U shënua 20-vjetori i themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare”Kadri Zeka” në Nurtingen-Kircheim-Teck

0
97

Luan (Asllan) Dibrani

Ishte ditë e shtune që u mbajt një tubim impozant në Kircheim-Tek ,në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorin e lirisë Kadri Zekën me te cilin rast u kremtua 20-vjetori i themelimit të SHKSH-së ”Kadri Zeka”. Shoqata Kulturore Shqiptare “ Kadri Zeka” është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë, në një kohë qe Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv në forma ma barbare, qe e mbante atë popull nën reprezaljet ma ç’njerëzore me gjak e hekur?

Mërgata punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit tonë si dhe ndihmonte popullin moralisht e materialisht që të mos gjunjëzohej para okupatorit në Kosovë. Në shenje revolte nga një grup iniciatorësh dhe veprimtarësh, qe ju printe zoti Xhafer Leci, u themelua ky klub qe mori emrin e njërit nga dëshmorët e kombit Kadri Zekës, tash Hero i Kosovës.

Pamje e nxënësve të Shkollave shqipe të Shtutgardit me rrethinë me arsimtarët Zejnije dhe Zeqir Asllani, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA” të shoqëruar me një grup veprimtarësh, aktivistesh, publicistëve dhe gazetarëve në këtë takim.

Kryetar i parë i SHKSH”Kadri Zeka ” ishte Faredin Emërllahu më vonë Xhafer Leci, Ekrem Përçuku, Arban Hoxha, Skënder Agushi, dhe sivjet ne zgjedhjet e fundit kryetari aktual është Taxhidin Bakiu.
Moderatoret e këtij takim i ishin dy të reja, Valesa Asllani dhe Saranda Elezaj, qe edhe hapen programin me këndimin e himnit kombëtar, por ftuan edhe për një minute heshtje, për te rënët e lirisë.
Në skenë u ftua grupi vallëzues “Migjeni” i cili u prezantua me një valle nga trevat tona shqiptare, me çka nuk munguan duartrokitjet e gjata frenetike. Pastaj u ftua në foltore zoti Taxhind Bakiu, kryetar, aktual i Shoqates “Kadri Zeka” me te cilën ju drejtua masës me sa vijon;

(Të nderuar bashkatdhetarë, mysafirë të ftuar,familje të heronjve Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në emër të shoqatës dhe në emrin tim personal ju përshëndes dhe ju dëshirojë mirëseardhje në Manifestimin e 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare Kadri Zeka në Nürtingen).
“Përshëndesim zotërinjtë mesa vijojnë dhe vazhdoj qe ti përshëndes me radhë” :
(- Zotin Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e të Huajve në Mannheim.

-Zotin Ramiz Dërmaku, ish i burgosur politik, veprimtar, dhe gazetar.
-zotin Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe anëtar i kryesisë se
Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani.
– Zotin Nami Ramadanin, bashkëveprimtar i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Kolë
– Zotin Merturi bashkëpjesëmarrës në demonstrata me vëllazëritë Gërvalla dhe Kadri Zeka,Faredin -Emërllahu, veprimtar dhe kryetar i parë i Shoqatës“Kadri Zeka.

– Zotin Hasan Qyqalla, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani.
– Zotin Zef Prenka, veprimtar dhe Administratori i portalit ”Rrezore”
– Zotin Muhamet Hoxhaj, veprimtar dhe drejtues i Revistës elektronike „Kosovari Media”,
– Zotin Nue Lekaj, veprimtar i çështjes kombëtare.
– Arsimtarët e shkollës shqipe nga Göppingen-i, Magjistër z. Mazllum Hasimja ish mësimdhënës në -Universitetin e Prishtinë-s dhe Sylë Syla).

Zoti Taxhind Bakiu, kryetar, aktual i Shoqatës Kadri Zeka
Pastaj përshëndetje iu bëri edhe përfaqësuesve të Klubeve, dhe shoqatave me delegacionet e tyre qe ishin prezentë në këtë takim. Ishte një kënaqësi t’i sheh të gjithë të bashkuar të qetë, unik dhe të devotshëm për çështjen kombëtare qe bijtë e vetë t’i përkujtojnë t’i duan pa dallim bindje krahinore, lokale, partiake apo fetare.

Zoti Taxhind Bakiu vazhdoj ma tutje duke i përshëndetur veç e veç :
(Skënderbeg Klaiqi-n, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Klubeve, shoqatave dhe shoqërive për Republikën e Baden Württemberg-ut.

Jahja Gashi, Kryetar i Shoqatës, „Nëna Terezë“në Göppingen.
Afrim Sylejmani, Kryetar i Shoqatës, „Bardhosh Gërvalla“në Ludwigsburg.
Vitor Spaqi, Kryetar i „Qendrës Kulturore Shqiptare”, në Stuttgart.
Abaz Imeri, Kryetar i Këshillit Organizativ në Heilbronn.
Arben Berisha, kryetar i Klubit futbollistik, “ Kosova” në Bernhausen.
Sheremet Pantina, Kryetar i Shoqatës, ”Iliria“ në Heidelberg.
Hazir Beqaj, Kryetar i Shoqatës,” Malësia” në Hechingen.
Besim Prenqi, Kryetar, Halil Zemaj sekretar dhe Ibrahim Ukëhaxhaj, nga Shoqata, „Atdheu“në Schwäbisch Gmünd).

Grupin vallëzues dhe arsimtarët ( Zejnie e Zeqir Asllani, nga shkolla shqipe “Migjeni”me mësim plotësues në Stuttgart, dhe këngëtarët Bujar Osaj, Suzana Jashanica dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj).
Matutje tha se letra përgëzimesh na kanë arritur nga;( ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli,Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Izmi Zeka, nip i Kadri Zekës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin z.Skënder Xhakaliu, Ambasadori i Shqipërisë në Moskë z.Sokol Gjoka, cili vite më parë ka qenë musafirë në tubimet tona, nga Ambasadori i Shqipërisë në Bern të Zvicrës, z. Mehmet Elezi, nga Kunsulli i Kosovës në Stuttgart, z. Faket Kajtazi, nga ish e fejuara e Kadri Zekës, zonja Saime Isufi, nga Kryetari i Shoqatës “Isa Boletini” në Sindelfingen, zt. Brahim Halimi, etj përfundoj ndeër të tjera zoti Taxhind Bakiu duke ju dëshiruar çaste te këndshme te pranishmeve.

Pastaj u ftua ne skenë zoti Xhafer Leci kryetar nderi i shoqatës “Kadri Zeka” që ta paraqes raportin e një historiku të gjatë mbi veprimtarinë e shoqatës “Kadri Zeka ” nga

Xhafer Leci kryetar nderi i shoqatës “Kadri Zeka në shpalimin e historikut të kësaj SHKSH “Kadri Zeka” në Kircheim-tek data e themelimit deri me tash. Ai shpalosi meritat e një serë aktivitetesh qe ka kryer ky klub si i veten, por edhe duke përfshirë një bashkëpunim edhe me shumë klube dhe shoqata tjera kulturore që gravitojnë në Gjermani.

Ai ceku edhe rolin e këtij klubi në mbarëvajtjen shumë vjeçare që dha në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës sa ishte nën okupimin serb etj. Zoti Leci ishte njeri nder themeluesit e këtij klubi , qe në shenjë nderimi , kryesia e kësaj shoqate i dhuruan një dhuratë simbolike, një pendë, si sugjerim për vazhdimin e të shkruarit edhe ma tutje si publicist.
Nga moderatorët u ftuan edhe disa veprimtar, publicist dhe përfaqësues shoqatash ta përshëndesin masën siç ishin:

Pamje e diskutuesve nga ky takim i këtij përvjetori Hasan Qyqalla, Tefik Ramadani, Ramiz Dermaku, Asllan Dibrani, Vitor Spaqi, Skënderbeg Klaiqi dhe Fahredin Amerllahu.

Faredin Emërllahu, kryetar i parë i shoqatës, zotin Tefik Ramadani, zotin Asllan Dibrani, zotin Skënderbeg Klaiqi zotin Vitor Spaqi që të gjithë i përshëndeten të pranishmit duke ju uruar mbarëvajtje të matutjeshëme kësaj shoqate, punë të mbarë qe u përmenden disa aktivitete, por edhe e nderuan këtë figurë të kombit qe dha kontribut të madh në internacionalizimin e çështjes së Kosovës deri në minutën e fundit qe u godit në pritë dhe u vra mizorisht nga dora e zezë e Beogradit!…

Pastaj kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve, Artisteve dhe krijuesve shqiptarë zoti Hasan Qyqylla, recitoj poezinë ”Grushti i Dhimbjes”, Po me një poezi doli edhe Ramiz Dërmaku, i cili e recitoj me titull”MARTIRËVE TË LIRISË”

Grupi recitues nga shkolla “Migjeni” u prezantua me disa recitime nga Shkollat shqipe të Shtuttgardit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije dhe Zeqir Asllani. Paraqitja e tyre me program kulturo-artistik me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA”ngjalli atmosferën me një defilim shumë artistik qe ngacmoj ndjenjat e shumë kujt qe ishin në sallë. Vargjet e këtyre aktorëve të rijë i përcollën me lot në sy nga shumë të pranishëm . Shkolla shqipe mori pjesë edhe me Ansamblin e valleve shqipe ´´MIGJENI´´. që u prezantuan me vallet të ndryshme shqiptare.

Nxënësit e Shkollave shqipe të Stuttgartit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije dhe Zeqir Asllani, u paraqiten me program kulturo-artistik me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së “KADRI ZEKA”.

Grupi recitues u paraqit me poezinë: “Trojet etnike shqiptare”Në përbërje të grupit ishin këta aktorë apo recitues mbresëlënës, Adrian Zylfijaj, Saranda Elezaj, Drin Shabani, Lumturije Osmani, Leonora Osmani, Rina Osmani, Kaltrina Elezaj, Kosovare Kastrati, Valdrin Asllani si dhe Valesa Asllani.

Më pastaj në skenë u paraqiten: Drin Shabani me poemën kosovare “Jam Shqiptar, Kosovar” Saranda Elezaj me monologun “Për flamurin kombëtar”Valdrin Asllani me monologun” Dheu i Kosovës”qe zëri i tij, pos qe ishte i ngritur dhe u ulur sipas rrëfimeve skenike ai artin e vet e ngriti me një qëndrim shume natyral. Këta vogëlush do të jenë pasqyra e aktit dramatik shume shpejt edhe jashtë kufijve të Baden- Wurtembergut
Këtë tubim për fund e shoqëruan edhe këngëtarët e mirënjohur; z.Bujar Osaj, me zonjën Suzana Jashanica dhe, instrumentistët vëllezërit Gjocaj, të cilët vazhduan programin me këngë të ndryshme deri në orët e vona.

Bujar Osaj këngëtar i cili beri një atmosfere festive te shoqëruar edhe nga publiku.
Pamje e pjesëmarrësve në takimin 20- vjetori i themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”
Pamje e pjesëmarrësve në takimin 20- vjetori i themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”
Pamje e pjesëmarrësve në takimin 20- vjetori i themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”
Pamje e pjesëmarrësve në takimin 20- vjetori i themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”

Foto-Reportazh nga Kircheim-Teku-Shtutgard Shtator 2012