Dionis Xhafa
Bota është shumë interesante në kokën e çdokujt, pasi secili ka një këndvështrim të ndryshëm rreth botës ku jetojmë çdo ditë.
Një moment mjaltues në të gjithë ne është ai që ne e quajmë “Inspirim”, një nga ata ndjenja që të fal një fuqi të jashtëzakonshme frymëzimi pezull.
Të gjithë e kemi ndjerë atë moment kur një frymë na zë grykën dhe që vazhdon e rritet, e rritet, e rritet, si një moment që na zë ëmbël frymën, si një habi e vërtetë nga fuqia që fal një moment frymëzimi i tillë, që na lejon, që në shpirtin tonë të ndizet një pasqyrë e një universi të ri.
Është një proces interesant. Dje u frymëzova keq fare, aq sa në sfond përpara meje mu shfaq një vizion i qartë, që më vërtitej përreth.
Vetë procesi është një proces që vërtitet herë rreth magjisë e herë rreth mrekullisë së një çasti që shkrep një ide, që mund të mos ketë ekzistuar asnjëherë më parë.
Ky është pushteti i emocionit, frymëzimit dhe mrekullisë së çastit, që arrin të çlirojë idealizmi i burgosur në mendje.
Ndonjëherë një moment i tillë vjen përpara gjumit ose në ëndërr, që të fundos e të zhyt thellë në një botë të mrekullueshme imagjinare.
Në momentet frymëzuese e sipër është një mendje që punon ndryshe, një emocion që dehet dhe luan si në një cirk lojrash dhe që kënaq shqisa, e të dhuron ndjesi të forta emocionale!
Pas përhumbjes së këtij momenti dhe kur sillesh në perceptimin e realitetit, kupton sa e bukur është imagjinata, universi tjetër që arrijmë ta shijojmë pa e prekur, por duke përdorur një forcë akoma edhe më të madhe, magjinë e frymëzimit në një univers imagjinar!