U J K A N I

0
64

Prozë

Ali M. LAJÇI

Mëngjesi i asaj dite si të diktonte për motin me diell mbretërues të gjithë ditës,dheu lëshonte avull aty këtu që ishte prekur rrezeve të tij. Për Ujkanin ndër të jashtëzakonshmet e tij të panumërta ishte edhe e veçanta e papritur, me të zbardhurit e asaj dite. Ai si çdo mëngjes me të dukur të rrezeve të diellit në horizontin e lindjes, bagëtinë e drejtonte për kullosë. Sa bagëtia doli në kodër dhe ai pas tyre, nga se Ujkani shtëpinë e kishte nën vetullën e malit që ndante rrafshin me tjetrin në shtrirje prej nga ajo kodër, diç befasuese për te. Kishte parë diçka atje më larg, në skajin tjetër të asaj fushe të gjerë, dukej sikur të kishte pikur diç prej qiellit. Gjithnjë me të afruar sa më shumë nga kureshtja, dallonte një lëvizje të atyre dy-tre njerëzve, që nuk zgjati shumë dhe Ujkani e kuptoi të vërtetën se njëmend atje po bëhej diçka që deri atëherë nuk kishte parë as që kishte pritur të shihte. Kishte dëgjuar por që do ta provonte vet nuk kishte besuar. Hingëllimë kali vinte nga andej përball tij. Me aq sa ai afrohej tek vendi i befasisë, ajo vite duke iu rritur atij. Sikur të kishte zbarkuar ndonjë ushtri e lodhur nga lufta në një breg të panjohur të detit. Një qerre kali me rrotë të mëdha, jo larg në një hu të ngulur fort në tokë ishte i lidhur me litar të gjatë kali jabanxhi i atij ardhacaku që natën aty e kishte për të parën herë. Posa kishte zënë vend me shpejtësi pa u lodhu, pa vonuar shumë, i sprovuar do të kishte qenë ai, kishte ngrehur një kaçorre me kalakryqsinë e disa drunjëve mbi të cilët kishte ven ponjava për të bërë strehën me të ngrohët për ta kaluar atë natë, aty ku kishte ardhur me të lëshuar krahët e përhitur muzgu i asaj dite. Ujkani i shkuan se pari sytë tek ai njeri që në kokë mbante një kapelë të zezë të shtypur në mes me ngjyrë të kuqe me ca spik të dredhur ngjyrë ari. E njohu nga ishte ai soj njeriu. Qeni që ishte i lidhur për njërën rrotë të qerres kishte filluar të gërdhuzej Atë fushë e kishte zotëruar deri atë ditë vet e që përpara tij, babë dhe gjysh. Ndonjë ledh qarrishte e ndante atë, sipërfaqe të tokës së Ujkanit me t’ fqinjëve të tij dhe ndonjë lug e ndonjë kodër e vogël ndërmjet fqinjëve tjerë. Kështu, Shabani mbante në mendje atë që i kishte folur miku prej të cilit kishte mësuar ngjarje dhe histori kohesh dhe vendesh të kësaj rribe të Ballkanit, sikur për atë që Shabani kishte kureshtjen e madhe – ngjarjen kur Mytesarifi kishte dalë për ta shëtitur Reken, nga e kishte të shtrirë sundimin i cili për rekjanët dhe tjerët ishte bërë i tepërt. Kur kishte kaluar nëpër Lugun e Baranit,si ishte zhvilluar ngjarja; kur atë e kishte rrëzuar kali i shalës aty afër Behocit, që gati e kishte mbytur atë, kur pranë ati përroi kishin kërcitur pushkët, ç’ përfshirje të asaj ngjarje kishte bërë edhe kënga:

– “ Ç’ dreqi t’ pruni në Lug t’ Baranit
n’ lug të Baranit ç’ dreqi t’ ka pru
pse s’ rrin n’ Pejë ti me sunu?!…”

Por, edhe Ujkani kishte marrë tregime të shumta nga Shabani. Këta nuk ishin mes veti veç miq, por edhe shokë të mirë që i pëlqenin llafet e njeri tjetrit të cilat nuk i vlerësonte as profesori për të cilin Shabani thoshte: -“ky po shkrinë gjuhen në letër!” duke e pasur kuptimin e asaj që shumë rrëfime të tij ai ishte duke shkruar; si për rrugëtimin me gjarpërinj nga qyteti i Pejës, kah Prizreni, Shkodra e drejt Tivarit e shumë tjera më
përpara dhe pas atij rrugëtim.
Atij njeriu buzë malit që në kokë e mbante “kapicën” që kishte zënë vend dhe e shikonte Ujkanin çuditshëm, sikur të donte të i hajë atij orën që me ardhjen e tij aty, ajo orë kishte filluar të nxihet, ai i tha.
“Çka e mira të ka qit këtu ?” ai nuk e ishte kuptuar, nuk ishte njeri i gjuhës në të cilën fliste Ujkani,edhe ai kishte llomotitur diçka që as Ujkani nuk e kishte marrë vesh. Pastaj ai kishte vazhduar të merret me të vetat, rropatej për të bërë strehë për qëndrimin e tij të gjatë, endej asaj fushe poshtë e lartë, trup e tërthor. Kërkonte ku gjendet farë burimi, ku ai mund të merrte ujë.
Ardhacakët, kolonë ishin emër i njohur për shumicën mos për të gjithë. Uka ishte ndër ata që nuk kishte parë të tillët por dëgjuar kishte dhe për ta dinte mjaftë mirë, nuk është i madh ky vend yni, do të thuash – Kosova. i tha profesori xha Shabanit.
-Po, po ! Ia ktheu ai zëshëm.
– A mendohej dikur, nga që ti mund të mbash mend; se ky vend mund të ketë ardhmëri?
– Mendohej edhe dikur si thua ti profesor, por gjendja e kohës nuk paralajmëronte.
Dielli me rezet e veta të asaj pranvere kishte terur barin e kositur nëpër ato vargore të gjata që Ujkani e kishte kositur me ndihmën e njerëzve të gjakut të tij, si që edhe ai u ndihmonte atyre. Lagështia e natës ishte terur prej rrezeve të diellit, edhe mbi rreshtat e barit të terur, ai njeri që Ujkani iu kishte dukur si kaçubet nga e kishte parë prej asaj largësie të skajit tjetër të asaj fushe të gjerë, ishte duke e mbledhur barin e bërë sanë. Në vend të gërbujës që nuk kishte ku ta merrte, e kishte gdhendur një dru dy rrembash duke e përdorur si gëbujë. Ujkani i kishte thënë atij, kur e kishte parë se ç’ është duke bërë, livadhin që me të zhdjergur nga bjeshka në vjeshtë Xhemajli kishte filluar për ta plehëruar me ndërrimin e torishtës së deleve
– “Hej, hej ! Puna e mbrapsht të koftë çka po banë, o fatzi ?! Duke e parë së nuk ishte duke e marrë vesh direkt Ujkanin çfarë po i thoshte, të mos thënë se nuk e kuptonte thelbin e reagimit të tij, Ujkani duke e prekur me gishtin tregues kokën e vet, ai e kishte të qartësuar sikur edhe të i kuptonte fjalët. Diçka edhe ai fliste në të vetën që as Ujkani i kuptonte fjalët në gjuhën që ai fliste. E kishte mbajtur mend në mes tjerave falë vetëm atë “vllast” pastaj Uka kishte reaguar aq shumë sa ai njeri e kishte lajmëruan këshillin e rrethit. Njerëzit e këshillit, me të përgatitur muzgu për ti shtrirë krahët dhe duke u fiksuar në qiellin e kaltër verdhësia e hënës, ata njerëz kishin trokitur në derën e Ujkanit me të cilët ishte edhe ai që ka mesi i ditës në ngrysje kishte filluar për të i mbledhur frytet e djersës së tij duke pasur mbështetje nga pushteti.
Me të hapur të derës së oborrit, Ujkani e hetoi situatën në të cilën u gjend, me të shikuar në mesin e tyre të paftuarin dhe të papriturin, mysafirin e fushës së gjerë në kodër të lagjes me ato pak shtëpi përtej përroit. Ata prerazi i thanë Ujkanit sikur të kishin folur me te shumë gjatë:
– “ Të dëgjosh mirë!
– Urdhëroni more!
– Këshillime të shumta kemi organizuar në të gjithë vendin edhe në fshatrat më të thella të çdo zone të tij.
– Po ! ia ktheu Ujkani.

– “ Edhe nëpërmjet shtypit, nënprefekturave, komunave dhe organizatave është thirr pandërprerë ”populli serb” që të vijë në Kosovë ”nga katër anët e atdheut të gjerë” që të radhitën njëri afër tjetrit, …” nuk ka kush pse të çuditet, e të mos njoh realitetin e ri të
krijuar duke filluar prej gjeneralit deri të bujku i thjeshtë dhe prej sundimtarit deri të fshatari…!”
Profesori si zakonisht në shfletimin e notesit të tij u ndal në një citat që ai konsideroi që ka një lidhje kauzave me rrëfimin e plakut.
-“ Ardhacakët – kolon nuk u njoftuan paraprakisht se në çfarë pozite gjendeshin vendasit dhe se si duhet të ishin marrëdhëniet e ardhacakëve dhe vendasve…” –
– Ujkan! duke bërë ata njerëz me dorë kah ai njeriu që ndihej i fyer dhe i frikësuar, i thanë atij: – Ti e ke shqetësuar sot shokun Jovanin!
– Jovan e paska emrin a? – Po ! ia ktheu njeri prej tyre.
– Nga sot të kesh kujdes e të mos gabosh tjetër. Jovanin nuk guxon askush për ta trazuar. Paske harruar se komunat kanë pasur lajmërime të herë pas hershme se tokat janë nën goditjen e ligjeve të agrarit!…!”
– Me lejen tuaj shok ! i tha Ujkani atij njeriu, pasi iu duk se përfundoj e i cili deshi për të ia ndërpre për të i thënë se jo; nuk e kam përfunduar! Por, heshti nga kureshtja për ta kuptuar mendimin apo shqetësimin e Ujkanit i cili shtoj ashtu i skarrakuqur në fytyrë, shtoi: – Pas përfundimit të Luftës parë Botërore, bejlerët e frikësuar nga çifçinjtë që pa mëshirë ata i kishin shfrytëzuar në kohën e sundimit turk dhe austro- hungarez kishin ikur nga këtu. Ikja i kishte rrënjët e thella, më të thella se sa mendohej. Fajin nuk është kurrë i individit por i sistemit. Këtu është sunduar gjatë në mënyrë okupatore dhe askush nuk donte të pohoj se njerëzit janë të barabartë, kështu edhe kanë ardhur në jetë. Dikush luftën nacionale e kupton se ata paskëtaj duhet të janë dosar agallarësh dhe bejlerësh. është e pamundshme që populli të sundohet me metoda shtypëse e të vjetra. Edhe Pashoqi mburrej se si varri i sulltan Muratit gjendet në tokën e tij. Me fjalamanin e shkonte ku nuk mbërrihet…!!! – Ti paske filozofi të thatë i than Ujkanit, gabove edhe njëherë, as një dhi me një kec s’ do të kesh vend për ta lëshuar! Kjo punë do qartësi dhe kapak të mbyllet fort dhe harresën mos e merr punë të lehtë !

Dërgoi Skënder Mulliqi