Per dijeni: Kryeministrit Edi Rama
Ministrit te punve brensheme z. Saimir Tahiri.
Gjin Musa
Eshte nji lajm trondites por i vertetë.
Ne se nji i ri shqiptare qe i ka kaluar te 18-tat dësheron te shkoje ne Itali, fillimisht i duhet te sigurojë dokumentet e garancisë!
Dogananieret e qeverisë aktuale me sa duket nuk e njofin liberalizimin e vizave?
Me paturpesinë ma te madhe i mbajne peng pasagjeret, duke kerkuar qiqrra ne hell.
Tani mesuam se u dashka edhe nji leje nga komuna perkatese e qytetit apo zones ku jeton i afermi ne Itali.
Ne cilin ligj te emigracionit ekziston kjo mase shternguese,kure eshte bere liberalizimi i vizave.
Keto veprime bien ndesh me sandartet e bashkimit Europian,bolle qendruam ne izolim!per kete ju votuam
te na riktheni masat shternguese te levizjes se lire.
Policia doganore po perbadhet me nji pune te rendomet( gjoja po focojme kufit).
Dikur na kerkohej nji dokumente nga komuna perkatese ketu ne Itali ne se do sidhnim nji te aferm ne Itali per vizite tek njerëzit e vetë.
Liberalizmi i vizave nenkupton levizjen e lire dhe te pa kushte nga shteti Shqiptar,c’do qytear qe ka nji paaporte biometrike ka te drejten e liris te shetis ne vendet shengen.
Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet gjerat po ndryshojne jo per mire, doganat le te behen fre e bllokimit te krimit dhe te droges,jo te qytetareve te thjeshte qe duan te vizitojne njerzit apo miqet e vete.
Kerkohet bileta vajtje ardhje nji veprim i pa pergjegjshem, ne shumicen e rasteve biletat jua presin ata qe i presin si vizitor.
Biletat jane nder ma te shtrejtat ne Europe, nderkohe qe ekonomia shqiptare eshte ne kolaps te vertet.
Doganjeret dhe policia doganjere kerkojn edhe nji shume te hollash! sa qesharake po aqe e turpsheme per nji shtet si i joni,ku fukaralleku e ka zymetuar jeten.
Po cili eshte ai shqiptare qe niset sote per nji udhtim jashte vendit niset pa patur te sigurte se ku shkone?
Te ketilla veprime vetem acarojne situaten dhe rritet pakenaqesia ndaje qeveris aktuale,kete ta dije mire kryeministri Rama dhe ministri Tahiri, shqiptaret nuke munden te penalizohen sote pase 23 vite demokraci.
Veprimet e koheve te fundit ne pikat kufitare te shqiperis po kethehen ne pika debati te nxeta,kethehen qytetar te cilet udhtojne per teke njerzit e vete, nji veprim i pa pergjegjshem dhe i turpshem per qeverin.
Dogana ka te drejten legjitime te kontrolloje vertetesin e dokumentit (pasaportes)po se ku shkone qytetari kjo nuke eshte pune e doganave.
Doganat te kontrollojne dhe te identifikojn personat me precedent penal, po qytetaret e thjeshte me leke apo pa leke duan te levizin te lire,sipase konventes nderkombetare te levizjes se lire.
Ne su juve z. Kryeminister jeni ne dijeni te ketyre veprimeve dhe heshtini !po gaboni rende, pakenaqesia e popullit sa po vjen dhe rritet, une jam socialist, po jo me te ketilla veprime dhe masa shternguese.
Ekonomia e familjeve shqiptare eshte e mjeruesheme!
Le te jemi realiste,sepse ekonomia sa po vjen dhe vishtersohet,c’fare te keqe ka ne se nji i ri gjen nji pune per dy muaje psh.ne Itali dhe e shfrytezon kete levizje per te ndimuar familjen?
Juve si qeveri duhet te lehtesoni levizjen e njerzeve,jo ta penalizoni keshtu kure pa punesia eshte plage e dites.
Permes ketije shkrimi ju drejtohem juve z. kryeminister, juve z. minister i brenshem zbllokoni situaten e censurimit te levizjes se lire.
C’do dite qe kalone me keto veprime staliniste, pakenaqesia rritet, populli ju votoje per nji jete ma te mire dhe per tu integruar ne Europ si qytetar te denje te nji vendi Europian.
Levizja e lire eshte nji norme themelore e demokracis, mos e cenoni me censura burokratike, ju shohim çdo dite se si po punohet ne pikat doganore te shtetit Shqiptar.
Europa nuke mashtrohet ne emer te censures, kohet kane ndryshuar, se bashku me kohen kane ndryshuar edhe proceset demokratike ne Shqiperi, njerzit jane ndergjegjesuar se c’fare do thote levizje e lire.
Cdo veprim i kundert vetem shton paknaqesin dhe krimin… kete poe beni ju pushtetare te rilindjes me veprimet tuaja te pa precidencë.
Doganat rrethoni me lela me gjemba ose lejoni njerzit te levizin te lirshem,ne te kundert populli do te dije ta thote fjalen e vete. Durimi ka kufi.