Udhë të mbarë, dallëndyshe! – poezi nga Gjin Musa

0
40

Udhë të mbarë, dallëndyshe!

Gjin Musa

Larg në Jena të Gjermanisë
shkova i tretun, mërgimtar
në dhe të huej si rob i zanë
pa ditë gjuhë, pa njohë njeri.

Dola lart mbi një kodrinë,
pyje te larta, plot gjelbërim
dora e zotit dhane bekimin
sa ndryshim me vendin tim.

Larg e hodha unë vështrimin,
mbushun plot me lot lot dhe vaje
vendin tim ku e kam lanë?
Ku janë Thethi e Jezerca,
Ku asht Shkodra me kalanë?

Për hava vjen nji dallnyshe…

– Ndal, i them,- dallnyshe e mirë,
a thue në Shkodeër je tuj shkue?
shko dallnysh’ pra fluturim,
Falë me shëndet ti vendit tim,
Kështu dhe Mjeda pati shkrue…

Jen-Gjermani