U bë promovimi i librit monografik “Jehona e Folesë” i Marjan Sebaj – Sopit

0
27

Shkruan: Lekë Mrijaj, 13.10.2015.

Në ambientet e restorant “Lindi” të Vitisë në një atmosferë të ngrohtë dhe shumë miqësore, në prani të kryetarit komunal z. Sokol Haliti, drejtorit të “CARITASIT” të Kosovës Don. Viktor Sopit si dhe të një numri të madh të personaliteteve e mysafirëve të strukturave të ndryshme politike lokale, klerik të komuniteteve fetare të Vitisë e artist të zhanreve të ndryshme shkrimtari publicistit e studiuesi ynë i mirënjohur Marjan Sebaj-Sopi, që është autor i disa veprave studimore historike e letrare ka botuar – promovuar librin e tij mjaft voluminoz të titulluar “Jehona e Folesë”, libër i cili ka të përshkruara elementet e spikatura nacionale, fetare dhe të kulturologjisë shqiptare gjithëperfshirëse që vijnë nga lashtësia deri në ditët e sotme, gjurmë të të cilat aq shumë është e nevojshme të dihen dhe çmohen nga brezat e sotëm dhe ata të ardhshëm.

Ky libër monografik është nje libër tejët i rëndesishem pikërisht libër që e pasuron fondin e librave qe deshmojne fakte historike me perplot sfida te periudhave te ndryshme kohore ndaj libri në fjalë nderon autorin për kontributin me vlerë që sjell në fushën e historiografisë, letërsisë sonë, nderon rrethin e tij, si dhe vendlindjen dhe gjithë trevën shqiptare të karadakut që s’ka si të mos krenohet me një figurë që nuk i takon vetëm asaj zone e Kosovës Dardane, por mbarë Shqipërisë Etnike e Mergatës.

Referuesi i këtij libri Dr. don. Mikel Sopi e vlerësoi lartë librin dhe veprimtarin e pergjithshme të shkrimtarit Marjan Sebaj-Sopi, duke thënë se ky libër është një lloj monografie mendore e shpirtërore me vlera të çmuara pikërisht që mbështetet në një material mjaft të pasur, që përmban dëshmi të konsiderueshme mbi ndodhitë të kohërave të ndryshme siç janë intervistat e personaliteteve të të fushave të ndryshme, materiale që, në mënyrat e veta kanë kontribuar në të mirë të zhvillimit të aktiviteteve në vendin tonë – rrjedhimisht të bashkëvendëseve andaj ky libër monografik vertetë përmban një thesar të rëndësishëm e të çmuar për brezat në vijim që do u mbetet deshmi – testament me vlerë gjithëperfshirëse kombëtare, kulturore e fetare për Binçën, Kabashin, Vitin ndaj Dr. don. Mikeli vazhdoi duke thënë se sado që ka shumëçka interesante për t’u thënë në këtë paraqitje të shkurtër duke ditur se një materie e gjerë që shtrohet në këtë libër nuk mund të shtjellohet në plotninë e saj brenda rreshtave të një parathënie pikërisht edhe u beri apel dhe ftoj lexuesit e hulumtuesit që, me syrin e tyre analitik të kundrojnë e meditojnë rreth çështjeve të shtruara të librit “Jehona e Folesë” dhe pikëpamjeve të autorit Marjan Sebaj-Sopi.

Ndërsa më pas më një analizë tjetër u paraqit edhe autori i shumë librave letrare Mr. Vilson Culaj i cili çmoj lart punën e autorit duke thënë se autori vertetë në ketë libër ka shpalos bërthamën e remishencave të tij jetësore në çrast përmes personazheve madhore mbarështron një lëndë të çmueshme të veprimtarisë së personazheve të cilat lanë dhe po lënë gjurmë me vlerat e pashlyeshme në hapat e tyre jetësore pikërisht ia vlenë të thuhet se autori i këtij libri ka një strategji të mbarështrimit të të shkruarit cilësor e permbajtësor i cili pa dashje zhytet në frymën e ngjarjeve dhe protagonistëve të rrjedhave jetësore përndryshe do të vihej në mëdyshje edhe objektivi dhe ideali i tij krijues i cili çdo herë edhe i mbetet besnik të tij letrar, kulturor e fetar pasiqë shumica e personazheve të trajtura e pasqyruara në këtë monografi i takojnë sferave të ndryshme intelektuale, relegjioze e atdhetare andaj në vazhdim të analizës Mr. Culaj shtoi duke thënë se autori i këtij libri ka kryer një obligim moral ndaj bashkëmisionarëve e bashkëvendasve të tij si Don Franë Sopi si njëri ndër personazhet më kontributdhënës në lëminë fetare, humane e kombëtare, Don Viktor Sopi drejtor gjeneral i “CARITASIT” të Kosovës kontributdhënës e humanist gjithëperfshirës, Don Lenc Sopi dekan i dekantit të Pejës e kontributdhënës, Don. Frrok Zefi, studiues i njohur që vepron në Kroaci, Don. Marjan Marku, Zvicër, Don Lush Sopi njëri ndër personazhet më humane të kishës se Zllakuqanit gjatë luftës në Kosovë dhe „Qytetar Nderi“ i Mitrovicës, Dr. don Mikel Sopi, Don Izidor Llukiq humanist e drejtor i shkollës “Don.Bosko” në Prishtinë, si dhe Pater Shtjefën Dodës, e SJ Motra Miroljuba Andeliç (m. Jela) etj. me të cilët sbashku vetë autori dikur qe nisur në të njëjtin rrugëtim por megjithatë ende se ka përfunduar misionin e tij artistik ndaj Marjan Sebaj – Sopit i deshiroj suksese punë të mbarë ai nuk ka mision tjetër veç se “Ta zhbëjë harresën” tonë kolektive dhe ta ripërtrijë jetën duke na mbajtur gjallë memorien tonë kolektive tha Mr. Vilson Culaj.

Me një fjalë rasti të pranishmit i pershëndeti edhe edhe kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, i cili pasi ka uruar mikun e tij të vjetër për promovimin e librit ai tha se Vitia si vend historik që i perket zonës së karadakut gjithësesi me mesonjëtorën e parë shqiptare është dhe mbetet një model historik i shkelqeyr krenarie ndaj edhe është shndërruar në një vatër të artit dhe të kulturës në pergjithësi pikërisht në emër të komunës për sukesesin e dhënë kryetari komunal z. Haliti ndau një mirënjohje për autorin e librit pastaj ka folur edhe drejtoresha e DKRS. për komunën e Vitisë Kaltrina Sylejmani i intervistuari i librit “Jehona e Folesë” Don. Lush Sopi.

Aktorja Shkurte Bugujevci i ka dhuruar një dhuratë modeste autorit Marjan Sebaj-Sopi-t pasuan edhe interpretimet e deklamimet e shkelqyera poetike nga aktori i mirënjohur shqiptar Qun Lajqi.Pak para perfundimit të këtij evenimenti nga Alfred Pjetri moderator mori fjalën edhe autori i librit Marjan Sebaj-Sopi i cili tha se se ndjehet i lumtur e krenar për faktin që ka arritur që të bëjë një argat të çmuar për bashkëvëndasit e tij të zonës së Karadakut në çrast edhe i falenderoj të gjithë të pranishmit perzëmersisht.

Në fund të këtij evenimenti të pranishmit e uruan autorin për kontributin e vyer në fushën shkencore letrare e artistike ndaj për pjesmarrësit u shtrua një koktej rasti duke i dhanë atmosfer mendimeve të shumë intelektualeve të resoreve të ndryshem të fjalës së lirë e të shkruar.