U NDERUA FIGURA E MIKUT TË MADH TË SHQIPTARËVE – I LUMTURUARI PAPË GJON PALI II

0
61

REPORTAZH NGA FESTIVALI XI I IMAZHIT SHQIPTAR:

Si zakonisht, festivali u mbajt me slloganin tradicional të Forumit Imazh&Media JAM SHQIPËRI – KOMBI SHQIPTAR IMAZHI IM. Në qendër të vëmendjes, në festivalin e sivjem të Imazhit Shqiptar, ishte figura e ndritshme e të Lumturuarit Papë Gjon Pali II. Në mesin e shumë akademikëve shkencëtarë, letrarëve, gazetarëve, profesorëve, ishin të pranishëm e folën edhe recensentët e librit, Visar Zhiti e Dr Dom Lush Gjergji, gazetarja veterane e RTSH-së Elsa Xhai, e cila kishte transmetuar plot 17 orë atë ditë pranvere të vitit 1993, kur Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë, si dhe ipeshkvinjtë kosovarë – Arqipeshkvi i Tivarit Imzot Zef Gashi, ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji dhe ipeshkvi i Sapës Imzot Lucjan Avgustini. Pastaj kryetari i Forumit Imazh&Media, Doc Dr Astrit Memia, laureatëve ua dërëzoi çmimet vjetore të Imazhit Shqiptar, në mesin e të cilëve – Papa Gjon Pali II, post mortum IMAZHI I AMBASADORIT SHQIPTAR NË BOTË, që e pranoi Arqipeshkëvi i Tivarit Imzot Zef Gashi dhe Udhëtarëve të Flamurit, që në 100 Vjetorin e Pavarësisë udhëtuan këmbë Gjilan – Vlorë, Çmimin Kalorësit e Flamurit, që e pranoi flamurtari Ekremn Avdiu nga Gjilani. Festivali ishte i pasur edhe me vallëzime të bukura të Federatës së Dansit Sportiv, me moton Imazhi im Shqipëria.

Shkruajnë: Eneida OSMANI & Engjëll KOLIQI
Tiranë, dhjetor 2013

 Pamje nga festivali: kryesia e punës – Anton Quni, Visar Zhiti, Dr Dom Lush Gjergji, kryetari Doc Dr Astrit Memia, Rrustem Berisha dhe Engjëll Koliqi

Të mërkurën e bekuar të 18 dhjetorit, në sallën Dr Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në Tiranë, u mbajt festivali i XI-të i Imazhit Shqiptar, organizuar nga Forumi Imazh&Media, drejtuar nga Kryetari Doc Dr Astrit Memia. Sikurse festivali i IX, parvjet në Durrës, edhe ky i njëmbëdhjeti i Imazhit Shqiptar, iu kushtua promovimit të veprës letrare të shkrimtarit tashmë të mirënjohur e të respektuar, Engjëll Koliqi. Kësaj radhe festivali u hap me promovimin e librit të këtij autori “Miku i Madh i Shqiptarëve” – i Lumturuari Papë Gjon Pali II.
Në kryesinë e punës së këtij sesioni të Festivalit të Imazhit Shqiptar, ishin: kryetari Doc Dr Astrit Memia, komandantët e Brigadës 138 Agim Ramadani – Rrustem Berisha dhe Anton Quni, recensentët e librit që u promovuar – Visar Zhiti e Dr Dom Lush Gjergji dhe autori i librit Engjëll Koliqi.
Në hapje të festivalit të sivjemë foli kryetari Memia, i cili mbasi referatit hyrës të Imazhit Shqiptar, foli për biografinë dhe krijimtarinë e autorit të librit që promovohej. Po japim në vazhdim thekse nga fjala e Doc Dr Astrit Memia.

Doc. Dr. Astrit Memia hap festivalin dhe flet për autorin e librit Engjëll Koliqi-n

Të nderuar diplomatë, historianë, analistë, përfaqësues të trupit diplomatik, miq e dashamirës të shqiptarizmës dhe të vlerave globale! Jemi bashkuar sot në këtë festival, për të dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj. Sot do të dëshmojmë kontributin e madh dhe të pamohueshëm që kanë dhënë jo vetëm personalitetet, intelektualët e figurat e këtij kombi ndër vite, por edhe punën e madhe që ka bërë Forumi Imazh & Media, për nxjerrjen në pah dhe vlerësimin e tyre. Ky forum, pas një turneu të gjatë i cili ka zgjatur me aktivitetin e tij artistik gjatë gjithë këtij viti dhe ka përshkuar qytete si: Gjakova, Durrësi, Korça, Tetova etj., vjen sot në kryeqendrën e gjithë shqiptarëve për të kurorëzuar gjithë punën e tij. Gjithashtu jemi mbledhur sot për të promovuar edhe veprën më të fundit të botuar nga shkrimtari, prozatori, Engjëll Koliqi, monografinë “Papa Gjon Pali II, Mik i Madh i Shqiptarëve”, i cili është një ndër kontributorët kryesorë të ngritjes së vlerave vizionare për bashkim kombëtar.
Forumi “Imazh & Media” është një forum që ka për qëllim: integrimin e vendit në strukturat euroatlantike e organizma të tjerë rajonalë, si dhe në Bashkimin Evropian. Në interes të paqes globale, punon për profilizimin dhe profesionalizmin e personave fizikë, juridikë dhe të individëve në përputhje me kërkesat e kohës. Forumi “Imazh & Media” në edicionin e parë, në edicionin e dytë, në edicionin e tretë, në të katërtin, të pestin dhe në edicionin e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar Imazhi Shqiptar, në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011 ka evidentuar vlerat e “Imazhi shqiptar dhe identiteti kombëtar, në kushte dhe shanse të reja historike, në epokën e globalizmit”.
Forumi “Imazh&Media gjatë aktiviteteve të tij në Maqedoni, Kosovë, Selanik si dhe në tre edicionet e tjera; në të parin tek Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (dhjetor 2006), në të dytin tek QNK “Arbnori” (dhjetor 2007), në të tretin, në Pallatin e Kongreseve (nëntor 2008) dhe ne te IV-tin te (Teatri Kombetare i Operas dhe Baletit, (dhjetor 2009) ka patur një vlerësim të madh nga publiku . “Imazhi Shqiptar” shërben edhe si një promovim i anëtarësimit të Shqipërisë në Nato dhe aspiratës tonë për t’u integruar në BE.
Po ashtu ky rast do të jetë dhe një tentativë reale për të paraprirë autenticitetin, pavarësinë e teknologjisë dhe shprehjes së artit dhe kulturës sonë kombëtare. Sfidat dhe vështirësitë e elitarëve për t‘u integruar në institucionet, politikat shoqërore dhe ekonomike përbën një nga mesazhet kryesore dhe objektivat e forumit.“Promovimi i vlerave elitare dhe Strategjitë e punësimit” janë një rëndësi mjaft e madhe për kulturën shqiptare, për diplomacinë, për politikën, dhe për median. Ne veçantinë e tij ky forum evidencon integrimin e elitarcve nc: politikë, diplomaci, art, kulturë, etj. Forumi Imazh&Media ka zhvilluar dhjetëra simpoziume dhe konferenca shkencore, promovime librash, revistash, gazetash dhe dokumentarësh.
Duke folur për Engjëll Koliqin, libri i të cilit u promovua, kryetari Memia, ndër të tjera ka thënë se ky shqiptar i devotshëm, i kërcënuar me burg të gjatë e të rëndë nga pushtuesit serbianë, në pranverën e vitit 1990 është detyruar të ikë nga Kosova dhe ka emigruar në Itali, ku më së shumti ka ushtruar detyrën e gazetarit – së pari redaktor në programin shqiptar të Radio Vatikanit, pastaj korrespondent i RTSH e më vonë i RTK nga Italia. Ka bashkëpunuar edhe me tradiotelevizionin shqip të Maqedonisë dhe me radiotelevizione të tjera private. Koliqi ka shkruar në shumë gazeta, në Kosovë, në Shqipëri, në diasporë, edhe në gazetat italiliane, sidomos gjatë kohës së luftës në Kosovë. Pasi që tregoi se rreth 40 vjet autori është marrë me veprimtari kulturore e patriotike., në atzdhe e në mërgim, tha se Engjëll Koliqi deri më tani ka botuar 14 libra, në katër gjuhë, që nga vëllimet poetike, deri te librat publicistikë e eseistikë. Së shpejti del romani i tij i parë, ka thënë Dr Memia.
Pastaj fjalën e kanë marrë recensentët e librit, Visar Zhiti dhe Dr Dom Lush Gjergji. I pari ka folur mjeshtëri i madh dhe i pazëvendësueshëm i letrave shqipe, Visar Zhiti, i cili librin e ka cilësuar të një rëndësie të veçantë dhe me vlera shumë të mëdha.
Ndër të tjera z. Zhiti ka thënë se ky libër që po përurojmë është një vepër e mirëpritur dhe me vlera, e duhur dhe me rëndësi, shpalosëse dhe përmbledhëse njëkohësisht, një jetë dhe një vegim, një arritje e madhe botërore dhe një pasqyrë për të – kështu do të doja të thoshim për librin e ri “Miku i madh i shqiptarëve” të studiuesit dhe krijuesit Engjëll Koliqi.
Personazhi i tij, Papa Gjon Pali II, Karol Vojtila, është një nga personalitetet më të mëdhenj të kohërave, që bashkë me heronj të tjerë, i dhanë fytyrë tjetër shekullit XX, atë që dëshirohej, për të qënë nga ana e duhur e historisë, nga liritë dhe të drejtat e kombeve dhe njerëzve, nga morali kolektiv dhe mirësitë mbarënjerëzore, nga kujtesa gjenerale me vizione të së ardhmes, kundër dhunës dhe tiranive të ngritura në sistem, kundër mureve që ndajnë njerëzit midis tyre dhe njeriun me Zotin, duke u ngritur kështu në lartësitë e shenjtërisë. Është një punë e madhe, e hatashme, më përkushtim e meçuri, që pa luftë dhe lumenj gjaku të rrëzoje perandorinë komuniste, e cila erdhi me revolucione të tmerrshme dhe shtua me luftë botërore. Në këtë bëmë të dëshurar nga popujt, për të cilën u sakrifikua shumë, është dhe dora e shenjtë e Papa Gjon Palit II.
Libri “Miku i madh i shqiptarëve” është, po aq sa biografik, edhe rrëfim i bëmave dhe i arritjeve, i sakrificave dhe i urtësisë sublime, kronikë dhe kronologji e jetës së Papa Vojtilës, i udhëtimeve brenda dhe jashtë vetes, me frymën e Tij pannjerëzore dhe të perëndishme, i një dashurie aktive, në veprim.
Autori gjithsesi është përqëndruar dhe në hulumtimin e asaj ane aq të rëndësishme për ne, në lidhjet e Papa Vojtilës me popullin shqiptar, marrëdhëniet me shtetin e tyre dhe me atë që do të shpallej si shteti më i ri në botë, të dyja të një kombi, pra me Shqipërinë dhe Kosovën, me krerët e shquar e të përbashkët, së pari me Nënë Terezën, me të cilën ka bashkëpunuar, ia dha mundësitë, pasi ia kuptoi flatrat, që më pas do ta lumturonte po vetë.
Po kështu autori na ritregon për vizitën historike të Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali II në Tiranë dhe Shkodër, rënien e Tij më gjunjë dhe puthjen e tokës tonë sapo zbriti nga qielli, ishte e fundmja rënie më gjunjë e Papa Vojtilës mbi tokë, pritjen madhështore, takimet me njerëzit, besimtarët, me Presidentin Berisha, vlerësimet që i bën Shenjtéria e Tij kishës shqiptare, martirizimit të saj, për besimin që ngjall, po kështu dhe takimet me Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, lutjet për një Kosovë të lirë, takimet me shërbesarë, por dhe me ata të Radio-Vatikanit, seksioni shqip, që në ditët më të vështira, morëm prej tyre shpresë fshehurazi, teksa denonconin të keqen e deri dhe tek dhuratat që Dom Lush Gjergji i ka dhënë Papës, “Mesharin” tonë apo librin e tij për Nënë Terezën në gjuhën polake…
Dhe ky Papë, që kur Shqipëria ishte nën diktaturë, në bregun përballë lutej për të me lot në sy. Eshtë fakt se shqiptarët kanë zgjedhur në rrugëtimin e tyre anën e duhur të historisë, pavarësisht se pësimet kanë
qënë të rënda dhe ndëshkuese, por që meritojnë gjithsesi shpërblim.

 I Madhi Visar Zhiti flet për librin e Koliqit

Pra me të drejtë monografia e parë për Papa Gjon Palit II, e shkruar nga një shqiptar, titullohet “Miku i madh i shqiptarëve”, siç u cilësua nga pritësit e tij në Shqipëri. Dhe është rastësi e bukur, nëse mund ta quajmë kështu, që autori i librit ka emrin ungjillor Engjëll dhe mbiemrin Koliqi, si të kardinalit të parë shqiptar, që kaloi një kalvar të tmerrshëm nëpër burgjet e komunizmit, por që nga ky Papë u përzgjodh dhe shelbua.
Libri ndërkaq është dhe një homazh i përbashkët i shqiptarëve, mirënjohje dhe vlerësim për një mik të madh e të përbotshëm, nderim ndaj së mirës, që duke dalë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e bën dhe më të vyer duke i dhënë dhe simbolikë të dyfishtë. Libri ka vlera të qëndrueshme dhe shërben për informacionin, datat, bëmat e një jete të madhe të një njeriu të madh dhe për kumtet dhe porositë që përçon, për falje dhe kujtesë, për mirëkuptim dhe ringritje, për paqe dhe një jetë me kuptim dhe me besim, me virtyte njerézore e të perëndishme.
Pavarësia, identiteti ashtu si liria, mëçuria dhe mirësitë kuptohen dhe mbrohen nga njerëz të pavarur, të lirë, të mënçur dhe të mirë dhe me identitet dhe njerëzit e tillë u përkasin popujve të tillë. Çdo popull është njeri, çdo njeri është popull.

Pastaj fjala i kalohet recensentit tjetër, Dr Dom Lush Gjergji (Vikar Gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës, i cili ndër të tjera thotë:

 Edhe Dr Dom Lush Gjergji e vlerëson lartë librin e Koliqit

Ky studim dhe botim i mirëfillët ndriçon jetën dhe veprën e madhe të të Lumit Papës Gjon Pali II në dimensione familjare, thirrjes dhe shërbimit të tij meshtarak, ipeshkvit ndihmës në Krakovë, pjesëmarrësit në Koncilin e Dytë të Vatikanit, emërimit kardinal, zgjidhjes së tij të papritshme në Selinë e Shën Pjetrit. Sidomos theksohet dhe paraqitet me porosi dhe fotografi dërgimi i tij apostolik gjatë pontifikatit vërtet unik në historinë e Kishës katolike, mirëkuptimi dhe përkrahja e gjithanshme ndaj popullit shqiptar, si dhe ndaj shumë popujve të ndrydhur dhe të shtypur.
Jeta dhe vepra e tij është aq e madhe dhe domethënëse, sa që vështirë mund të gjejmë ndonjë emërtim të thjeshtë dhe të përbashkët për ta vlerësuar dhe cilësuar atë. Pendat më të ngritura, regjisorët dhe kamermanët e afirmuar dhe të spikatur, gazetarët, publicistët, krijuesitë e profileve të ndryshëm në Papën Gjon Pali II kanë pasur një Protagonist të shkëlqyeshëm për frymëzim, një figurë të madhe për zbërthim, një shembull të prekshëm për modelimin e njeriut dhe njerëzimit të ri.
Edhe Engjëll Koliqi i bashkangjitet kësaj “aradhe”, dhe disi dëshiron ta lajë borxhin e madh të Shqiptarëve, siç e quan ai ndaj “Miku i madh i Shqiptarëve”, për kujdesin e tij atëror, guximin e tij të profetik dhe biblik për ta luftuar komunizmin dhe ateizmin, për afërsinë dhe ngrohtësinë e tij gjatë Kalvarit tonë në Shqipëri dhe në Kosovë, për shpresëdhënie ndaj së ardhmes më të mirë për ne dhe për mbarë njerëzimin.
Jeta dhe veprimtaria e tij ishte shumë e gjithanshme dhe krijuese: poet, dramaturg, filozof, teolog. Opusi i tij është tejet i madh dhe shumë i begatshëm, me plotë shqyrtime dhe studime të gjithanshme.
Për ne Shqiptarët Gjon Pali II ishte dhe do të mbesë mik, dashamir, përkrahës mbrojtës dhe prijës i pathyeshëm para qarqeve botërore. T’ i përkujtojmë vetëm di sa lidhje të ngushta të tija me ne:
“Unë pas popullit tim polak më së tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse, së pari keni vuajtur tepër gjatë e tepër shumë dhe padrejtësisht, dhe së dyti, sepse na keni dhuruar Nënën Tereze” (2 shkurt 1981). Në shumë fjalime, udhëtime, meshë gati gjithmonë e pati në gojë dhe në zemër popollin shqiptar, Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar fenë, shpresën dhe dashurinë, historinë, traditën, kulturën, lashtësinë tonë, qendresën shumshekullore dhe martirizimin me theksime mjaft të qëlluar dhe shumë pozitive.
“Krishti është përbuzur dhe refuzuar në ata të share dhe të vrarë në luftën e Kosovës…” (29 mars 1999); “Unë mendoj për ata që janë të vrarë, për ata që janë të pastrehë, për ata që janë të ndarë nga familjet e tyre, për ata që janë detyruar të largohen…” (4 prill 1999)…
Këtë miqësi, dashuri dhe përkrahje ndaj popullit shqiptar Gjon Pali II e ka shprehur në çdo vend dhe kend të botës, sidomos gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993, në emërimin e kardinal Mikel Koliqit (26 nëntor 1994), gjatë trazirave në Shqipëri (1997), gjatë Kalvarit të gjatë të Kosovës (1981-1999), në përshpejtimin e procesit të lumturimit të Nënës Tereze…
Kjo simpati dhe dashuri ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, ndaj Kosovës në veçanti, është dëshmuar dhe përforcuar edhe me takimet e Gjon Palit II dhe Presidentit të Kosvës dr. Ibrahim RUGOVA )1944-2006). Papa çmonte shumë Njeriun e urtë dhe veprimtarin e guximshëm, krijuesin dhe frymëzuesin e strategjisë paqësore jodhunore në Kosovë, në Ballkan dhe në Evropë, dr. Ibrahim Rugovën.
Falënderoj përzemërsisht Engjëll Koliqin për punë dhe studim në këtë monografi, që është edhe si “meze” për shpalljen Shenjt të të Lumit Papës Gjon Palit II së bashku me të Lumin Papën Gjoni 23, vitin e ardhshëm, më 27 prill 2014. Ky botim është shkruar me shumë përkushtim, flijim, frymëzim, falënderim dhe dashuri. Shpresoj dhe uroj që të pranohet dhe lexohet me të njëjtat ndjenja.

Pastaj fjala i është dhënë gazetares veterane të RTSH, që më 25 prill 1993, kur Papa kishte vizituar Shqipërinë, kishte transmetuar plot 17 orë – pa u ndalur fare. Edhe Znj. Xhai e vlerësoi lartë këtë libër dhe e inkurajoi autorin për guximin për t’i hyrë një projekti të tillë. Ajo tha se kur transmetoi 17 orë, nuk e kishte vështirë sepse shumë shpesh arrinin nga Roma lajme dhe informacione konkrete mbi Papë Wojtylën nga Rma, mu nga ky koleg, librin e të cilit po e promovojmë sot.

 Veteranja e RTSH Elsa Xhai flet për librin “Miku i Madh i Shqiptarëve”

Si zakonisht në këso rastesh, në fund fjala i jepet autorit Engjëll Koliqi, i cili pasi i përshëndeti dhe i falënderoi organizatorët e këtij promovimi dhe pjesëmarrësit, ka theksuar privilegjin se në këtë libër ka intervistën ekskluzive që mbi Papën Gjon Pali II, kishte marrë Doc Dr Astrit Memia nga Nunci Apostulik në Tiranë, në prag të vitit të ri 2003 dhe e kishte botuar ne revistën “Diplomacia”, që Aiu e kishte themeluar dhe po e drejtonte.

Flet autori i librit Engjëll Koliqi

Në këtë festival ishte një përfaqësim i mirë edhe i kishës katolike shqiptare, sidomos për shkak të promovimit të librit mbi Papën. Bashkë me Dom Lushin, që është recensent i librit, kishin ardhur edhe: Dom Rrok Gjolleshaj (famullitar aktual i Prishtinës e ish famullitar i Stubllës, ku jeton autori, tre ipeshkëvinj kosovarë – ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëvi i Sapës, Imzot Lucjan Avgusti, si dhe arqipeshkëvi i Tivarit Imzot Zef Gashi.
Pas një freskie artistike – vallëzimi, u kalua në pikën kulmore të festivalit, që ishta dhënia e çmimeve vjetore për të arritura të veçanta e speciale, për dëshmimin dhe promovimin e imazhit shqiptar në botë. Me këtë rast kryetari i Forumit Imazh&Media, Doc Dr Astriot Memia ka shpallur rezultatet e jurisë së forumit, më sa vijon:
1. Çmimi “Ambasador i imazhit shqiptar në botë” juria e Forumit
Imazh & Media ia akordon post mortum mikut të madh të kombit tonë Papa Gjon Pali i Dytë, për paraqitjen dhe për promovimin e imazhit shqiptar dhe të kulturës shqiptare në botë, si një zë i veçantë dhe i domosdoshëm në botën evropiane.

 Arqipeshkëvi i Tivarit Imzot Zef Gashi pranon Çmimin për Papën Gjon Pali II –
Imazhi i Ambasadorit Shqiptar në botë

2. Çmimi “Imazhi Shqiptar i Qendreses Heroike Kombetare ” i
jepet Brigadës 138 Agim Ramadani. Ishin të pranishëm dhe nderuan festivalin komandatët e klësaj brigade: Rrustem Berisha, Anton Quni, të dy Fadil Hadërgjonaj, Skënder Hasangjekaj, Valon Kastrati etj.

 Dr Memia ua dorëzom Çmimin komandatëve të Brigadës 138 Agim Ramadani

3. Çmimi “ Kalorësi i Imazhit shqiptar ” i jepet Grupit të Flamurtarëve Ekrem Avdiu, ideatori i këtij projekti të Udhëtimi Historik, në këmbë, është i lindur ne Velekincë të Gjilanit, Dilaver Musliu, përfaqësues i Preshevës, Gani Shaqiri, Në këtë udhëtim ka përfaqësuar Bujanocin, Nazim Hajdini në këtë udhëtim ka përfaqësuar Medvegjën dhe Engjëll Dardania (Engj Ramaj) nga Stublla e Karadakut (Komuna e Vitisë), ka ardhur nga Austria qe iu bashkangjit ketij udhetimi historik, që në dalje të Gjilanit.

 Kryetari Memia duke dorëzuar Çmimin Kalorësit e Flamurit për Grupin e Gjilanit

4. Çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar ne emigracion”, juria ia jep Emin Eddie Egriu, për punën dhe kontributin e tij atdhetar pavarësisht largësisë dhe pengesave. Për seriozitetin dhe punën serioze në shërbim të atdheut, politikan, aktivist i çeshtjes kombetare.
5. Çmimi “Imazhi ne Policine Shqiptare” post mortum shkon për Halim Bej Jakova-Gostivari lindur ne Gjakove ne 1913 drejtori i parë i policisë shqiptare, dhjetor 1919, 21 janar 1920 dhe 22 shtator 1920 riemërohet drejtor i pergjithshem i policise, deputet i Kosoves.
6. Çmimi “Imazhi shqiptar në arsim ” i jepet, Dr. Dëfrim Gashi, për kontributin e jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, duke punuar përmbi 10 vjet në arsim, fillimisht si arsimtar në shkollimin e mesëm dhe më pas edhe si pedagog në Universitet, për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm, për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, për ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor, për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe lirive akademike.
7. Çmimi Imazhi shqiptar në botimet shqip, shkon për shtëpinë botuese “Libraria e Çarshisë”, përfaqësuar nga Vegim Selimi, për profesionalizmin dhe kujdesin ndaj botimeve të librave shqip me një përkushtim të veçantë dhe aktiviteteve promovuese te vlerave te letrave shqipe.
8. Çmimi “Imazhi shqiptar në sport” i jepet Majlinda Kelmendit kampione bote ne sportin e xhudos. Ngriti në piedestal imazhin e kombit shqiptar.
9.. Prezantuesi: Çmimi “Imazhi shqiptar në pikturë”, shkon për piktorin dhe personalitetin e kulturës shqiptare Lirim Biçaku, për kontributin e pazëvendësueshëm me artin e tij të veçantë e origjinal duke u perfaqesuar ne shume konkurse si kombetare dhe ato nderkombetare.

10. Çmimi “Imazhi shqiptar i studiuesit të ri” shkon për Dr. Isa Spahiun, studiues në shkencat filologjike se dhe pedagog ne Universitetin Nderkombëtar Ballkanik të Shkupit. Kontribues dhe hulumtues i imazhit si intelektual i palodhur dhe këmbëngulës për nxjerrjen në dritë të vlerave kombëtare.

 Dr Isa Spahiu, studiuesi shembullor pranon çmimin

Kanë falënderuar të gjithë laureatët e çmimeve, sidomos kalorësi Ekrem Avdiu, i cili në emër të Grupit të Gjilanit i ka dhuruar kryetarit Memia një hartë speciale të Kosovës, me gurë të çmuar të Trepçës, komandantët dhe Prof Dr Isa Spahiu, Doc Dr Astrit Memia kanë thënë se është ministri shqiptar me portofolin më të çmuar – atë të burrnisë,
Edhe mediat e shkruara dhe elëektronike kanë përcjellur festivalin dhe kanë indormuar opinionin. Fjalën e recensentëve Visar Zhiti e Dr Dom Lush Gjergji e kanë botuar shumë gazeta dhe portale interneti.

Çaste kur po intonohej Hymni Kombëtar

Pamje nga festivali

 Ekrem Avdiu dhe Engjëll Dardania, në emër të Grupit të Gjilanit
i japin një dhuratë kryetarit Memia

 Njëri nga protagonistët e këtij festivali – Engjëll Koliqi