Vajza e Topallit në shtëpi me qera paguar nga ambasada

1
56


Nga TemA

Vajza e Kryetares së parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka jetuar në Strasburg si studente në një shtëpi, e cila ishte marrë me qera nga përfaqësia jonë në Strasburg. Një burim i gazetës Tema nga Strasburgu, i ka raportuar dje gazetës se “vajza e Znj. Topalli gjithashtu ka banuar ne një shtëpi te paguar nga Ambasada jone në Strasburg.

Për ketë gjë asaj i është bërë një emërim formal si ndihmëse/sekretare (administrative) në Ambasadë. Nuk e di nëse është paguar për ketë “punë”, por është fakt qe mund te verifikohet, se te paktën 2 vjetet e fundit te shkollës, ajo ka banuar ne një apartament te marrë me qira ne emër te Ambasadës sonë dhe te paguar nga buxheti i Ambasadës.”

Kjo e thellon edhe më tej skandalin e nepotizmit dhe përdorimin e pushtetit për ndere familjare nga shumica e sotme.

Sipas dëshmisë që vjen nga një burim i përfaqësisë sonë në Strasburg për gazetën Tema, largimi i saj për në Paris, ka kushtëzuar emërimin e të fejuarit të saj në ambasadë, me qëllim që të vazhdohej të paguhej qëndrimi i saj. Gazeta Tema njoftoi dje se i fejuari i vajzës së zonjës Topalli, një këngëtar i ri, Luiz Ejlli, është emëruar në ambasadën shqiptare në Paris edhe pse arsimimi i tij lë për të dëshiruar dhe se emërimi është bërë jashtë standardeve profesionale, që aplikon qoftë dhe formalisht Ministria e Jashtme.

Tani qe vajza ka shkuar nga Strasburgu ne Paris për te kryer studime master, u gjet përsëri një mënyrë që shpenzimet e strehimit te saj të paguhen me paratë e taksapaguesve, ketë here duke punësuar te dashurin e saj me te cilin ajo bashkëjeton ne shtëpinë e paguar nga Ambasada.

1 COMMENT

  1. Esht per te ardhur keq per opoziten, si ne shqiperi ashtu dhe ne kosov, se cfar fjalori perdorin banal. nuk e di a mendojn se edhe ata kan qen pjes e qeveris se me hershme, e nuk punun asgje dhe kushdo qe vjen ne qeveri nuk mun me ban ma shum, se shqiptaret jan te lindur per hajni dhe te gjith e kan nje enderr, qe te pasurohen mbrenda nate pa punue. hahahahah

Comments are closed.