Shkruan: Fran Tanushi
Kur vëndosëm që hyrjën e këtij shkrimi ta fillojmë më një fjalë të huaj që ashtu sikurse shumë të tjera ka nxënë vënd pa nevojë në fjalorin tonë jo vetem popullor, nuk e patëm si synim të vëjmë në thumb barbarizmat që lodrojnë nëper fushat tona letraro-gjuhësore sikur të ishin në lëmën e babait të gjënezës së tyre. Rasti si baba i ndodhirave erdhi aty nga fillimi i viteve të shtatëdhjeta, gjatë një shkëmbimi fjalësh që kishëm më gjyshin tim – tanim të ndjerë.
Atij moti im At më kishte sjellë nga bota e lirë, disa tituj të veprave të ndaluara për atë kohë tek ne, mes të cilave ishte edhe ajo e Koliqit Tregtar Flamujsh, që u bë edhe shkaku i fillimit të ketij shkrimi.
Derisa lexoja këte vepër të preferuar,gjyshi nga kureshtja më është afruar e më pyeti se ç’farë po lexoja? Mbasi i rrëfeva për titullin dhe autorin e librit që kishëm në dorë, murmuriti diçka nën buzë, ku nga ndrydheja e asaj që zihej nën peshën e rëndë të atyre pak dhëmbëve që i kshin mbetur akoma në gojë, më vështirsi kuptova atë që e tha:Tuxhar Bajrakesh.
Unë më kot tentoja ta bind se është fjala për veprën e Ernest Koliqit Tregtar Flamujsh, ai prap në të vetën murmuriste, gjersa në fund shtoj,:të kuptova por edhe diçka nuk po mund të bindem. Ai kur e ka shkrue nuk ka dasht të thotë se duhet te bëjmë tregti më Flamur por të heqim dorë nga pazaret e tilla, kurse unë druaj se ka e do të këtë njerz të tillë që për fitim tuxharlleku do të bëjnë pazare edhe më bajrak.
Sa profetike më kanë dalur fjalët e gjyshit tim,por më dëshirën më të madhe nuk do të doja edhe ketë herë.Pas çerek shekulli të amshimit të tij prap të bëhej realitet jo një deshirë por dyshimi i tij për disa tipa karieristesh më etje ekzibicioniste.As ai e askush tjetër nuk do të dëshironte ketë. Kjo ndodhi e po ndodh në motin e madhë të ëndrrave të të gjithe atyre brezave që linden u rriten dhe u shuan për komb e flamur.
Më pavarsinë e Kosoves krahas hapave të tjerë shtetror që duhej ndërmarr, u ndijë nevoja edhe përë simbolet e shtetit të ri. Dakort. Na duhen. Por kur më parë shfaqeshin ide dhe nisiativa për këta hapa, hingellonin ,,gomeret”, më plot gojën patriotizem sharlatan në mbrojtje të Flamurit dhë identitetit kombëtar të kutit të tyre. Përgaditjet dhë studimet që ishin bërë për publikimin e Flamurit të Dardanisë nuk e pranuan si të vetin, populli thotë: Kush nuk e do nënën do njerkën, dhë kështu ndodhi.
Ata që trumbetonin në emër të Flamurit Kombëtar, në vënd të atij më shqiponjë e më stemën e Dardanisë Antike, e pranuan një Flamur që nuk ka asgjë të përbashkët më atë Kombëtar, më atë Flamur më të cilin filluan dhë u fituan sa e sa luftëra më ate Flamur për të cilen u shuan sa e sa jetë, për atë Flamur për të cilin u bënë sa e sa vite burgje të renda që ai të mos ulët porë së bashku më shqipen të valojn të lirë mbi këto troje së të vetat i ka.
Sot na afrohet një simbol,,flamuri “që më shumë i perngjan një simboli kadastral se sa nacional. Ky dukët do të jetë fillimi, kurse nesër do të na kërkohet edhe më shumë,ndoshta edhe të tjetersohemi por tani jo nga dhuna, por nga patriotët tanë që fryhën si kunguj se kush po del më tolerant se shoqi në leshime e tolerancë gjerë edhe në përkdhelje të atyre që dogjen e poqen jo vetem guret e malit. Ndërroni e veproni se shkurt do e keni, më këta hapa që merrni nuk gjykoni vetëm vetën tuaj por edhe brezat mbrapa.
Edhe diçka nuk harruat dhë, në prezentimin e tij të na e kujtoni së për këtë Flamur u derdh gjak. Po për cilin, flamur” ore? Pse nuk zgjidhni fjalor, përse gënjeni, po pyetni familjet e dëshmorve e invalideve, pyetni veteranet e resistences gjatë dekadave për cilin flamur u luftua e më cilin ishin në fronte luftash Ju edhe mund të ishit udhëheqës lufte, por jo në bëteja se do ta kishit parë se cili flamur u printe luftëtarve.
Keni qënë nëper zyre e kancellari e nuk e keni parë, ndoshta e keni parë por tani gënjeni së për ketë flamur u luftua, e ndegjuam nga goja e juaj kur e thatë, po si do ti përgjigjeni luftetarve e veteraneve në Kosoven lindore në Iliride në Malsi të madhe në Shqiperinë administrative në Diasporë e gjithandej nga erdhën vullnetarët, jo në zyret e juaja por në front lufte.
Ndoshta keni vizione të mrekullueshme, doni të krijoni njerzit thue ne jemi bisha, doni të krijoni kombe thue ne jemi të shartuem, doni të krijoni identitet thua nuk patem kurrë. Kosova e vogel më zëmër të madhe, të gjitha kombet e botës mbrendë, të gjitha simbolet e botës i ka, edhe të atyre që nuk e dinë akoma kush janë e nga vijnë, e vetëm atë shqiptar jo. A ky eshtë vizioni për të cilin u sakrifikua aq shumë? Në një shkrim të mëhershem duke e ndjerë se si do na punojnë kjo sortë e politikanëve pata lëshue një lutje si porosi, që të mos na vrisni ëndrrat.
Me ju nuk fillon kombi as historia ju jeni vetëm diletantat , ata tregtaret e simboleve dhe identitetit kombëtar.
Im gjysh, këtë sortë prap do ti quante tuxhar bajrakesh.
Botuar më parë tek revista libertas
WWW.REVISTALIBERTAS.NET