Uidhers, në Vlorë me Kadarenë. Titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” e merr edhe Ramush Haradinaj

0
61

ResPublica.al, 22 nëntor 2012

Në ceremoninë e dhënies së titullit Qytetar Nderi i Vlorës, Withers nuk do jetë vetëm. E përditshmja DITA raporton në numrin e sotëm se edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare do jetë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën ceremoni për të marrë gjithashtu titullin Qytetar Nderi i Vlorës. Në datën 24 në Vlorë do mbërrijë edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt. Haradinaj ëshët personaliteti i tretë këtë nëntor që do marrë nga Bashkia e qytetit të flamurit titullin në fjalë. Titulli për Haradinajn, do tërhiqet nga bashkëshortja e tij – sipas gazetës.

“Ambasadori Withers do të qëndrojë në rezidencën e ambasadorit Arvizu gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri – shkruan DITA. Xhon Uidhers (John L. Withers, II) ka qenë ambasadori i dymbëdhjetë i SHBA-së në Shqipëri. Ai u emërua në korrik të vitit 2007 dhe qëndroi deri në gusht të vitit 2010. Re.Pu.