ka vënë Europa, klasa politike shqiptare tenton të zgjedhë rrugën me të shkurter; t’i bashkangjitet ëndërres së re neo-otomane dhe të bëhet pjesë e një federate të re islamiko – ballkanike. Pjesë e kësaj federate do të jetë edhe vëllai tjetër i Edoganit, Hashim Thaçi.

Federata me Turqinë është më e lehtë se antarsimi në BE. Turqia nuk ka kushte të vështira, nuk kërkon të luftohet korrupsioni, nuk kërkon zhvillimin e reformave, nuk lyp qe te respektohen te drejtat e njeriut, as të respektohen pakicat etnike dhe fetare, sepse ajo është shkelësi me i madh i tyre në Ballkan dhe Europë. Kërkesat e Turqisë ndaj politikës shqiptare janë të thjeshta dhe realizohen me pak mundim. Ato përqëndrohen në pak pika; mjafton të ndërtohet ndonjë xhami më shumë nëpër Shqipëri, në fund të fundit paratë i paguan ajo, ndonjë investim me leverdi si në rastin e Albtelekomit, dhe shqiptarët të pranojnë se Perandoria Osmane nuk ishte një pushtues por thjeshtë bashkëjetuam për pesëqind vjet si vëllezër të të njëtit gjak.

Për plotesimin e këtyre kërkesave, politikanët shqiptar nuk kanë nevojë të bëjnë sakrifica përsonale dhe as t’u nënshtrohen “diktateve” të Brukselit. Pastaj kur bëhet fjalë për kërkesat e Turqisë, politika shqiptare ka dëshmuar se ka një kohezion të përsosur qeveri-opozitë, si në asnjë rast tjetër. Si për magji zhduken të gjitha mosmarrëveshjet, “interesat” e kombit vihen në plan të parë të axhendës.

Edi Rama, për të dëshmuar se nuk drejton një forcë destruktive që në mungesë të ideve din vetëm të bojkotojë parlamentin, në kohën kur ishte kryebashkiaku Tiranës, propozoi dhe miratoi projektin për të ndërtuar në mes të Tranës një qendër gjigandeske logjistike islamike, më të madhen në Ballkan duke i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë një imazh islamik që në të vërtetë nuk e ka. Po ashtu Luli, politikani i gjeneratave të reja, veproi me të njëjtin kohezion, vendosi te ndjek rrugën e paraardhësit të tijë me moton e re politike që, nuk duhet shkaterruar puna e paraardhësit, edhe se kjo vlen vetëm në rastin konkret.

Jo gjithmonë politika shqiptare ka pasur një vizion te qartë në qasjet e saj politke me Perendimin, sidomos Partia Demokratike e Berishës. E shkuara e saj, jo gjithmonë ka qënë koerente me politikën që ka propaganduar. Po të kthejmë kokën prapa e të shikojmë politikën e ndjekur nga kjo parti, e kaluara e saj ka më shumë hije se dritë në kontekstin e mardhënieve me Perëndimin. Vëllazëria e Berishës me Turqinë, nuk fillojnë tek frazat pak elegante të Stambollit, ato i kanë rrënjët që nga koha e Ministrit të Brëndëshëm Bashkim Gazidete që Ministrine e pati shndërruar në një xhami. Nga koha kur Shqipëria hoqi vizat për të gjithë shtetasit e vëndeve islamike, dhe nën petkun e investitorëve apo misionarëve humanitar qe shndërruar në një “tokë të pa zot”.

Në sajë të këtyre politikave, duhet kujtuar se në vitin 1997 mes Tiranes dhe Uashingtonit pati pothuajse një krizë të rëndë diplomatke. Bile ende sot Berisha pret të bëjë një vizitë zyrtare në Uashington, pas atyre të Rames e Spahiut, por ftesa po vonon te vijë. Veprimet e Berishës sot, janë vazhdimi i rrugës që u ndërmor pas anatrsimit në Konferencën Islamike, anatrisim ky që nuk ishte një gjë e rastit por një projekt afatgjatë për t’iu bashkangjitur orientit fondamentalist. Projekt që pati një ndërprerje të shkrurtër në vitin 1997 pas presionëve te larta te perëndimoreve dhe rrëzimit të rregjimit që kishte ndërtuar Berisha.

Shqiptarët e zgjodhën Berishën kryeministër, sepse ai u premtoi atyre se do të luftonte kurrupsionin dhe do të kryente reformat për të antarsuar vëndin në Bashkimin Europian. Politika e Berishës në këtë drejtim falimentoi, si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe në marrjen e statusit të vëndit kandidat. Kur një klasë politike dështon dhe zhgënjnen elektoratin, nuk mbetet gjë tjetër vetëm t’u lirojnë vëndin të tjerve, jo të tentojë të ndryshojë kursin politik në vazhdim. U takon shqiptarëve të zgjedhin në mes Perëndimit e Orientit, jo politikës.

Politikanët duhet të jenë të vetëdishëm se karriget shtetërore ku janë te ulur, janë mandati që shqiptarët u kanë dhënë per të realizuar aspiratat e tyre, jo t’a konsiderojnë Shqipërinë një pronë personale që mund t’a përdorin sipas qefeve te rastit. Nga të gjitha sondazhet që janë organizuar në të kaluaren rezulton se 99% e shqiptarëve janë pro antarsimit në Bashkimin Europian. Një fakt që meriton më shumë vëmëndje nga politika.

Berisha u pati premtua shqiptarëve se 100 Vjetorin e Pavarsisë do t’a festonin si shtet kandidat për t’u antarsuar ne BE, në mungesë të këtij premtimi, do t’u sjellë kryeministrin e Turqisë, Rexhep Erdogan. Natyrisht nuk ka asgjë të keqe që kryeministri i Turqise të festojë pavarsinë e shqiptarëve nga Perandoria Osmane së bashku me shqiptarët, por me prokupon fati i Gjergjit Kastriotit.

Fatos Nano kur ishte kryeministër, për t’i krijuar një atmosferë sa më të përshtatshme kryeministrit turk dhe nga frika se prezenca e tij mund të tmerronte “mikun” nga Anadolli, e hoqi fare nga zyra e tij. Nuk do të habiteshim nëse edhe në këtë rast do të krijohej ndonjë komision parlamentar për të verifikuar ligjshmërinë e bustit që ndodhet në sheshin kryesor të Tiranës.

Meqë aty e vunë komunistat, dhe me moton e famëshme berishiane se, duhet shkatërruar ç’do gjë komuniste, mund të përfitohet t’a largojnë përkohësisht, gjoja se e ka ndërtua Enver Hoxha por në të vërtetë për t’i krijuar kushte më të mira Rexhepit kur të vijë për të festuar Pavarsinë tone prej tij. Në 100 Vjetorin e Pavarsisë, nuk mund të kishe menyre më të mire se kjo për të festuar lindjen e shtetit shqiptar. Pastaj edhe Gjergji është i lodhur me nderime hipokrite dhe fraza retorike. Në të vërtetë asnjëher nuk është ndier rehat afër minares që ka aty afër, tani që pritet të ndërtohet një më e madhe se ajo e sulltanit, do të zbresë ai vetë nga kali dhe do të shkojë tek busti i tij në Romë apo Budapest, ku ajri është më i mirë dhe ndoshta edhe mirënjohja shumë me e madhe